• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Kishte të dhëna se atë ditë Shkodra do mbytej në gjak”, Frrok Çupi flet me emra dhe nxjerr detajet tronditëse nga brenda PD: Bashkim Kopliku u përplas me makinë…(E PLOTË)

23/11/2020
in Aktualitet, Dosja X
A A
“Kishte të dhëna se atë ditë Shkodra do mbytej në gjak”, Frrok Çupi flet me emra dhe nxjerr detajet tronditëse nga brenda PD: Bashkim Kopliku u përplas me makinë…(E PLOTË)
2.3k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Frrok Çupi ka dalë me një reagim mjaft të fortë pas ndarjes nga jeta të ish-zv.kryeministrit të PD, Bashkim Kopliku dy ditë më parë.

Teksa tregon një histori, ku Kopliku ishte përfshirë në një aksident automobilistik, Çupi shkruan se Bashkimi qëndroi me zor, shumë ngushtë, në pisllëkun e partisë dhe nuk i kreu fatkeqësisht disa detyra.

Komenti i plotë:

Bashkimi nuk mbeti në llum

Dera e zyrës së madhe, thuajse sallë mbledhjesh, kërciste në çdo dy minuta, por ata nuk po vinin. Liderët e rinj të politikës thuajse nuk prisnin asgjë tjetër. Që në mëngjes, dy të dërguar special të PD, ishin dërguar në Shkodër. Kishte të dhëna se atë ditë Shkodra do të mbytej në gjak; ishe fillm i vitit 1991. Nata e ftohtë i kishte kapluar në lodhje të gjithë anëtarët e udhëheqjes së PD, në atë zyrë të madhe në Rrugën e Kavajës. Pritej të vinin ata të dy, nëse nuk vinin edhe pak- nuk do të vinin kurrë më; atëherë puna do të ishte keq në Shkodër.

Por papritur dera ra me një trokitje tjetër, më të kujdesshme. Ata erdhën. I pari hyri Blerimi (Çela). Ndërsa Bashkim Kopliku u ul në një nga karriget, Blerimi mbeti më këmbë dhe nisi të flasë: “Ça të them!…”, tha. “Më mirë të ishim vrarë ne!”- tha Blerimi, dhe lëshoi një lum psherëtimash.

-Kurrë nuk ia shpërblejmë partisë, kurrë! Çfarë i kemi bërë ne Partisë, nuk ia shpërblejmë kurrë!-, fliste ai e qëndronte më këmbë.

-Fol pra- i tha Gramozi, me zërin që i bëhej më shumë si ndërhunë kur bëhej nervoz apo kur ia shpifte dikush. ‘Çfarë partie na thua, prapë në Partinë e Punës je ti!?’

-… Makina!- tha Blerimi, duke e lëshuar frymën si të ishte një kacek.

Makina e PD me të cilën po udhëtonin Bashkimi dhe Blerimi, ishte përplasur nga treni te ‘ shinat e Kamzës’. Makina ishte copëtuar, por të dy shpëtuan pa asgjë. ‘Ishte makina më e mirë e PD!’, qante e i lutej Partisë, Blerimi. PD sapo kishte marrë dhuratë 7 makina të vjetra nga biznesmeni kosovar në Zvicër, Hajdin Sejdia; dhe vërtet ajo ishte makina më e mirë që ruhej për kryetarin e PD.

Po ndërsa Bletimi i falej partisë si një komunist i devotshëm, të tjerët në kryesi, ‘kopilë’, e morën në dorë situatën komike. Merr fjalën Shahini, Shahin Kadare, vëllai i të vëllait dhe bir mençurie:

-Blerim, a nuk gëzohesh se sot ka shpëtuar Shqipëria?!

Blerimi u mahnit komplet

‘Po, po!, ka ahpëtuar Shqipëria, se po të ishit vrarë ju, këtu do të niste lufta civile. Ne demokratët do të thonim ‘na i vrau Sigurimi’, ndërsa komunistët do të thonin ‘i vrau Demokratikja’

-Mooos! Kurrë nuk ia bëj Shqipërisë këtë gjë, le të vdes unë!- tha Blerimi,- ndërsa plasi e qeshura me kokë ulur në atë sallë…

Bashkim Kopliku kishte gjetur një karrige në cep dhe përpiqej të futej sa më thellë që të mos e shikonte njeri me atë çfarë po thoshte bashkudhëtari i tij.

Gjithë jetën e tij politike, Bashkimi qëndroi me zor, shumë ngushtë, në pisllëkun e partisë. Nuk i kreu disa detyra shumë të rëndësishme që i caktoi Partia:

Nuk i rrahu as i vrau kundërshtarët e Berishës brenda në PD, as Gramozin, as Azemin, as mua… kurrë, megjithë presionin që do të kishte pasur. Kjo e para, por që e shembi politikisht saqë sot PD nuk i bën një kurorë fjalësh në ditën e vdekjes.

E dyta, nuk doli në fshatrat e Veriut në mars 1997 për të mbledhur militantë, t’i armatoste dhe t’i dërgonte në luftë kundër popullsisë në Vlorë.

Po kot! Më mirë ta kishte bërë Bashkimi pisllëkun se ata që e bënë.

Gjithmonë ka a të tjerë që e bëjnë punën e pistë. ‘Kopilëve’ në PD dhe popullit në Jug iu sulën Tritani, Safeti, Gazidede, Spahia…, nuk e gjeti gjë ‘makinën’ e PD që ushtroi dhunë dhe bëri pis njerëz, pse nuk desh Bashkimi.

Share316Tweet198


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In