• Kontakt
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Demokomunisti i marrë” Sali hedh baltë mbi partizanët antifashistë: Dita e Çlirimit dita më e zezë për shqiptarët! Nuk ranë 28 mijë dëshmorë dhe pati vëllavrasje, janë shpikur beteja dhe janë trilluar histori mbi partizanët!

30/11/2020
in Aktualitet, Debat
A A
“Demokomunisti i marrë” Sali hedh baltë mbi partizanët antifashistë: Dita e Çlirimit dita më e zezë për shqiptarët! Nuk ranë 28 mijë dëshmorë dhe pati vëllavrasje, janë shpikur beteja dhe janë trilluar histori mbi partizanët!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Demokomunisti Sali Berisha vijon të provokojë sa i takon luftës partizane. PD këmbëngul se Çlirimi erdhi më 28 nëntor 1944 dhe jo një ditë më pas. Por përveç kësaj, për Berishën kjo ditë është dita më e zezë, sepse sipas tij, kjo ditë shënon ardhjen e komunistëve në pushtet. Edhe pse lufta dhe ajo që erdhi më pas janë dy gjëra të ndryshme, marraku Sali përmes një shkrimi ka tentuar t’i njehsojë në një duke hedhur baltë mbi luftën partizane. Berisha ka deklaruar se nuk kanë vdekur 28 mijë dëshmorë, ndërsa po ashtu ka thënë se shumë beteja janë shpikur.

“Dua të shtoj këtu se këto të vërteta historike nuk mund të mohohen, pavarësisht nga manipulimet dhe falsifikimet monstruoze të luftës nga historianët hoxhistë, si: rritja me disa herë i numrit të të rënëve, shpikja e betejave edhe të paqena, stërfryrja e humbjeve të shkaktuara armikut etj. etj.

Këto të vërteta për luftën partizane nuk mund të mohohen as nga gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit që udhëheqja komuniste shqiptaro-sllave kreu gjatë luftës dhe për të cilat meriton çdo dënim, madje nuk mund të mohohen as dhe nga karakteri vëllavrasës dhe civil që dominoi këtë luftë pasi Enver Hoxha dhe klika e tij për qëllime të pushtetit personal dhe i urdhëruar nga padronët e tij serbë i dhanë asaj pas shkelmimit nga ai të Marrëveshjes historike të Mukjes në shtator të vitit 1943”, deklaroi Berisha.

Në shkrimin e tij ish-kryeministri në disa raste mundohet ta vlerësojë luftën, por nga pas shton provokimet. Sipas tij lufta nuk është se kishte shumë mbështetje në popull. “Në mënyrë të pamohueshme forcat partizane komuniste ishin dhe njësitë më të organizuara dhe më numerike në teatrin e luftës ne Shqipëri dhe kjo jo për shkak të mbështetjes së tyre të gjerë në popull. Por para se gjithash për shkak të dobësive të pamohueshme të nacionalistëve shqiptarë. Është i drejtë dhe plotësisht i justifikuar dhe mendoj unë i detyrueshëm dënimi me ashpërsi i të gjitha qëndrimeve çnjerëzore antikombëtare i klikës serbo-shqiptare që udhëhoqi luftën partizane”, tha ai.

Dita e Zezë

Berisha e cilëson datën e Çlirimit si ditën e zezë kur komunistët erdhën në pushtet. Sipas tij në këtë ditë nuk duhet kujtuar vetëm lufta, por dhe shfaqja e Enver Hoxhës. “Por ana tjetër, ana e zezë e medaljes së datës se 28 Nëntorit 1944 pra datës së çlirimit është se kjo datë në të vërtetë nuk do të shënonte çlirimin e vërtetë të shqiptarëve dhe Shqipërisë, por vetëm do të shënonte apo sillte zëvendësimin e pushtimit gjerman me specifikat e tij me pushtimin serb, jugosllav shumë herë më të rrezikshëm për vetë ekzistencën e kombit shqiptar si dhe vendosjen e diktaturës 46 vjeçare më të egër, më moniste, si pushtimi i brendshëm më barbar që shqiptarët kishin njohur në tërë historinë e tyre.

Kështu që kjo ditë e nëntorit të vitit 1944 në vend që të ishte dita e mrekullisë kombëtare dhe viti 1944 të ishte annusmirabilis, është dita e vendosjes së një pushtimi të zi dhe një annushorribilis për shqiptarët”, ka vijuar ai. Sipas tij zëvendësimi i pushtimeve ndodhi sepse, në Tiranë, në pushtet do të vinte partia dhe ushtria e themeluar, e drejtuar dhe e udhëhequr nga serbët e PKJ dhe Tito dhe vegla e tyre Enver Hoxha.

“Pasi shitën Kosovën, kishin vendosur dhe punonin së bashku me Beogradin për projektin ogurzi e antikombëtare, aneksimin e Shqipërisë si Republikë e 7-të e Jugosllavisë. Pra, më 28 nëntor të vitit 1944, shqiptarët festuan çlirimin, lirinë, duke brohoritur për një klikë terroriste jugosllavo-shqiptare që u instalua në pushtet në Tiranë dhe hyre në një pushtim të ri të dyfishtë, pushtimin jugosllav dhe pushtimin komunist”, vijon Berisha.

Instalimi i pushtimit serb

Edhe pse janë 28 mijë dëshmorë që dhanë jetën për atdhe, për Berishën kjo datë shënon pushtimin e Shqipërisë nga Jugosllavët dhe aspak çlirimin e vendit. “Pas kësaj dite, pra 28 nëntorit 1944 instalimit në Tirane të klikës shqiptaro-serbe të Enver Hoxhës, vendosjes së veriut të Shqipërisë dhe më pas edhe Kosovës nga Tito në pushtim dhe administrim ushtarak, gjenocidi dhe krimet kundër njerëzimit në Shqipëri dhe në Kosovë, do të merrnin dhjetra mijëra jetë të pafajshme ose do të largonin nga vendi mbi qindra, mijëra shqiptarë.

Me këtë dhunë dhe terror të egër ndaj shqiptarëve, Tito me vasalin e tij Enver Hoxha, me ushtritë e tyre partizane do të vazhdonin të ecnin me vendosmëri në zbatimin e doktrinës së Çubrilloviçit në Kosovë, por në një farë mënyre dhe në veriun e Shqipërisë dhe manumilitari do të zhduknin çdo pengese në rrugën e rianeksimit të plotë të Kosovës si krahinë e Republikës së Serbisë, si dhe për asgjësimin e pavarësisë se Shqipërisë dhe bashkimin e kësaj te fundit me Federatën e Sllavëve të Jugut, si Republikë e shtatë e saj”, ka vijuar ai.

Sipas tij, aneksimi i Shqipërisë nga Federata Jugosllave, ishte akti i fundit i tragjedisë së madhe shqiptare që Josif Broz Tito dhe PKSH dhe Enver Hoxha, po realizonte ndaj shqiptarëve. “Ky akt, vinte si kurorëzim i instalimit të kalit të Trojës në Tiranë, injorimit total gjatë luftës nga Enver Hoxha, të çështjes së Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, vendosjes se tyre në vartësi të PKJ dhe mbështetjes së plotë të pushtimit serb të këtyre trojeve shqiptare.

Aneksimi i Shqipërisë si Republikë e 7-të e ish- Jugosllavisë, ishte një projekt i Titos dhe udhëheqjes jugosllave, që në vitet e luftës. Me përfshirjen e Shqipërisë si Republikë e 7-të e Federatës Jugosllave, përveç ëndrrës së vjetër të Serbisë, daljes së saj në Durrës, sipas tyre do të merrte një zgjidhje përfundimtare edhe problemi i shqiptarëve të Kosovës ne kuadrin Federatës së Jugosllavisë”, ka vijuar ai.

Share202Tweet126
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In