• Kontakt
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Vaksina po vjen! Shmangia e masave kundër përhapjes së virusit mund të jetë me pasoja katastrofike

30/11/2020
in Aktualitet
A A
Vaksina e Covid, gati në mes të 2021 edhe për Shqipërinë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Dy ekspertë të lartë të Shteteve të Bashkuara për koronavirusin siguruan amerikanët se vaksinat kundër pandemisë së shpejti do të bëhen të disponueshme, por paralajmëruan që mosmarrja e masave paraprake kundër përhapjes së virusit para asaj kohe mund të jetë me pasoja katastrofike.

“Mendoj se do të kemi vaksina të mjaftueshme deri në fund të vitit për të imunizuar 20 milion amerikanë. Por populli amerikan duhet të bëjë atë që duhet derisa ajo vaksinë të jetë e shpërndarë gjerësisht”, tha për CNN Admirali Brett Giroir, kreu i testimeve për virusin në Shtëpinë e Bardhë.

Ai i cilësoi dy vaksina të mundshme, të cilat tani janë nën shqyrtimin e Administratës Amerikane për Ushqimin dhe Barnat, si “shpëtimtare për jetën”, duke shtuar se “kjo i jep fund pandemisë”.

Ndërsa Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor për sëmundjet infektive në vend, tha se “ndihma po vjen” dhe se sasia fillestare e vaksinave mund të jetë e disponueshme nga mesi i dhjetorit.

Dr. Fauci tha se ekspertët e shëndetit “e kuptojnë lodhjen” e amerikanëve me masat për parandalimin e ekspozimit ndaj virusit. Por ai tha se mbajtja e maskave mbrojtëse dhe respektimi i distancimit fizik “kanë efekt”.

Miliona amerikanë kufizuan grumbullimet e tyre tradicionale familjare për festën vjetore të Falënderimeve të enjten e kaluar, megjithatë miliona të tjerë injoruan paralajmërimet e ekspertëve të kujdesit shëndetësor kundër udhëtimeve për të vizituar të afërmit.

“Shqetësohem se e njëjta gjë” do të ndodhë me udhëtimin e njerëzve – me rrezikun e përhapjes së virusit – për vizitat e Krishtlindjeve me familjet e tyre, tha Fauci duke shtuar se grumbullimi i njerëzve paraqet “një rrezik të konsiderueshëm”. Vlerësimet vijnë ndërsa SHBA ka kapërcyer shifrën e 13 milionë rasteve të konfirmuara dhe më shumë se 266 mijë janë viktimat./TCH

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

19 vjet që është ndarë nga jeta ikona durrsake e skenës dhe ekranit “Artisti i Merituar” Vangjel Heba

19 vjet që është ndarë nga jeta ikona durrsake e skenës dhe ekranit “Artisti i Merituar” Vangjel Heba

23/10/2026
Aktori Besim Kurti feston 77 vjetorin e lindjes të cilit i urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!

Aktori Besim Kurti feston 77 vjetorin e lindjes të cilit i urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!

23/10/2026
Në kujtim të djalit të Çamërisë aktorit Adem Gjyzeli në ditën e lindjes që u largua shpejt nga kjo jetë kur kishte për të dhënë shumë

Në kujtim të djalit të Çamërisë aktorit Adem Gjyzeli në ditën e lindjes që u largua shpejt nga kjo jetë kur kishte për të dhënë shumë

23/10/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In