• Kontakt
Tuesday, August 5, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Një herë të vetme, mos e falni Lulzim Bashën

20/11/2020
in Blog
A A
Një herë të vetme, mos e falni Lulzim Bashën
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ardit Rada

Kreu i Partisë Demokratike ka guxuar që të bëjë provokimin e radhës, por në hallkën më të dobët të zinxhirit të sikleteve të shqiptarëve. I ndodhur përballë akuzave për përfshirjen e tij në hetimet e UÇK-së, Lulzim Basha i hyri të enjten mbrëma një loje me gjasë për të zhvendosur vëmendjen nga çështja në fjalë, por edhe për të vjedhur audiencën.

Problemi është se loja të cilës i ka hyrë është jo vetëm e rrezikshme për të, por edhe sfilitëse për publikun. Përmes disa tabelave të kopsitura nga zyra e tij, pretendenti për kryeministër deklaroi se 414 vdekje nga Covid janë fshehur nga spitalet dhe morgu.

Ky pretendim është i tepërt pasi ai vetë nuk arriti ta vërtetojë me ndonjë dokument. “I djegur” më parë me dëshmi të sponsorizuara, si rasti i Babales, tashmë Basha ka adaptuar stilin e ‘qytetarit dixhital’ të Berishës. Vetëm se ky i fundit e hedh gurin njëherë dhe s’e zgjat më. Ndërsa Basha këmbëngul në budallallëkun e tij deri në fund. Mundësisht derisa e thërret drejtësia dhe pastaj bën si i sëmurë.

Pandemia është globale dhe e gjithë bota po lufton krahas virusit edhe me lajmet e rreme. Por askund nuk ka ndodhur që një politikan i lartë të ngjallë panik me një dashakeqësi të tillë. Kujt i shërben akuza e Bashës se janë fshehur 414 të vdekur nga Covid përveçse pretendimit të tij se sistemi shëndetësor ka rënë në kolaps? Drejtësia duhet ta marrë seriozisht këtë personazh.

Ai nuk është portal nga i cili priten tituj bombastikë, por njeriu që po lufton me çdo gjë për të na drejtuar nesër. Çudi s’i se kishte ndarë këtë zbulim më parë me Ilir Metën, se që të bashkëpunojë me vullnetin e tij me Prokurorinë as që bëhet fjalë. Por të paktën tani pasi e bëri skupin, t’i japë Prokurorisë 414 denoncimet që i kanë mbërritur në celular. Se kështu pretendon, që mund t’i gjejë edhe emrat e të vdekurve.

Po i njëjti kamp politik që pretendon se po fshihen vdekjet, muaj më parë kishte qëndrim krejt të kundërt. Të gjithë i mbajnë mend zërat nga opozita se qeveria po i shton qëllimisht viktimat, pasi sipas tyre, merrte 28 mijë euro nga Bashkimi Evropian për çdo të vdekur nga Covid.

Sot jemi në një situatë të re ku personi që ka qenë i veshur me pushtet 15 vite shfaqet si i papërgjegjshëm. Ose në rastin më të mirë nuk e kupton se të fshehësh vdekjet e njerëzve quhet krim dhe dënohet si vrasja. Mbase e peshon me kandarin e PD, që të fshehësh vdekjet është e lehtë si në rastin e Remzi Hoxhës dhe jo vetëm.

Ndaj heshtja e drejtësisë përballë kësaj akuze do të ishte po aq e zezë sa vetë akuza. Ia arriti qëllimit, nuk ia përmendi njeri sot Kosovën. Por mos ia falni këtë thagmë që lëndon të gjallë e të vdekur.

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

04/08/2025
John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

03/08/2025
Sot  dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

Sot dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

03/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In