• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Ç’kodimi i mesazhit të fshehur të Ilir Metës ndaj policisë

25/11/2020
in Blog
A A
Ç’kodimi i mesazhit të fshehur të Ilir Metës ndaj policisë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Pata

Ilir Meta është rikthyer sërish fuqishëm në debatin publik, pas një mesazhi paqeje që dha në fundjavë, gjatë një vizite në Kishën e Prullit në Lezhë. Sipas gjasave, shkëndija që ka prodhuar xixat e një përplasjeje të re ndërmjet Ilir Metës dhe qeverisë, duket se ka qenë rasti “Kallaku”, ku policia ka gjobitur familjen presidenciale dhe të gjithë pjesëmarrësit në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku.

Marrë si mesazh që të japë edhe një sinjal për të tjerët, gjoba e policisë nuk duket të jetë selektive; pasi nëse ndëshkohen VIP-at, duke nisur nga Presidenti i Republikës, e familja e tij si dhe miqtë më të ngushtë, atëherë mesazhi që shkon tek njerëzit është mjaft i fortë.

Por, duket se Meta, këtë sinjal e ka konsideruar si sfidë, ndaj në intervistën e tij në ABC ja kushtoi në një masë të madhe policisë. Në mënyrë të qartë Meta ka paraljmëruar policinë që do ta pësojë nëse prek votën, do të shtypet nga populli, e gjëra të tilla, që në publik, sidomos në publikun e kyçur politikisht është marrë si një sinjal që së bashku me qeverinë e Edi Ramës, shënjestër e opozitës dhe Metës është edhe policia.

Madje, Ilir Meta ka shkuar edhe më tej duke përmendur rastin e protestave në Egjipt me pranverën arabe, ku Ramës i kujton fatin e ish-presidentit të Egjiptit, Hosni Mubarak. “Po ju them, nëse një polic i vetëm, do të guxojë të bëhet pjesë e prekjes së një vote të vetme, do të përfundojë nën këmbët e popullit si policët e Mubarakut”, u shpreh Meta me tone të larta.

E nëse i shtojmë këtu, edhe lajmet e dala para disa kohësh nga qarqe afër Metës se nëse fiton opozita ai do të bëhet ministër i Brendshëm, atëherë kjo logjikë nis të ngjizet drejt një koncepti elektoral të qartë. Që Meta u thotë njerëzve se ai do të bëhet ministri që do të drejtojë policët. Mesazhe të tilla janë të njohura në politikën shqiptare.

Në vitin 2005, Sokol Olldashi e Bujar Nishani u përvijuan si ministra të Brendshëm nëse PD vjen në pushtet, pikërisht nga mesazhi që ata jepnin karshi uniformave apo të fortëve të vendit. E ashtu ndodhi në fakt. E njëjta gjë ndodhi me Saimir Tahirin para 2013-s. E kjo po përsëritet edhe me Ilir Metën.

Pra, që bëhet fjalë më shumë me një sinjal politik sesa paralajmërim për policinë që të mos përfshihet në zgjedhje. Që në vitin 2005, të gjithë raportet e misioneve vëzhguese të OSBE-ODIHR-it në zgjdedjet shqiptare, asnjëherë nuk kanë akuzuar Policinë e Shtetit si pjesë për të ndikuar në votimet në vend.

Përveç incidenteve të izoluara, Policia si institucion nuk është ndotur apo akuzuar për tentativa, apo aksione për manipulime dhe prishje të zgjedhjeve. Ndaj dhe Meta, më shumë se si paralajmërim, mesazhin e tij e ka dërguar si përqafim apo edhe kërcënim që veprimtaria e tyre po shënohet nga “ministri i ardhshëm i Brendshëm”, e që sot flet në emër të popullit të tij. Që natyrisht mban maskë me hope.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

04/08/2025
John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

03/08/2025
Sot  dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

Sot dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

03/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In