Shqipëria mblodhi 1.15 miliardë euro në Konferencën e Donatorëve sot në Bruksel, teksa shumë shtete u solidarizuan duke ofrur ndihmën e tyre, që konsiston në grante, hua, projekte zhvillimi e investime.
Një sukses ky që u përshëndet nga shumë personalitete, dhe padyshim dhe krerët e partive në vend, përfshirë këtu Bashën dhe Kryemadhin.
Por ai që ka heshtur deri më tani, është ish kryeministri Sali Berisha.
Kjo heshtje duket se nuk i ka shpëtuar ish-kreut të Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu shprehet se Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë, por sot me këtë dhuratë (100 milion euro dhuratë dhe 60 mln hua) heshti.
“Sali Berisha falenderoi zyrtarisht Macron-in kur votoi kundër Shqipërisë dhe po hesht sot që Franca i dhuroi 100 milionë euro shqiptarisë. O zot, sa njeri i zi…” shkruan Spahiu./CNA.al