• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Histori

25 vite nga fundi i luftës që ndau fqinjët, të afërmit dhe familjet

18/11/2020
in Histori
A A
25 vite nga fundi i luftës që ndau fqinjët, të afërmit dhe familjet
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

21 nëntori shënon 25 vjet nga dita kur lufta në Bosnjë mori fund, me një bilanc tragjik prej mbi 100 mijë viktimash. Për 3 vjet e gjysmë, pas ndarjes së ish-Republikës së Jugosllavisë, ka pasur një konflikt të ashpër e të hapur mes boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve.

Kur Bosnjë-Hercegovina u njoh nga Kombet e Bashkuara në vitin 1992, serbët në Bosnjë, u frikësuan se do të humbisnin territorin e tyre, e kështu nisën sulmet, përfshirë këtu edhe rrethimin e kryeqytetit, Sarajevës.

Në vitet që do të pasonin, populli i Sarajevës do të vuante mungesën e energjisë elektrike. Shumë pak kishin drita në shtëpi. Popullsia vuante edhe mungesën e ujit të pijshëm apo ushqimeve. Nga mëngjesi në mbrëmje, kudo dëgjoheshin vetëm bomardimet dhe të shtëna me armë zjarri, nga kodrinat përreth.

Më shumë se 11 mijë banorë humbën jetën. Lufta i vendosi fqinjët kundër fqinjëve, të afërmit mes tyre e ndonjëherë ndau edhe vetë familjet.

Por në nëntor të vitit 1995, në një bazë ajrore në Ohajo, u nënshkrua ajo që sot njihet si “Marrëveshja e Dejtonit”. Muajt në vijim, liderët e Bosnjës, Serbisë dhe Kroacisë, Alija Izetbegovic, Sllobodan Milloshevic dhe Franjo Tudjman, do të firmosnin marrëveshjen në Paris, e cila formalisht i dha fund luftës së përgjakshme në Bosnjë.

Pranë tyre qëndronte Sekretari Amerikan i Shtetit, Warren Christopher. “Të gjitha palët janë dakordësuar për të bashkëpunuar me NATO-n, në implementimin e një marrëveshjeje paqeje, që do të ofronte siguri për personelin e saj dhe do të bënte gati skenën për një program rindërtimi, aq të nevojshëm për vendin e rrethuar”, do të shprehej ai. “Në një luftë civile si kjo e Bosnjës, nuk ka fitues dhe nuk mund të ketë fitues, por vetëm humbës.

E vetmja fitore është paqja. Zgjidhja e siguruar këtu përfshin lëshime të dhimbshme nga të gjitha palët. Por pa këto lëshime, do të ishte e pamundur që kjo marrëveshje të arrihej e të ishte e suksesshme dhe paqja do të ishte e pamundur”.

Pak ditë më vonë, forcat paqeruajtëse të NATO-s nisën të dërgojnë në Bosnjë pakot e para të ndihmës, bashkë edhe me forcat në terren. Me mbi 60 qytetarë që ishin shpërnguluar nga shtëpitë e tyre, me ndërtesa të shkatërruara e një qytet që shumë pak i kishin mbijetuar luftimeve e bombardimeve, NATO ndau në terren forcat e saj, disa i transferoi atje ku kishte nevojë dhe nisi demontimin e armëve.

Me kalimin e kohës, disa prej refugjatëve u kthyen dhe nisën akuzat për krime lufte. NATO u largua nga Sarajeva vetëm në vitin 2004, atje ku prezente kishte ende 7 mijë trupa ushtarake. Ata u zëvëndësuan nga një mision ushtarak i BE, që aktualisht ka atje 600 trupa paqeruajtëse.

Marrëveshja e 25 viteve më parë, e ndau vendin në dy rajone autonome, në Federatën e dominuar nga kroatët dhe boshnjakët dhe Republikën Serbe, të dominuar nga serbët, të udhëhequra nga një qeveri qëndrore, vërtet e dobët.

Mes shumë mizorive të shënuara gjatë luftës, veçohet masakra e Srebrenicës, e korrikut të vitit 1995, ku 8 mijë burra e djem myslimanë u vranë kur forcat serbe, të drejtuara nga gjenerali Ratko Mlladic, hynë në qytet, i cili mbrohej nga forcat paqeruajtëse gjermane, të armatosura shumë lehtë dhe jo për luftë. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi që ta shpallë masakrën e Srebrenicës si gjenocid.

Forcat serbe i dërguan gratë dhe fëmijët larg. Burrat dhe fëmijët u kapën dhe u ekzekutuan. Trupat e tyre u hodhën në varre masive dhe shumë më vonë, hetuesit e Kombeve të Bashkuara i zbuluan. Ato u përdorën si prova për krimet e luftës, në gjyqet kundër liderve serbë e boshnjakë.

Ratko Mlladic u dënua në vitin 2017 për krime lufte, me akuzat që rëndonin mbi të edhe për terrorizëm mbi civilë në Sarajevë dhe vrasjen e burrave e djemve në Srebrenicë. Ai u dënua me burgim të përjetshëm. Po të njëjtin dënim mori edhe lideri politik i serbo-boshnjakëve, Radovan Karadzic. Presidenti i asaj kohe i Serbisë, Sllobodan Milloshevic, humbi jetën në qelitë e Hagës në vitin 2006, pas një ataku në zemër, në pritje të vendimit të Tribunalit të Hagës për akuzat që rëndonin mbi krime lufte.

Lufta e Bosnjës mbahet mend për ato që konsiderohen luftimet më të përgjakshme në Ballkan që prej Luftës së dytë Botërore, për skenat e spastrimit etnik, vrasjet, përdhunimet, kampet e përqëndrimit dhe sigurisht, varret masive. Ende sot, historianët janë të ndarë për pasojat e konfliktit që zgjati për 3 vjet e gjysmë. Disa thonë se në fund të luftës, ishin vrarë 100 mijë persona, gati 1 milion ishin zhvendosur e me mijëra ishin të plagosurit.

Edhe pse sot i shndërruar në një debat të ndezur politik, shifrat për numrin e viktimave variojnë nga 25 mijë deri në 329 mijë, por një numër ekzakt për viktimat e luftës, nuk ka. Kreu i Komisionit të Ekspertëve për hetimet e krimeve të luftës në OKB, Cherif Bssiouni, thotë se numri i viktimave në fund të luftës përllogaritet në rreth 200 mijë, mes tyre 1500 janë fëmijë, shumica ende sot rezultojnë të zhdukur.

Sipas komisionit të ekspertëve për krimet e luftës, të gjitha palët e përfshira në luftën e Bosnjës kanë kryer krime, por forcat serbe janë përgjegjëse për 90% prej tyre. Fenomeni më i hasur gjatë luftës ishte ai i spastrimit etnik.

Kërcënimi, zhvendosja me forcë, vrasja e shfarosja e grupeve etnike apo shkatërrimi edhe i ndërtesave të vjetra, muzeve e madje varreve: terroret ndaj myslimanëve ishin nga më të ndryshmet e çnjerëzoret. Në fund të luftës, vetë forcat serbe i mohuan mizoritë, mes tyre edhe genocidin e Srebrenicës.

Por një nga krimet më të rënda, të regjistruara në ato vite lufte, ishte përdhunimi. Sipas statistikave zyrtare, 12 deri në 50 mijë gra e vajza, shumica prej tyre myslimane boshnjake, u përdhunuan nga forcat serbe. Kjo u quajt “përdhunim në masë”, të kryera kryesisht nga anëtarë të ushtrisë dhe policisë serbo-boshnjake. Për herë të parë në historinë gjyqësore, Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish-Jugosllavinë, deklaroi se përdhunimi sistematik, në kohë lufte, ishte krim kundër njerëzimit.

Në ato vite, përdhunimi ishte krimi më sistematik kundër popullsisë, kryesisht në lindje të Bosnjës. Gratë dhe vajzat u mbajtën në qendrat e dënimit, të ngjashme me kampet naziste të përqëndrimit, në kushte të tmerrshme higjienike, e ku keqtrajtoheshin vazhdimisht.

Ende sot, Bosnja vuan pasojat e asaj lufte. Mes të rinjve ka nivel shumë të lartë të kriminalitetit, më shumë ser 60% e popullsisë vuan nga sindroma e luftës dhe pasojat e saj, 73% kanë probleme me stresin ndërsa mijëra familje kërkojnë nga qeveria zbardhjen e krimeve të 3 dekadave më parë dhe listën e plotë të viktimave, në mënyrë që asnjë prej tyre të mos harrohet me kalimin e viteve. /Denisa Pasholli, A2 CNN

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In