• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Vrite doktorin dhe “pallohu” me prokurorin!

23/11/2020
in Blog
A A
Vrite doktorin dhe “pallohu” me prokurorin!
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Bledi Mane

Xhiku jam, çun me emër në Paskuqan. Para 15 vitesh e lash me barrë nusen time, ajo u tregua burrneshë, e mbajti llafin e më solli në jetë jo vajzë por djalë.

Çuni im e ka emrin Amarildo. Atë kohë u ktheva urgjent nga Spanja dhe shkova direkt te materniteti vetë e nuk i kurseva lekët, ia dhashë doktorit me dorën time 200 euro. Djali dhe nusja ishin dhe janë top që të dy.

Mirëpo kur erdha atëhere në Tiranë më arrestuan pas lindjes së djalit. Më spiunuan dhe se ku ma gjetën një urdhër arresti që kishte lëshuar Italia për dy vrasje që kisha bërë unë me ca vlonjatë në Breshia. Unë e kisha harruar fare por gjykata në Itali më pati dënuar 23 vjet burg. Këto gjykatat tona e njohën vendimin dhe më rasën në qeli.

Më iku petlla fare se gruaja dhe çuni mbetën vetëm ndërsa në Spanjë ia varën punës ata ushtarët e mi te serat me hashash. Nuk u vonova e as nuk përtova, nuk mungonte as vullneti e as leku. Avokati im Jari foli me prokuror Tikun, Tiku me gjykatës Gjinin, u paguan 231 mijë euro, bëra vetëm një vit burg dhe dola si pasha nga qelia.

Te dera e burgut më prisnin çunat e lagjes, hipa në makinën e zezë me xhama të zinj që e ngiste Moni veshur me kostum të zi dhe sa më zbritën te dera e shtëpisë breshëria e një kallashnikovi theu xhamat e zinj, depërtoi brenda meje dhe gëzimi i lirimit tim të zi u nxi si fikja e një neoni me gaz të mbaruar…

Unë pagova 231 mijë euro dhe më vranë, djali pagoi 200 euro dhe është gjallë si kokra e mollës. Doktori gjinekolog vazhdon punën i qetë, prokurori dhe gjykatësi janë fshehur edhe nga vettingu, edhe nga hakmarrja e djalit tim!

Shënim i rëndësishëm/
Këtë letër po ua shkruaj nga ferri ngaqë këto kohë keni filluar një sulm të poshtër ndaj mjekëve.

Share224Tweet140


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

04/08/2025
John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

03/08/2025
Sot  dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

Sot dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

03/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In