• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

“Nuk e keni ju fajin, por Kina”! Trump: Vaksina do ju shpëtojë brenda pak javësh. Biden: Presidenti ka hequr…

31/10/2020
in Bota
A A
“Nuk e keni ju fajin, por Kina”! Trump: Vaksina do ju shpëtojë brenda pak javësh. Biden: Presidenti ka hequr…
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm katër ditë deri në zgjedhjet e 3 nëntorit, dy kandidatët për president amerikan i përqëndruan përpjekjet të premten në shtetet e lëkundura në qendër të vendit.

Presidenti Donald Trump bëri fushatë në Miçigan, Minesota dhe Uiskonsin, ndërsa ish-nënpresidenti Biden bëri fushatë në Minesota, Uiskonsin dhe Ajova.

Miçigani ka 16 vota elektorale, ndërsa Uiskonsini ka 10 dhe Ajova ka 6.

Zoti Biden tha në një tubim në Ajova, ku përkrahësit po e ndiqnin nga makinat e tyre në terrenin e panairit shtetëror të kryeqytetit De Mojn, se ky shtet ishte goditur nga shifra rekord me koronavirus dhe ritme të larta të shtrimit në spital, duke thënë se presidenti “kishte hequr dorë” nga lufta kundër virusit.

“Ndryshe nga Donald Trumpi, ne nuk do të dorëzohemi para virusit,” tha ai.

Presidenti Trump tha para përkrahësve në një tubim nën qiell të hapur në Waterford Township të Miçiganit se rivali i tij Biden kishte parashikuar një dimër të zymtë për arsye të pandemisë.

“Tamam për atë ka nevojë vendi, për një dimër të gjatë e të zymtë dhe një udhëheqës që përmend këto gjëra,” tha zoti Trump.

Presidenti tha se një vaksinë e sigurtë do t’i shpëtonte amerikanët brenda pak javësh, duke shtuar se vaksina do të ofrohej falas, pasi “nuk e keni ju fajin. Fajin e ka Kina”.

Presidenti Trump dhe rivali i tij demokrat Biden i përqendruan përpjekjet e tyre të fushatës të enjten në shtetin juglindor të Floridës, të cilin presidenti e fitoi në vitin 2016.

“Nëse Florida voton blu, fitorja është e jona”, tha zoti Biden në një tubim ku mbështetësit morën pjesë duke mos dalë nga makinat para kolegjit Broward, duke iu referuar ngjyrës së Partisë Demokrate.

Zoti Biden kritikoi Presidentin Trump për mbajtjen e tubimeve plot me njerëz mes pandemisë së koronavirusit ku shumica e të pranishmëve nuk mbajnë maska, duke i quajtur ato “aktivitete super përhapëse”.

Që nga viti 1966, kandidati që ka fituar në Florida ka fituar edhe presidencën. Ky shtet ka 29 vota elektorale nga 270 që nevojiten për të shpallur fituesin.

Sipas një analize të disa anketave kombëtare të përgatitur nga organizata Real Clear Politics, dy kandidatët janë thuajse barazim në Florida dhe Karolinën e Veriut, ndërsa presidenti renditet pas zotit Biden në Miçigan, Pensilvani dhe Uiskonsin./VOA

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

16/09/2025
Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

Reshat Arbana, nderi ynë mbarëkombëtar në 85-vjetorin e lindjes! Portreti i jetës së një artisti dhe njeriu të jashtëzakonshëm, shkruar nga prof. Kabo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In