• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Klosi pranon kërkesën e Haxhisë: Do rrëfej gjithçka për dosjen Hajdari! SHIK ka të dokumentuar ngjarjen, Berisha duhet të shqetësohet

24/10/2020
in Aktualitet, Dosja X
A A
Fatos Klosi i përgjigjet Sali Berishës: Më duket se po rrjedh, ka nxjerrë 500 variante deri tani për Azemin!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi shprehet i gatshëm për të dëshmuar në gjyqin e Izet Haxhisë. Dje u mbajt seanca e radhës në Gjykatën e Tiranës ndaj Izet Haxhisë, i cili akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit.

Por edhe pse avokati Idajet Beqiri e kishte lënë ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi jashtë listës së dëshmitarëve, Izet Haxhia ka kërkuar dje në gjykatë që ai të thirret si dëshmitar. Sipas palës mbrojtëse, Klosi ka informacion mbi ngjarjen dhe dëshmia e tij ka shumë vlerë.

Gazeta kontaktoi me zotin Klosi, i cili gjatë reagimit e përshëndeti dhe mirëpriti lajmin që do të shkojë për të dëshmuar. I qartë dhe i prerë si gjithmonë, ish-kreu i SHISH theksoi se në gjyq do të rrëfejë gjithçka di për vrasjen e Hajdarit, ndërsa shtoi se SHIK ka të dokumentuar ngjarjen.

“Sigurisht që jam i gatshëm që të dëshmoj në çdo kohë nëse do të më kërkohet të dëshmoj për dosjen “Hajdari” dhe nga kjo pikëpamje patjetër do të shkoj të dëshmoj tek gjyqi i Izet Haxhisë. Ndërkohë unë e kam thënë për gazetën tuaj dhe për media të tjera që ne Shërbimi Informativ Shtetëror gjatë kohës kur ky institucion drejtohen nga unë, ja kemi dhënë ato që dinim me shkresa policës, prokurorisë të gjitha çka dinin ne në atë kohë për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.

Ja kemi dhënë me shkresa dhe raporte që kanë qenë shumë. Kështu që, unë jam i gatshëm të shkoj të dëshmoj dhe t’i vë në dispozicion ato që di dhe janë shkresa pafund. Pse dhe çfarë ka ndodhur asokohe, kështu që nga kjo pikëpamje unë jam i gatshëm që t’i vë në dispozicion në shërbim të institucioneve të drejtësisë. Pra, nuk e kam kompleks të shkoj të dëshmoj në gjyq”, deklaroi ai për gazetën “SOT”.

Berisha duhet të shqetësohet

Por ndërsa mirëpret ftesën për të dëshmuar në gjyqin ndaj Izet Haxhisë, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi thumboi në distancë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ky i fundit është thirrur më herët për të dëshmuar në gjyqin ndaj vrasjes së ish-deputetit Azem Hajdari, por ka refuzuar të shkojë. Ndërkohë që me rihapjen e gjyqit ndaj Izet Haxhisë, ish-bodyguardi i Berishës, ka kërkuar që të thirret si dëshmitar edhe ish-lideri demokrat.

Mirëpo, për zotin Fatos Klosi kjo lëvizje e Haxhisë është një kambanë alarmi për Berishën, pasi sipas tij, i vetmi që duhet të shqetësohet për rihapjen e gjyqit është ish-kryeministri. “Po ripërsëris ato që kam thënë për gazetën tuaj, që Sali Berisha gjatë këtyre 22 viteve ka thënë shumë gjëra të vërteta dhe të pavërteta pa fund për çështjen “Hajdari”.

Por mendoj se tani ka ardhur koha që Berisha të thotë çfarë di dhe çfarë nuk di, pasi ai ka bërë shumë deklarata kontradiktore. Berisha ka gisht në vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari.

Kështu që fakti që gjykata e rihapi tani dosjen “Haxhia” e ka vënë Berishën në pozita të vështira tani dhe nuk e do rihapjen e dosjes “Haxhia” apo edhe “Hajdari”. Berisha ka gënjyer shumë dhe i ka hyrë frika në palcë tani.

Dhe bën mirë që të shqetësohet. Berisha e shfrytëzoi vrasjen e Hajdarit për favorin e tij dhe e përdori politikisht. Kështu që duke qenë se mes emrave që janë thirrur për dëshmitarë në gjyqin e Izet Haxhisë është edhe Sali Berisha, ky është një lajm i mirë”, nënvizoi ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi për gazetën “SOT”.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In