• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

“Komisioni i Venecias”, gënjeshtra e re e Bashës, për ata që presin

01/11/2020
in Blog
A A
“Komisioni i Venecias”, gënjeshtra e re e Bashës, për ata që presin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha e ka gjithnjë një talent për t’i lënë të presin njerëzit që duan të dinë prej tij, se çfarë duhet të bëjnë.

Kur bojkotoi zgjedhjet e 30 qershorit për pushtetin lokal, nga frika se mos kandidatët iknin në partitë e tjera, e sidomos tek “Bindja Demokratike”, i mbante me gënjeshtra. Një prej tyre ishte se do arrihet marrëveshje me Edi Ramën në minutat e fundit si më 2017. Dhe ata prisnin.

Kur durimi i tyre soste, u tregonte një përrallë tjetër. “Një gjerman do telefonojë Ramën nesër. Ke për të parë si do tërhiqet”.

As kjo nuk ndodhte, por ai vazhdonte.

U tregonte se me një telefon nga SHBA, Rama do tërhiqet dhe zgjedhjet do shtyhen. Nuk ndodhi asgjë. Përkundrazi nga SHBA dhe BE kërkuan që shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje dhe dënuan bojkotin.

Por Basha nuk u tërhoq.

Menjeherë filloi episodin e dytë pas zgjedhjeve. U tha se në vjeshtë do të ketë zgjedhje lokale, pasi do të përsëriten. “Rama u ka kërkuar dorëheqjen kryetarëve se ja ka kërkuar si kusht Bundestagu”.

Iku dhe vjeshta.

Në pranverë u tha se në vjeshtë të vitit 2020 do ketë zgjedhje lokale dhe parlamentare bashkë, ndaj nuk u bënë në vjeshtën që shkoi. Ata prisnin. Madje filluan të nxjerrin dhe kandidatë për kryetarë bashkish në raundin e parë.

Mbaroi pranvera dhe Basha u ul me Damian Gjiknurin. Bëri Kodin e ri për zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Kandidatët për kryetarë bashkie u zhgënjyen. Ata për deputetë vazhduan garën. Aleatët e tij që kanë vite që shkojnë pas Bashës, ja kanë harruar dhe vetë emrin partisë së tyre dhe tani shpresojnë tek Basha.

Tani të gjithë duan të dinë se në çfarë liste do jenë, me kë do bëjnë koalicion, sa shanse kanë etj., pasi tani Kodi u miratua përfundimisht në Parlament.

Por Basha është i pamposhtur. Ka nxjerrë prap një gënjeshtër të re. Sot ka nxjerrë publikisht dhe Bylykbashin ta argumentojë gënjeshtrën me Komisionin e Venecias. Ai thotë se Kodi mund të ndryshoj një ditë para 17 Shkurtit, që është dita e fundit e regjistrimit të partive dhe individëve në zgjedhje.

Komisioni i Venecias sipas thashethemeve të Bashës, “do ta ndryshojë Kodin, pasi ka folur Ilir Meta me një mik aty”. Pastaj një ditë para 17 shkurtit do kemi Kod të ri.

Ideja është që do flasim ditën e fundit për listën jo tani.

Dhe ata natyrisht presin përsëri. Arsyeja është shumë e qartë. Deri më 17 Shkurt ai do t’i gënjejë, se ndryshe i ikin me katër partitë e reja që kanë dalë nga PD, ose me LSI. Ja Klevesi i nisi negociatat që sot, se ai nuk pret më “Venecian”.

Gënjeshtra e fundit mund të ishte një gjë dhe më e besueshme, por ai i ka rënë shkurt. Nuk ka gjetur ndonjë gjë më të besueshme se Komisioni i Venecias, pasi vetëm përmes kësaj gënjeshtre, mund t’i bindë të presin deri më 17 shkurt në mesnatë kur të dorëzojë listën. Pastaj pasi digjen afatet, ata s’kanë ku të shkojnë më.

Kaq është gjithë kjo historia e re me Komisionin e Venecias. Është gënjeshtër me afat skadence 17 shkurtin. Kush nuk ka ndonjë alterntivë tjetër le ta besojë, se argëtim është, edhe kur e di që po të gënjen dhe ti bën sikur e beson.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Elida Janushi sot në 72 vjetorin e saj! Urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!

Aktorja Elida Janushi sot në 72 vjetorin e saj! Urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!

02/08/2025
“Nuk ishte dashuri me shikim të parë… por ishte e përjetshme! Kevin Costner për Whitney Houston

“Nuk ishte dashuri me shikim të parë… por ishte e përjetshme! Kevin Costner për Whitney Houston

02/08/2025
Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

29/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In