• Kontakt
Friday, July 4, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Avokati Romeo Kara shpërthen: Meta, njeriu që në 10 shqiptarë 9 flasin keq dhe 1 shumë keq do na “shpëtoi”… duke u larguar

20/02/2020
in Blog
A A
Avokati Romeo Kara: 10 ditë pas dëshmisë në Komisionin Hetimor për “CEZ” m’u aksidentuan gruaja me vajzën! Do kallëzoj gjyqtarin që mbylli dosjen!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Romeo Kara

Kur flet Meta për revolucion, parime dhe grusht shteti, mendoj se, ose ky na di neve per idjote dhe elif matrake, ose vete ka ikur teresisht në drejtim të paditur.

Per Meten opinioni shqiptar eshte pak a shume ky: në dhjete vete, nente flasin shume keq per te, ndersa i dhjeti keq.

Sado pacavure qe eshte qeverisja e sotme, ku nuk bejne dot me derman as gurute e Shikharit në Indi, perseri duket e pranueshme vetem per faktin se, alternative e saj qendron bulldogu i presidences me grifshen e LSI-se.

Kur mendoj se kemi president nje të paudhe si ai, kur mendoj se jemi qeverisur prej tij dhe familjes se tij, kur mendoj se ky i paudhe qe mbeti shtigjeve e maleve mund të ricikohet perseri në pushtet, se bashku me kryetepaudhin Berisha, nga shpirti me del nje ulerime si Jovan Bregut tek Pallati 176: Meta dhe Berisha në qeverisje: “pu, pu, pu, qeveri me Bulldogun, as qe behet fjale”.

Kjo dyshe shejtanesh, jane pikerisht frymezimi dhe garancia e kesaj qeverisjeje rrapazhdrapa, qe ecen në amulli dhe prodhon vetem amulli.

Pavaresisht se, prokuroria dhe gjykata, i mbajne ison çapaçulit të pabese dhe të paburre, pazarxhiut të Çepanit, nje dosje e thjeshte, por me fakte e prova, se bashku me nje video të mikes se tij Vojsava, presin te perballen me moralistin revolucionar Meta.

Jane pikerisht miqte e tij të pislleqeve, qe kane deshmuar lidhur me moralin e revolucionaristit te ri Meta.

Eshte gruaja e Ismailajt, qe e akuzon per presion mbi burrin e saj per ti marre para, pasi revolucionaristi ndikoi qe ERE në 7 dhjetor 2010 të nxjerre nje vendim ku ulte cmimin e blerjes se energjise nga CEZ-i tek KESH-i duke favorizuar CEZ-in me të pakten 30 milione euro në vit.
Per kete heroizem, revolucionaristi apo karikaturisti Meta i kerkonte gjoben e tij të “vogel” rrumbullak 10 milione euro.

Ka deshmuar ceku Hejsek i cili e konfirmon se Ismailaj u ofrua per të mbledhur mbi 400 milione euro borxhe vetem për arsyen se u prezantua si njeri i afert i Metes dhe Berishes. Gjysmat do t’i merrnin ustallaret.

Ishte vete revolucionaristi karikaturist, qe në fund të 2010 deklaroi në Prage se Ismailaj eshte vellai im.

Po keshtu kunder tij ka deshmuar edhe ish kryetari i pare i LRI-se, Elvis Mataj, duke pohuar se, Ismailaj i ka cuar revolucionaristit karikaturist rreth 200 mije euro në shtepi.

Meqe dosja nuk po shkon në gjyq, duhet të durojme edhe moralin e “engjellorit” të paudhe, qe eshte shume i merakosur për grushtin e shtetit dhe ruajtjen e kushtetutes.

Kushtetuta jone eshte bere për të fshire menderen, qe kur u amendua në 2008 për t’i dhene karikaturistit nje vend në KQZ.

Kushtetuta eshte bere pacavure qe kur garant i saj dhe president u zgjodh shoku i Kac Ismailajt.

Kushtetuta jone bashke me presidencen jane në diten me të zeze, qe kur nje kryemafioz merr pagen si president aty.

Megjithate problemet qe po sjell revolucionaristi karikaturist kane vetem nje vlere: presidenti nuk duhet të zgjidhet me nepermjet pazarit. Ate duhet t’a zgjedhe populli.
Meqe revolucionaristi karikaturist eshte zgjedhur nga pazari me Ramen, le t’i dale për zot revolucionit prape me Ramen.
Popullin t’a shohe me dylbi.

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

04/07/2025
In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

03/07/2025
“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

03/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In