• Kontakt
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Komisioni i Sigurisë i vendosur për të fundosur Metën, hetime në 5 institucione për skandalin me shtetësitë, ja lëvizjet në prapaskenë

05/11/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Komisioni i Sigurisë i vendosur për të fundosur Metën, hetime në 5 institucione për skandalin me shtetësitë, ja lëvizjet në prapaskenë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka vendosur të thellojë hetimet sa i takon qokave të bërë nga presidenti Ilir Meta me nënshtetësitë shqiptare.

Pak ditë më parë dolën në dritë skandalet e presidentit Meta, i cili nuk ka ndjekur procedurën dhe ka anashkaluar verifikimet, duke iu dhënë nënshtetësinë shqiptare një sërë personave të panjohur. Sipas mediave, këta individë janë pajisur me pasaportë nga kreu i shtetit edhe pse nuk janë pjesë e listës së personave që hyjnë tek “interesi kombëtar” apo “meritat e veçanta”, siç parashtron ligji për dhënien e shtetësisë.

Komisioni kërkon dokumente nga 5 institucione

Por gazeta ka mësuar se Komisioni i Sigurisë është i vendosur për të fundosur Ilir Metën. Kështu burime të siguruara nga ky komisioni i pohuan gazetës se pas seancës dëgjimore me gazetarin që zbuloi skandalet e Metës me shtetësitë, hetimet ndaj presidentit po thellohen.

Sipas informacioneve, mësohet se Komisioni i Sigurisë është vënë në lëvizje, ndërsa ka dërguar shkresa, duke kërkuar informacione nga plotë pesë institucione. Mësohet se anëtarët e “Sigurisë” kanë kërkuar informacione nga Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Antiterrorit, Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Presidenca, për të pasur një panoramë të qartë mbi procedurat që janë ndjekur nga këto pesë institucione dhe sidomos zoti Meta, ndaj të cilit janë hedhur akuza së fundmi për shtetësitë.

Kështu që i ndodhur përpara kësaj situate të paprecedentë, Komisioni i Sigurisë ka shprehur gatishmërinë për t’i shkuar deri në fund hetimeve për këtë çështje dhe për të mësuar se si qëndron e vërteta me nënshtetësitë. Po ashtu, të njëjtat burime theksuan se Komisioni i Sigurisë do të zhvillojë një mbledhje tjetër për këtë çështje për të diskutuar dhe shoshitur dokumentacionin dhe provat e marra nga 5 institucionet për këtë çështje.

Madje, mësohet se nëse gjatë korrespodencave dhe në dokumentacionin që iu është vënë në dispozicion për këtë skandal do të hasin shkelje dhe mbivendosje, Komisioni i Sigurisë pritet që t’i drejtohet organit të akuzës me padi penale kundër Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht dhe si do të shkojë kjo çështje, e cila ka shkaktuar mjaft debate në media dhe korridoret e politikës.

Presidenca nuk mund të përdoret për qoka

Por në lidhje me skandalet me shtetësitë, ka reaguar pak ditë më parë edhe kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj, e cila teksa i kërkoi sqarime gazetarit Doçi në seancën dëgjimore se nga i ka gjetur këto të dhëna, i dërgoi një mesazh presidentit Ilir Meta, duke i kujtuar se Presidenca nuk mund të përdoret në mënyrë të papërgjegjshme për qoka personale.

“Nga i keni marrë indiciet dhe i keni gjetur këto fakte? Ndërkohë ju lutem na jepni një kopje të dokumentacionit. Ne do të bëjmë verifikimet tona. Por Presidenca nuk mund të përdoret për qoka personale”, deklaroi Felaj.

Ndërsa deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Sigurisë me gazetarin Adriatik Doçi ka kërkuar nisjen e një hetimi të thelluar për dhënien e nënshtetësive nga presidenti Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij Murrizi, kërkoi që të thirreshin përfaqësues të SHISH dhe të Ministrisë së Brendshme për të dhënë sqarime nëse janë verifikuar apo jo për kushtet e sigurisë 419 persona të cilëve Meta u ka dhënë nënshtetësi shqiptare me vullnetin e tij dhe në emër të interesit kombëtar pa plotësuar kushtet.

Murrizi vuri theksin edhe tek diferenca e madhe mes numrit të nënshtetësive të dhëna nga presidenti Meta dhe presidentët e kaluar.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100! Një urim sot për aktorin e shquar Ahmet Pasha në 78 vjetorin e lindjes

Gëzuar edhe 100! Një urim sot për aktorin e shquar Ahmet Pasha në 78 vjetorin e lindjes

07/02/2026
Sot Mjeshtëri i madh, aktori, regjisori, producenti, Mevlan Shanaj feston 81 vjetorin e lindjes

Sot Mjeshtëri i madh, aktori, regjisori, producenti, Mevlan Shanaj feston 81 vjetorin e lindjes

07/02/2026
Një rrëfimi i pabotuar i “imperatorit” të kinemaografisë shqiptare Kadri Roshit sot në 101 vjetorin e ditës së lindjes

ot mbushen 19 vjet që është ndarë nga jeta “Artisti i Popullit”, Nderi i Kombit Kadri Roshi

06/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In