• Kontakt
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fillon dhe Rudina të shikoi ëndrra me trimëri! Mesazh për partitë tradicionale: Na kanë frikë, sepse ne kemi rininë….si Monika! Ja skenari për të marrë deputetë

25/11/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Fillon dhe Rudina të shikoi ëndrra me trimëri! Mesazh për partitë tradicionale: Na kanë frikë, sepse ne kemi rininë….si Monika! Ja skenari për të marrë deputetë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit krahas partive historike në garë do të jenë edhe forca të reja politike, dhe një ndër to është edhe Nisma e Rudina Hajdarit.

Gjatë një interviste në Euronews Albania me gazetaren Ilva Tare, znj. Hajdari tha se më 28 nëntor do të prezantohet platforma e partisë, datë kjo që përkon edhe me 108-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

“Është një datë, e cila besoj se shumë prej nesh identifikohen dhe është një datë shumë e rëndësishme për ne. Është nja datë e rëndësishme për lëvizje e re politike, që do lind atë ditë.

Besoj se do kemi një format, i cili në fakt do të ketë fjalime, por do ketë edhe një shpalosje të një vizioni dhe platforme, e cila do të thellohet në vijim”, tha ajo.

Për herë të parë znj. Hajdari zbuloi në Euronews Albania filozofinë e partisë së saj. Ajo tha se do jetë parti e qendrës dhe do përpiqet të marrë vota nga të gjitha palët, përfshirë edhe nga elektorati i të zhgënjyerve.

“Nga boshti ideologjik është parti e qendrës dhe ne jemi munduar të kuptojmë se në kontekstin shqiptar nuk ka një betejë mes të djathtës dhe të majtës, por këtu ka një betejë mes të qënurit poshtë dhe lart dhe për këtë arsye se një parti e re politike duhet të jetë një lëvizje e re ku shumë njerëz të shohin veten e tyre për problemin që ata kanë. Po mundohemi të rrimë në qendër, që të thithim elektoratin gri, ato të pakënaqurit”, theksoi ajo.

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari u shpreh se në partinë e saj do ketë emra me profil të lartë publik.

“Padyshim çdo qark do jetë i përfaqësuar dhe çdo kandidat do ketë përgjegjësinë e atij qarku. Ne kemi afruar kandidatë që janë të aftë, pasi kanë profil të lartë publik.

Të gjithë që janë aty kanë pasur aktivizim të lartë dhe kanë një profil të tyre për një kohë të gjatë”, theksoi ajo.

E pyetur se si do garojnë e vetme apo në listë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, znj. Hajdari nuk u shpreh konkretisht, por shpalosi këtë argument:

“Mendoj se është vendim në formë kolegjiale, por duhet të ngelemi pak të ftohtë dhe mos të nxitohemi duke parë arenën gjatë fushatës.

Gara në tërësi është shumë shëndetshme, dhe duhet të këtë garë dhe garat nuk duhet të etiketohen si të blera dhe të ndara mes dy kampeve.

Në të dyja anët ka të pakënaqur. Marr telefonata që kanë dëshirën dhe thonë se do votojmë për ju se janë të zhgënjyer”, theksoi ajo.

Ajo tha se jo vetëm PD-ja, por edhe partitë e tjera të vjetra e kanë frikë projektin e ri politik ku ajo bën pjesë.

“Lëvizja e re politike nuk ka pronar është organizuar në mënyrë horizontale dhe do krijojë një ekip shumë të mirë. Ne nuk na shqetëson pjesa majtas apo djathtas, por ajo që na intereson është gjendja e shqiptarëve.

Na kanë shumë frikë, jo vetëm PD, por dhe partitë e vjetra sepse ne kemi ato fuqi që ata nuk i kanë. Ne kemi rininë.”, sqaroi Hajdari.

Share204Tweet128
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In