• Kontakt
Monday, February 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bilushi i Metës shpjegon lëvizjet e bujshme në Presidencë dhe LSI

12/11/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Kandidatët e Metës për Kushtetuesen element të “përlyer”! KED i jep ‘goditjen’ e fortë: I ndalon zyrtarisht kandidaten e tij për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, KPA i ndaloi emërimin për 15 vjet
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot paradite opinioni publik shtangu nga lajmet e bujshme, se doktor Panariti kishte vendosur më në fund të largohej nga LSI.

Mediat vrapuan pranë selisë së LSI dhe ndezën kamerat, ndërsa portalet mbajtën frymën tek deklaratat e Bilushit.

Dikush thoshte se ishte parë Monika e nxirë në fytyrë, ndërsa hynte në LSI, ndërsa Tit Vasili kishte lënë krevatin dhe mbante distancën në korridor, për t’u dhënë zemër militantëve të shqetësuar.

Nga gjithë anët e vendit u nisën militantë të LSI-së t’i gjendeshin pranë partisë për këtë gjëmë që kishte ndodhur.

Bilushi i Metës u pa i shqetësuar të lëvizte nga LSI në Presidencë.

Arsyet nuk diheshin. Edi Rama ndërpreu transmetimin e dokumentarit të tij në ERTV për spitalet, ndërsa Neës 24 jepte me alarm me titra “Lajmi i fundit… Lajm i fundit: Doktor Panariti iku nga LSI”.

Pas gjysëm ore situata u bë dhe më konfuze.

Një nga kameramanët që rrinin para selisë së LSI po kollitej dhe u hap alarmi për COVID.

Bilushi njoftoi presidentin se duhet të sqaronin situatën, pasi media mund të dorëzohej nga pritja e gjatë.

Më në fund Bilushi e shpërndau lajmin.

Doktor Panariti largohet nga LSI për të shkuar në një detyrë të rëndësishme.

Vendi i tij në LSI do të mbetet bosh, në shenjë respekti për punën e tij dhe për të treguar që nuk ka zëvendësues.

Pastaj ja behu lajmi i dytë.

Dorëhiqet dhe Bahri Shaqiri. Atëhere kamerat e lanë selinë e LSI e u nisën drejt Presidencës.

Kjo ishte gjëmë mbi gjëma. Të rreshtuar në Bulevard prisnin daljen e Shaqirit, i cili herën e fundit qe shfaqur në publik nga Liqeni me presidentin.

Asnjë sinjal.

Dikush tha se LSI mori fund. Tani mori fund dhe Presidenca.

Luan Rama vrapoi në Neës 24 dhe filloi të vlerësojë kontributin e Dr. Panaritit në LSI, dhe se si ai person do mbetet i paharruar.

Po ashtu ai vlerësoi dhe rolin e Bahri Shaqirit në Presidencë, që i është gjendur pranë presidentit në ditë të vështira.

Vendi po mbante frymën. Më në fund doli Bilushi i Metës:

“Të dashur gazetarë. Dr, Panariti u largua nga LSI dhe është emëruar në Presidencë.

Pas një kontributi të gjatë për Monikën, ai tani do punojë për Ilirin, që të jetë i balancuar.

Bahri Shaqiri largohet nga Presidenca dhe shkon kandidat i LSI për Tiranën.

Pas një kontributi të gjatë për Ilirin, tani ai do punojë për Monikën”.

Mediat morën frymë të lehtësuara. Më në fund u sqarua gjithçka.

Monika me Ilirin konfirmuan se po i ndajnë gjërat në paqe me njëri- tjetrin, duke shkëmbyer kuadrot udhëheqës.

Tirana u qetësua dhe befas filloi sërish qarkullimi dhe bllokimi tek Uanza e Re.

Share198Tweet124

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të ikonës në  përvjetorin e ndarjes nga jeta, këngëtares më të madhe shqiptare, Vaçe Zela.

Në kujtim të ikonës në përvjetorin e ndarjes nga jeta, këngëtares më të madhe shqiptare, Vaçe Zela.

08/02/2026
Ju ikët të gjithë, për kë do luanim ne? Sot i paharruari Xhemil Tagani do të festonte 81 vjetorin e lindjes, por fatkeqësisht u nda nga jeta shumë shpejt

Ju ikët të gjithë, për kë do luanim ne? Sot i paharruari Xhemil Tagani do të festonte 81 vjetorin e lindjes, por fatkeqësisht u nda nga jeta shumë shpejt

08/02/2026
Kadri Roshi, titani i skenës shqiptare, mjeshtri i roleve të vështira (historia e dënimit për të punuar në ofiçinën e automjeteve të ndërtimit) Një shkrim në përvjetorin e ndarjes nga jeta, e aktorit të madh

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In