• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pse SHBA-ja dhe Anglia kërkuan dy herë arrestimin e Ilir Metës? A do shpëtoje herën e tretë?!

04/11/2020
in Aktualitet, Dosja X
A A
Pse SHBA-ja dhe Anglia kërkuan dy herë arrestimin e Ilir Metës? A do shpëtoje herën e tretë?!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglia kanë kërkuar dy herë arrestimin e Ilir Metës, i konsideruar nga OSBE në një raport sekret si koka e krimit, trafiqeve dhe korrupsionit në Ballkan. Në mes të vitit 2015, amerikanët kërkuan arrestimin e Ilir Metës, i dyshuar për implikim në një rrjet të fuqishëm ndërkombëtar droge.

Meta ishte zbuluar gjatë disa udhëtimeve në Karaibe, për të mbyllur marrëveshjet. Ilir Meta shpëtoi, pasi bashkë me Sali Berishën kontrollonin drejtësinë dhe e përdornin si mburojë e aferave të tyre 25-vjeçare.

Në krye të prokurorisë Meta dhe Berisha kishin Adriatik Llallën, i futur në listën zezë familjarisht nga amerikanët për mbrojtjen e politikanëve të korruptuar, ndërsa është marrë i pandehur nga SPAK për kalim të parave të pista në kufi. Llalla jo vetëm që nuk zbatoi kërkesën, por raportoi menjëherë tek Meta dhe Berisha.

Më vonë, Llalla i dërgoi një letër Kongresit Amerikan, ku akuzoi ish-ambasadorin Donald Lu se i kishte kërkuar arrestimin e Ilir Metës për shkak të bllokimit të reformës në drejtësi.

“Lu i sugjeroi Prokurorit të Përgjithshëm arrestimin e Ilir Metës, kryetar i Parlamentit dhe njëkohësisht kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në vlerësimin e z. Lu, Kryeparlamentari Meta ishte i korruptuar dhe po bllokonte Reformën në Drejtësi”, thuhej në letër.

Ambasadori Lu e mohoi, pasi në fakt arrrstimi nuk ishte kërkuar për pengimin e reformës në drejtësi, por për dosje të tjera.

“Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për t’u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij”, tha Lu.

Në rrethet politike dhe diplomatike u përfol se në fund të vitit 2017, shërbimet angleze zbarkuan në Tiranë me një tjetër dosje për Ilir Metën, tashmë për pastrim parash në Angli. Bëhet fjalë për zbulimin e 87 milionë paundë para trafiqesh dhe korrupsioni, të investuar në ndërtim. Pas tyre ishte Ilir Meta. I informuar për zbulimin, Meta nisi për Londër një biznesmen me inicialet I. H., i cili mori përsipër paratë. Megjithatë, dosja ishte për Ilir Metën, ndërsa anglezët kërkuan arrestimin.

Në krye të Prokurorisë ishte sërish Llalla, ushtari i Metës. Kur socialitët nisën procedurat për të zëvëndësuar Llallën me Arta Markun, Berisha dhe Meta e bënë sallën e Kuvendit tym dhe flakë. Bëhet fjalë për seancën kur Monika Kryemadhi qëlloi Ramën me çizme. Meta dhe Monika mendonin se me ardhjen e Arta Markut do merrnin fund dhe dosjet do të bëheshin publike.

Në fakt asgjë nuk ndodhi. Arta Marku eci në gjurmët e Adriatik Llallës. Shumë shpejt, Meta dhe Monika i ndaluan sulmet ndaj saj. Tashmë rreziku i ri për Ilir Metën e ka emrin SPAK. Meta i friksohet një hetimi, i cili do të nxirrte në pah të gjitha dosjet e tij. Kjo është edhe arsyeja se pse këto muaj po luan rolin e të shkalluarit. Kërcënimet me jetë ndaj Ramës janë një mesazh me qëllimin e vetëm për të frikësuar SPAK që të mos veprojë. Akuzat ndaj SHBA-BE për komplot dhe kërcënimi i kujtdo që i del para, janë një mesazh vetëm për prokurorët e SPAK./Pamfleti

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In