• Kontakt
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbulohet skenari: Meta dhe Duka i bëjnë “puç” Bashës për të larguar partitë e vogla nga PD

28/11/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Zbulohet skenari: Meta dhe Duka i bëjnë “puç” Bashës për të larguar partitë e vogla nga PD
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa eshte e sigurte se Basha dhe Kryemadhi nuk do te dalin me nje liste te perbashket ne zgjedhjet e 25 prillit, presidenti Ilir Meta ka nisur takimet me aleatët e Lulzim Bashës për të dobësuar PD para zgjedhjeve.

Përveç deklaratave publike, kreu i shtetit po bën takime e lobime në prapaskenë me qëllim që partia e tij të mos shkrihet më 25 prill.

Lulzim Basha e ka ndarë mendjen se nuk do të shkojë me një listë të përbashkët me LSI në zgjedhje, dhe kete e ka deklaruar disa dite me pare publikisht Agron Duka, i cili nenvizoi se ia kishte thene vete lideri demokrat dhe se mes dy partive kishte ndarje te forta!

Për këtë arsye Meta duket se është hedhur në lëvizje për të ndarë Bashën nga partitë e vogla. Në korridoret e politikës thuhet se PD do fusë në listën e saj vetëm pak prej aleatëve, ndërsa disa mund të shkojnë me LSI.

Megjithatë ‘Sot’ ka mësuar se presidenti ka pasur dy ditë më parë një takim me kreun e Partisë Agrare, Agron Duka. Takimi vjen në një kohë kur Duka ka shtuar kritikat ndaj Bashës.

Per me teper qe ne kete takim ka qene dhe nje nder eksponentet me te forte te PD ne qarkun e Durresit, ish deputeti Genc Juka, i cili shihet ne foton me Meten dhe Duken!

Dyshimet janë se presidenti po lobon në prapaskenë për të marrë aleatët e PD. Duka ia ka bërë të qartë Bashës se mund të shkojë dhe vetë në zgjedhje dhe fakti që kemi një takim me Metën tregon shumë.

LSI nëse shkon e vetme në zgjedhje padyshim që mund të pësojë disfatë. Për këtë arsye kreu i shtetit po lobon në prapaskenë që aleatët tradicionalë të Bashës të shkojnë drejt LSI. Mesohet se edhe PDIU nuk është çudi që të bashkohet me LSI.

Ajo që bie në sy është se vetë kreu i shtetit e ka lënë kostumin e presidentit dhe ka nisur takime nga njëri cep i vendit në tjetrin.

Meta ka dhënë sinjale se do të jetë pjesë e zgjedhjeve. Përveçse po drejton LSI në prapaskenë, pritet që me afrimin e zgjedhjeve të shtohet akoma dhe më shumë protagonizmi i tij.

Sipas informacioneve, Meta do të ngrejë shtabe për të monitoruar zgjedhjet. Kjo do të thotë se akuzat nga Presidenca për manipulime do të jenë të shpeshta.

Mazhoranca ndryshoi Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor duke eliminuar koalicionet parazgjedhore. Opozita e kundërshton, por faktet tregojnë se PD dhe PS janë të vetmet subjekte që përfitojnë nga kjo skemë, pasi nuk ndajnë votat e tyre me aleatët.

Sytë tani janë te Komisioni i Venecias, por PS e ka ndarë mendjen se nuk do të bëjë asnjë ndryshim pavarësisht përgjigjes që do të vijë nga Strasburgu. Kjo do përdoret nga opozita si kartë në zgjedhje për të akuzuar qeverinë për manipulime.

Nga ana tjetër PD duket se e ka ndarë mendjen se nuk do të shkojë me LSI në zgjedhje. Kjo u bë e ditur nga vetë Agron Duka pak ditë më parë.

“Edhe në një komunikim që kam pasur me Bashën, ma ka thënë, ndaj ta garantoj që nuk dalin bashkë. Janë dy lista. Unë gjykoj që dy lista, një LSI dhe një PD.

Do thoni ju pse PD do na fusë neve. Aty nuk të fut njeri për mik, por për vota. Doni apo s’doni, unë në Durrës mund të mos marr 9 mijë vota, po 8 mijë i marr.

Këto partitë e vogla në qarqe të ndryshme të Shqipërisë mund të të heqin një kandidat”, tha Duka në një intervistë televizive.

Nga ana tjetër bie në sy fakti se aleatët kanë shtuar presionet ndaj Bashës. Si Duka ashtu dhe Mediu i ka dërguar disa mesazhe Bashës.

“Rruga që ka zgjedhur Basha është kjo, demaskon ato që mendon se janë defekti i qeverisë. Sa i përket jetës politike, ai në PD ka bërë ato zgjedhjet për kandidatë për deputetë.

Partitë e tjera, aleatet janë të lira. Ka dhe një çoroditje prej ndryshimeve kushtetuese. Ishin përgatitur për koalicione klasike.

PAA në qarqet kryesore të Shqipërisë do kandidojë, kudoqoftë mund të mobilizojmë strukturat dhe simpatizantët.

Unë besoj do jenë kështu, por ky është varianti më i keq. Do ishte mirë që PD të zgjidhte numrin që do kandidonte, që të bënte negociata me aleatët, që të kemi listë të përbashkët”, tha Duka pak ditë më parë.

Share205Tweet128
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In