“Përbindëshat!” Me këtë titull e ka hapur faqen e parë gazeta serbe ‘Kurir’ duke iu referuar liderëve të Kosovës që po përballen me Gjykatën Speciale për Krimet e Luftës në Hagë.
Ajo e shoqëron shkrimin me foton ku shfaqen ish-presidenti i Kosovës, Thaçi dhe ish-kreu i Kuvendit, Krasniqi.
Ky i fundit kishte sot seancën e parë para gjykatës, ku tha se ishte i pafajshëm lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për periudhën e Luftës së Kosovës.
