• Kontakt
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bujar Nishani kundër Ilir Metës: Shqipëria nuk i ka kushtet për një Republikë Presidenciale

24/11/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Bujar Nishani kundër Ilir Metës: Shqipëria nuk i ka kushtet për një Republikë Presidenciale
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Meta gjatë daljeve të tij publike, ka përsëritur thirrjet për një referendum mbarëkombëtar, me qëllim rrëzimin e mazhorancës aktuale.

Ish-presidenti i vendit Bujar Nishani, i ftuar në emisionin “Top Talk”, tha se Partia Demokratike përshëndet vullnetin e presidentit Meta për referendum, por shtoi se kjo do të ndodhë pas zgjedhjeve të 25 prillit, pasi Partia Demokratike dhe aleatët e saj janë fokusuar tek aksioni politik i para zgjedhjeve.

“Po ka pasur deklarata dhe qëndrime zyrtare të kryetarit të Partisë Demokratike dhe natyrisht zëri i kryetarit përfaqëson edhe qëndrimin e Partisë Demokratike, pjesë e së cilës unë jam. Ne nuk kemi ndonjë dyzim apo lëkundje nga ideja që referendum është tepër i rëndësishëm Kushtetues dhe situatën që kemi që Kushtetuta ka pasuar një minim një zhbërje të rëndë në situatën e këtyre 2-3 viteve të fundit. Besoj që referendumi do të jetë një mekanizëm kurues i rëndësishëm për të kuruar sa të jetë e mundur Kushtetutën tonë, pse jo për të shkuar në një Kushtetutë të re. Këto do të mbeten pas zgjedhjet elektorale.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj janë fokusuar në procesin e ardhshëm elektoral, i cili është moment më vendimtar për të sjellë një ndryshim radikal në Shqipëri. Jemi në një situatë anormale, tejet e vështirë, nuk është ndoshta moment për të renditur këtu problematikat e kësaj situate, duhet theksuar fakti që Shqipëria nuk ka nevojë për një rotacion formal politik, për ndryshimin e një qeverie me një tjetër, për ndryshimin e një mazhorance me një mazhorancë tjetër. Ka nevojë për një tronditje të thellë institucionale, kushtetuese, kulturore, sociale dhe politike në vend. Opozita është e fokusuar në këtë fazë të parë të aksionit politik”, tha Nishani.

I pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja, në lidhje me qëndrimin e Partisë Demokratike në lidhje me deklaratat e presidentit Meta për ndryshimin e Republikës së Shqipërisë, pra të kalohet nga ajo Parlamentare në atë Presidenciale ku roli kryesorë do i kalonte presidentit; Nishani tha se kjo ndodh në demokraci më të zhvilluara se sa ajo e vendit tonë. Ai shtoi se vendi aktualisht ka nevojë që të stabilizojë demokracinë dhe më pas të vijojë maturimin e Republikës Parlamentare ashtu sikurse është dhe tani.

“Kjo është një çështje madhore, opinion personal kam. Ne nuk kemi as një vend me përmasa të tilla, as me institucione të tilla, që të kalojmë në një republikë presidenciale. Unë mendoj që Shqipërisë I duhet të konsolidojë dhe të rikthejë normalitetin e pushtetit të rëndësishëm legjislativ. Jemi demokraci e re, kemi nevojë për dinamizëm në politikë, për përfshirje në politikë, të aktorëve të ndryshëm, veçanërisht të gjeneratës së re. Unë mendoj që aksioni politik do të jetë i domosdoshëm në vend, edhe për një farë kohe jo të shkurtër në këtë vend të maturimit të demokracisë në Republikën Parlamentare”, përfundoi Nishani.

Share198Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In