• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Komision parlamentar apo… një komision mjekësh psikiatër për Ilir Metën?!

31/10/2020
in Aktualitet, Blog, Kuriozitete, Speciale
A A
Komision parlamentar apo… një komision mjekësh psikiatër për Ilir Metën?!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anri Bala
Lexoj çdo ditë në rrjete sociale nga qytetarë të ndryshëm, që shpërthejnë të irrituar dhe të fyer pas çdo deklarate apo dalje para gazetarëve të Presidentit në detyrë Ilir Meta, se Kryetari i Shtetit, na paska degraduar në një pijanec ordiner, por nuk arrija ta besoja… sepse nuk doja ta besoja. Jo se nuk mund të ndodhte, por nuk gjej asnjë arsye të vetme, se përse mund të transformohej një njeri ashtu në kulmin e lavdisë dhe të mirëqenies së tij?!

Me thënë të drejtën, në përgjithësi jam skeptik dhe nuk parapëlqej t’i besoj gjithë atyre thashethemeve që thuhen për të, si hajdut dhe mashtrues, intrigant dhe i korruptuar, sharlatan dhe i frikësuar, sepse atëherë do vendosja një shenjë barazimi me të gjithë politikanët e “shkëlqyer”, që janë në krye të kupolës së shtetit shqiptarë dhe nëse po, atëherë do më dilte llogarija shumë keq, për veten time, për ne të gjithë, sepse kjo tregon, as më pak as më shumë, se jemi komb që s’dimë të zgjedhim… udhëheqësit tanë.

Këtë nuk do e pranoja dot kurrë, se në një thesë me pjeshka, na zuri dora kastravec të kalbur, më të pa vlerin kastravec. Këtu diçka nuk shkon… sepse ose na ka humbur ndjenja e dhembjes, ose kurrizi na ka zënë kallo nga barra e rëndë e fyerjeve dhe turpërimit.

Dobësinë tonë dhe fajet e atyre që e zgjodhën aty, e ka kuptuar dhe Meta, prandaj është besimplotë, se në “referendumin” figurativ të 25 Prillit, të shpallur nga ai, do e fitoj “kastraveci”. Por njëkohësisht, heroi i ynë i betejave imagjinare është kapur nga dalldija dhe frika e demonëve të tij të së kaluarës, sidomos kur deklaron nëpër media, se ai ka vite që nuk e zë gjumi për popullin, për demokracinë, lirinë dhe mirëqenien… e që mos t’i hamë hakun dhe për pushtetin e tij të rrezikuar nga drejtësia, që shpresojmë të mbërrij një ditë.

Lufta e tij e paprecedentë, me pisqolla gojore, nëpër “dritare” mediatike kundër Ramës, qeverisë, miqve të Shqipërisë dhe partnerëve amerikano-europian, duke u prezantuar si hero, patjetër që e ka një kosto… ose bëhesh mbret, ose bie dëshmor.

Por Iliri nuk e pranon kurrë të ardhmen e tij si dëshmor, ndaj ulëret e pëllet, për tu hequr si mbret dhe si paranojak që është, shikon ëndrrën e madhe, ku shqiptarët nga janë e nga s’janë, nën udhëheqjen e tij me 25 Prill, plot 3 milion, do i vënë mbi kokë, kurorën e humbur.

Kjo natyrisht, quhet ëndërr dhe të endërrosh nuk të ndalon askush. E kjo ëndërr, i shërben atij për tu qetësuar sadopak nga tmerri që e zë sa herë kthen sytë nga e ardhmja. E ëndrrat e Ilirit djalë flori dhe Ilirit mbret, nuk janë ëndrra… por ilaç për gjumë dhe për shpirtin.

Të jeni të bindur, se me pije dhe me endrra pas pijes, gjumi është i sigurtë. Por, nëse do bëhej realitet ëndrra, e do na zinte gjumi ne… atëherë do të mbaronte tmerri i Metës dhe do të niste fundi i tmerrshëm i një kombi, që për 30 vjet nuk mësoi të zgjedh.

Ilaçe për gjumin e të tmerruarve nga bëmat e tyre nuk do ketë, për sa kohë fundi i tmerrshëm i të gjithë atyre që kemi zgjiedhur gabimisht, duket se është shumë afër, nga frika dhe paniku që i ka zënë, sepse frikacakët që tremben edhe nga errësira e natës, nuk i bënë trima, fishkëllima e tyre.

Do bënte mirë paralamenti të hiqte dorë nga komisionet parlamentare këshilluese-qortuese dhe në emër të Kushtetutës të kërkonte ngritjen e një komisioni mjekësor psikiatrish profesionist, për tu siguruar një herë e mirë dhe ligjërisht, për gjendjen mendore të Presidentit si kryeshtetar.

Të jeni të sigurtë… diagnoza do jetë e rëndë: Çrregullim psikik akut polimorfi me kriza panik-ankthi, që nuk ka gjykatë Kushtetuese që e mbron, por që do shpëtojnë një herë e mirë vendin dhe vetë atë nga tmerri pafund i pritjes së xhelatit, duke e rehabilituar në “pension”, si të sëmurë të rëndë mendor!/Ekskluzive.al

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Elida Janushi sot në 72 vjetorin e saj! Urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!

Aktorja Elida Janushi sot në 72 vjetorin e saj! Urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!

02/08/2025
“Nuk ishte dashuri me shikim të parë… por ishte e përjetshme! Kevin Costner për Whitney Houston

“Nuk ishte dashuri me shikim të parë… por ishte e përjetshme! Kevin Costner për Whitney Houston

02/08/2025
Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

29/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In