• Kontakt
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

LSI e destinuar të kapitullojë në 25 prill, turp që opozita e Meta po bëjnë politikë me pandeminë dhe tërmetin!

30/11/2020
in Aktualitet, Debat
A A
LSI e destinuar të kapitullojë në 25 prill, turp që opozita e Meta po bëjnë politikë me pandeminë dhe tërmetin!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e Partisë Socialiste për Qarkun e Gjirokastrës, Artemis Malo ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të opozitës joparlamentare.

Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, deputetja socialiste u shpreh se Lëvizja Socialiste për Integrim është destinuar, madje sipas saj, partia më e rrezikuar që të kapitullojë në 25 prill, ndërsa shtoi se këtë gjë e tregon fare mirë edhe mënyra se si çifti Kryemadhi-Meta po bëjnë politikë.

Sipas saj, fakti që Meta dhe Kryemadhi janë tërbuar, tregon qartë se ata e kanë kuptuar që LSI do të shkrihet dhe do të marrë një goditje të fortë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. “Po të vini re ditët e fundit çifti presidencial është futur në panik, për shkak se po e shikojnë që Lëvizja Socialiste për Integrim po merr të tatëpjetën dhe se ajo është e destinuar që të kapitullojë në zgjedhjet parlamentare të 2 prillit. Kështu që thirrjet e presidenti Ilir Meta dhe LSI për të përmbysur qeverinë dhe Partinë Socialiste janë thirrje dëshpëruese që vijnë në një kohë që ata po shikojnë se po u vjen fundi.

Është e turpshme që presidenti Meta sulmon dhe akuzon mazhorancën socialiste qeverisëse me një gjuhë rrugaçi. Por dua të theksoj se një gjë është e sigurtë në këtë mes, që Meta-Kryemadhi po sulmon PS dhe kryeministrin Edi Rama, pasi në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit LSI do marrë një goditje të fortë dhe do të shkrihet si parti”, deklaroi ajo.

Më tej deputetja e Partisë Socialiste për Qarkun e Gjirokastrës, Artemis Malo u shpreh ditën e djeshme se ndihet e keqardhur që opozita dhe presidenti Ilir Meta po bëjnë politikë me pandeminë dhe tërmetin. “Turp dhe skandal që opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, si dhe presidenti Ilir Meta po bëjnë politikë me pandeminë, me vdekjet nga Covid-19 dhe me situatën post tërmetit.

Këta mirë që nuk ndihmojnë, por nuk dinë as të heshtin, pasi po të mos ishte Partia Socialiste, sot qytetarët do të ndiheshin të braktisur në çdo aspekt. PS është një parti që ka prioritet vetëm interesin e qytetarëve dhe ne premtimet që kemi thënë për tërmetin po i mbajnë dhe do t’i bëjmë realitet”, nënvizoi deputetja e Partisë Socialiste për Qarkun e Gjirokastrës, Artemis Malo për gazetën “SOT”.

Share212Tweet132
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In