• Kontakt
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Radhën e ka Mediu, presion Bashës: As LSI nuk do i leverdiste të ishte në koalicion me PR dhe e kundërta

30/11/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Fatmir Mediu: Mua më intereson të dal i vetëm në zgjedhje, se kam shumë vota
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Njësoj si aleati i tij i vogël, kreu i PAA-së, Agron Duka, edhe Mediu thotë se nuk mund të dalë në një listë me LSI-në, pasi historia politike e partisë së tij është e lidhur ngushtë me PD, por nuk e ka përjashtuar kategorikisht si mundësi.

Ai mohon që t’i kenë ushtruar presione kryedemokratit Lulzim Basha që të mos e përfshijë LSI-në në lista.

“LSI është një faktor i rëndësishëm opozitar dhe asnjë nga ne se ka të drejtën të thotë të përfshihet në lista apo jo.

Ne duhet të bëjmë një analizë të qartë, nëse është interes ndërtimi i një koalicioni të vetëm, le ta bëjmë, nëse duhet më shumë se një koalicion, duhet të dalim në qëndrime të përbashkëta.

Aleanca jonë është mbi qëllime të përbashkëta, pastaj taktikat elektorale i shërbejnë qëllimit.

PR është një raport 30 vjecar me PD, mendoj që as LSI nuk do i leverdiste ishte në një koalicion me PR dhe e kundërta, por mbi bazën e qëllimeve gjithçka mund të ndodhë.

PR për interes elektoral i intereson të dalë e vetme, por qëllimi është që asnjë votë të mos shkojë dëm, në favor të Edi Ramës. Këtu është interesi i veçantë i PR, por duhet parë interesi i shqiptarëve, i opozitës”, përfundon Mediu.

Më herët, aleati i Bashës, Agron Duka i PAA tha në Report Tv se ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare sesi opozita do të shkojë në zgjedhje. Ai tha se Basha mendon që opozita të dalë me një listë unike, por sipas tij LSI mund të dalë në listë më vete për shkak se “ka ego më të madhe”.

Ndërkohë që vendimi i Komitetit të Ekspertëve për ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 veta do të përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Ky hap është paralajmëruar nga kreu i PR-së, Fatmir Mediu në një intervistë për Report Tv. Ai tha se një vendim i tillë është bërë për t’i shërbyer kryeministrit Edi Rama dhe si shembull për këtë qëndrim ai solli mbajtjen e seancave plenare që vijojnë të zhvillohen.

“Vendimi i ekspertëve është antikushtetuese. Është jo proporcional, ndalon aktivitete politike, i jep mundësi vetëm qeverisë, ua mohon opozitës. Po punojmë ta çuar në Gjykatë Kushtetuese. Parlamenti vazhdon aktivitetin, ndërsa partitë politike kjo.

Kjo bëhet me qëllim manipulimin e zgjedhjeve nuk mund të ketë fushatë elektorale online, raporti është një raport i marrëdhënieve të drejtpërdrejta, ato duhet të dinë kush janë kandidatët, qëndrimet politike dhe të vlerësojnë, përndryshe do të vazhdojmë drejt një procesi të manipulimit pa nisur ende zyrtarisht fushata”, tha Mediu.

Në ndryshim nga PD-ja që ka parashikuar që fushatën zgjedhore ta alternojë mes mënyrës tradicionale dhe asaj online, Mediu është krejtësisht kundër. Në këndvështrimin e tij, nuk mund të bëhet kurrsesi fushatë online.

“Fushata virtuale nuk është reale, e sjell politikën në një raport të pranueshme me qytetarin, opozita të kuptojë problemet e kësaj vendimmarrje.

Nëse do kemi masa të përkohshme, duhet të shikojmë si t’i respektojmë se COVID po krijon probleme të mëdha, por është e rëndësishme që të funksionojë politika.

Çdo bëjmë në këtë situatë, do pranojmë një regjim të korruptuar, prandaj mendoj që procesi zgjedhor duhet t’i vendosë palët në kushte të barabarta”, tha Mediu.

Share199Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In