• Kontakt
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zgjedhjet në LSI, Kryemadhi injoron lidershipin e partisë: Mund të bënim dhe fasadë me 10 kandidatë, sikur bënim debate politike

25/11/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Zgjedhjet në LSI, Kryemadhi injoron lidershipin e partisë: Mund të bënim dhe fasadë me 10 kandidatë, sikur bënim debate politike
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi procesin e zgjedhjeve në LSI, nga i cili ajo u rikonfirmua në detyrë.

E ftuar në emisionin ‘Open’ në Top Channel, Kryemadhi tha se gara brenda LSI ka qenë e hapur që në muajin korrik dhe çdokush mund të kandidonte.

Teksa theksoi se nuk doli asnjë kandidat, Kryemadhi tha se partia vendosi që të mos bënte fasadë, por të kërkonte votëbesim për kryetaren.

Për Kryemadhin beteja dhe gara e radhës për LSI do të jenë zgjedhjet e 25 prillit.

Kryemadhi: Kushdo që donte mund të kandidonte. Në statutin e LSI-së mund të drejtohesh, të anëtarësohesh dhe të bëhesh menjëherë anëtar i LSI-së e mund të garosh si për delegat edhe për kryetar. Kushdo dhe nga ju që mund të jeni këtu ose kushdo që na dëgjon mund të vinte që në fillimet e muajit korrik, siç kanë qenë edhe afatet kohore sipas statutit, menjëherë është shpallur procesi për kryetar, por edhe për delegatë. Sepse sipas statutit mbarimi i mandatit të kryetarit dhe të delegatëve e bënte të domosdoshme krijimin e kësaj konvente.

Po si ka mundësi që një forcë kaq e madhe, me këto prurje kaq të mëdha, nuk ka askush ambicie për të garuar me ju?

Kryemadhi: Nuk është çështje ambicie, të jeni të bindur që ambicia për ta drejtuar këtë do të jetë pas 25 prillit, ku do të jetë procesi i ambicies më të madhe për secilin nga ne.

Nuk ka të bëjë kryetari, por ka të bëjë ekipi drejtues. Kryetari është një drejtues që drejton procesin, bën të gjithë axhendën politike dhe organizative.

Ajo që është shumë e rëndësishme, kandidimi i Monika Kryemadhit nuk ka të bëjë me të qenit vetëm, por ka të bëjë për sa i përket përgjegjësisë.

Monika Kryemadhi së bashku me të gjithë strukturën e LSI-së, garën e tyre të vërtetë dhe reale e kanë më 25 prill. Ajo është gara kryesore e LSI-së.

Nëse ju doni që të bëjmë fasadë, ne bënim fasadë, jo me një por me 10 kandidatë. Bënim edhe sikur po bënim debate publike e mediatike nëpër televizione.

Ambicia nuk ka të bëjë me kryetarin, ambicia ka të bëjë me çfarë u ofrojmë ne njerëzve. Mendoj që ky është një nga problemet.

Nganjëherë ne fokusohemi nga ambicia e individit dhe nuk fokusohemi tek ambicia e shoqërisë. Shoqëria shqiptare ka nevojë për të ecur përpara, shoqëria shqiptare nuk ka nevojë për të ngritur kultin e individit.

Ku ndryshoni ju nga Edi rama? Edhe ju si Rama kandiduat me një kandidat. Dikush thotë që për të parë qeverisjen e neësërme duhet të shohim opozitën e sotme?

Kryemadhi: Ndryshimi im mes Edi Ramës dhe LSI, në zgjedhjet e 30 qershorit unë Ramën nuk e kam sulmuar pse kandidoi vetëm me një kandidat, por edhe kur kishte mundësi të zgjidhte një kandidat ai nuk arriti të gjejë një kandidat të saktë. Tjetra kishte një dekret presidencial që shtynte datën e zgjedhjeve nga 30 qershori në 13 tetor.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In