• Kontakt
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Denoncimi i mjekut: Ilaçet që sugjerohen nga ekspertët në Shqipëri nuk kanë efektivitet ndaj virusit

24/11/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Denoncimi i mjekut: Ilaçet që sugjerohen nga ekspertët në Shqipëri nuk kanë efektivitet ndaj virusit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mjeku Erion Dasho ka komentuar ashpër mënyrën e trajtimit dhe shpërndarjen e informacionit për trajtimin e Covid-19 në Shqipëri.

Ai flet për efikasitetin e vitamincës C dhe D, të cilat thotë se nuk kanë treguar asnjë evidencë për efektivitetin e tyre.

Bazuar në të dhënat e institucioneve ndërkombëtarë si National Institutes of Health në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dasho thotë se nuk ka sugjerime pro apo kundër përdorimit të këtyre vitaminave, të cilat përdoren për të mos rënë imuniteti.

Reagimi i plotë

A KA PROFESIONISTË KY VEND?!

Në datën 19 nëntor Fondit i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor shpërndau udhëzimin mbi trajtimin ambulator të pacientëve me COVID-19. Përkundrejt përgëzimit për hedhjen e një hapi ta stërvonuar, nuk mund të mos bëjë përshtypje:

FSDKSH ende i kodon sëmundjet bazuar në sistemin ICD-9, një klasifikim i hartuar në vitin 1975 (45 vjet më parë). Nuk ka patur mundësi shteti shqiptar të adoptojë klasifikimin ICD-10 të miratuar në vitin 1990, aq më pak modifikimin klinik të këtij klasifikimi (ai që përdoret në gjithë botën, madje edhe në Afrikë) i cili zbatohet prej vitit 2013?!

Pra në fushën e kodifikimit, sistemi shëndetësor shqiptar është ende në vitin 1975 duke humbur të paktën 3 ose 4 zhvillime të mëdha në këtë sektor!

Por ajo që çudit më tepër në protokoll është përfshirja në të e dy vitaminave – vitamina C dhe vitamina D. Siç mund të shikohet duke klikuar në dy link-et vijues, një nga institucionet më prestigjiozë ndërkombëtarë si National Institutes of Health në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk rekomandon as PRO dhe as KUNDËR përdorimit të vitaminave të tilla, pasi në rastin e COVID-it nuk ka asnjë evidencë për efektivitetin e tyre.

Është shumë e çuditshme se si ministria, komiteti dhe tashmë FSDKSH-ja kanë luksin të rekomandojnë vitamina për trajtimin e pacientëve me COVID, ndërkohë që qytetari paguan për testin COVID, analizat laboratorike, ekzaminimet imazherike, deri edhe për oksigjenin me të cilin trajtohet në kushte shtëpie.

Çdo ditë që kalon del edhe më e qartë se COVID-i nuk bëri asgjë tjetër veçse nxorri zbuluar paditurinë e thellë dhe amatorizmin e autoriteteve tona shëndetësore!

Të vazhdosh ende me kodimin e sëmundjeve sipas një sistemi 45 vjeçar dhe të mos jesh në gjendje të vlerësosh rolin e evidencës mjeksore në shekullin e 21-të janë dy dështime që nuk mund të fshihen lehtë!

Turp për ata që kanë marrë përsipër të menaxhojnë shëndetin dhe të mbrojnë jetën e qytetarëve shqiptarë!

https://www.covid19treatmentguidelines.nih.gov/adjunctiv…/…/

Share199Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In