• Kontakt
Wednesday, November 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Avokati Maks Haxhia paralajmëron drejtësinë: Po ju mohoet qytetarëve e drejta për t’u mbrojtur

28/11/2020
in Aktualitet, Kronike
A A
Avokati Maks Haxhia paralajmëron drejtësinë: Po ju mohoet qytetarëve e drejta për t’u mbrojtur
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një drejtësi që i bindet vetëm prokurorisë dhe nuk merr parasysh kërkesat e avokatëve, që mbrojnë në fushëbetejën e gjyqësorit interesat e qindra shtetasve.

Kreu i dhomës së avokatisë për të gjithë vendin, Maksim Haxhia e shpreh kështu shqetësimin se si po trajtohen avokatët në gjykime dhe për këtë sjell shembullin flagrant të gjobitjeve, jo për faj të tyre. Në këtë pikë, kryetari i avokatisë paralajmëron bojkotim të proceseve në të gjithë vendin.

“Janë skandal, shkalla e parë dhe shkalla e dytë marrin masa në mënyrë arbitrare për avokatët, por mos të kujtojnë se nuk do ketë reagim, numri i të gjobiturve ka shkuar deri tani mbi 80 avokatë, përfshi dhe mua.

Këtë e bëjnë për t’i treguar KLGJ-së dhe organeve ku ata japin llogari, që ne jemi konform ligjit dhe e dyta për të hequr përgjegjësinë administrative dhe ngarkesën që kanë.

Po e them dhe njëherë që nuk do vazhdojë më gjatë kjo situatë dhe do jeni prezentë se si do reagojë dhoma, do bllokojmë proceset gjyqësore dhe do kallëzojmë penalisht gjyqtarët që abuzojnë me të drejtën e vendimmarrjes”, tha Prof.Dr. Maksim Haxhia, kryetar i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë.

Sipas Haxhisë, indiferenca e drejtësisë për të mos parë edhe anën tjetër vjen nga presioni i vettingut, çka u mohon qytetarëve të drejtën për t’u mbrojtur.

“Po abuzojnë së pari për interesa personale dhe kategoria tjetër është ajo e atyre që nuk kanë kaluar në vetting dhe që po shprehen drastikisht duke i shërbyer shtetit, kjo kategori janë trima për të shkelur ligjin dhe frikacakë për ta zbatuar atë, pasi kështu japin mesazhin që bëjnë ç’të duan nëse ua kërkojnë kontrolluesit”.

Me skepticizmin ndaj një kategorie tjetër gjyqtarësh dhe prokurorësh që në pritje të vettingut janë kthyer akoma më problematikë Haxhia parashikon:

“Të siguroj që kjo do sjellë problemin nga një drejtësi e korruptuar në një drejtësi të frikësuar dhe të shtypur dhe kjo do zgjasë për dhjetë vitet e ardhshme. Dhe prapë kush do cënohet nga kjo veprimtari? Janë njerëzit që kanë probleme me drejtësinë”.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

11/11/2025
Në kujtim të aktorit shkodran Ramiz Rama

Në kujtim të aktorit shkodran Ramiz Rama

11/11/2025
Të qeshurat që nuk i merr vdekja! Pesë vite pa legjendën e humorit Koço Devole

Të qeshurat që nuk i merr vdekja! Pesë vite pa legjendën e humorit Koço Devole

09/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In