• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

HETIMI: Qarkulloi 45 milionë dollarë! Zbulohet skema si drejtor Loni vidhte Bankersin me nënkontraktorin TEA. Transferta në llogarinë e gruas!

23/10/2020
in Aktualitet, Kronike
A A
HETIMI: Qarkulloi 45 milionë dollarë! Zbulohet skema si drejtor Loni vidhte Bankersin me nënkontraktorin TEA. Transferta në llogarinë e gruas!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

DITA ka zbardhur sot detaje nga dosja hetimore për ish-Drejtorin e Bankers Petroleum, Leonidha Çobo, i cili akuzohet për përvetësime të mëdha financiare që arrijnë, sipas një letre të Bankers drejtuar krerëve të shtetit dhe të drejtësisë në më shumë se 100 milionë dollarë.

Kallëzimi është kryer nga vetë kompania Bankers Petroleum dhe tashmë të gjitha detajet po hetohen nga prokuroria. Një pjesë e dosjes hetimore është siguruar nga DITA.

Sipas materialeve të prokurorisë dhe kallëzimit të vetë kompanisë është konstatuar një skemë mashtrimi e cila përfshinte edhe familjarët e Çobo, madje edhe të shoqen e tij.

Skema
Në qendër të skemës që po heton prokuroria është kompania “Tea Co shpk”, e cila ndodhet nën pronësinë e familjarëve të ish-Drejtorit të Bankers, Çobo.

Kjo kompani ka funksionuar për 15 vjet si nënkontraktore e Bankers Petroleum duke qarkulluar vetëm ajo më shumë se 45 milionë dollarë amerikanë. Dokumentet tregojnë që një pjesë e këtyre parave i është transferuar sërish Leonidha Çobos.

Prokuroria është në fazën e parë të hetimit dhe ende nuk ka konkluduar sa thellë shtrihet kjo skemë dhe sa për qind e kësaj shume ka shkuar drejtpërdrejt në xhepat e ish-drejtorit.

Por hetuesit kanë siguruar shënime ku qartësohet ndarja e përfitimeve ndërmjet “tre ortakëve të supozuar” të TEA-Co, një ndër të cilët është vetë ish-drejtori Çobo.

Siç rezulton në dosjen hetimore, Çobo dhe dy ortakët e kompanisë ndanin përkatësisht rreth 33% të të ardhurave secili, megjithëse Çobo nuk figuron ligjërisht ndër aksionerët.

Sipas faksimileve që gjenden në dosje, vetëm në nëntë muaj nga 1 shtatori 2008 deri më 26 maj 2009, Tea Co i transferoi zotit Çobo shumat prej 264,000 euro, 198.000 dollarë dhe 14 milionë lekë.

Transfertat
Fakti i përfitimeve direkte të ish-drejtorit është verifikuar nga hetuesit edhe nga disa transaksione bankare të kryera kundrejt bashkëshortes së tij, pikërisht nga nën-kontraktori Tea CO shpk.

Siç evidentohet nga hetimet vetëm në një nga transaksionet që mban datën 10 nëntor 2011 janë paguar 10 milionë lekë në llogarinë e bashkëshortes së ish-drejtorit. Pagesa është kryer në monedhën vendase, lekë, dhe brenda ditës është bërë konvertimi në monedhën dollar në të njëjtën llogari të bashkëshortes së ish-drejtuesit.

Sipas prokurorisë, këto lloj pagesash mbështesin dyshimet mbi përfitimet direkte që z.Çobo ka marrë nga ky nënkontraktor, i cili për vite me radhë, arriti të bëhet një nga nën-kontraktorët më të mëdhenj të Bankers.

Dosja ka detaje të tjera të shumta që provojnë se ish-drejtori, në konflikt të hapur interesi dhe në kundërshtim me ligjin dhe politikat e kompanisë, nënshkroi amendime në favor të TEA, duke e ftuar atë të marrë pjesë në tenderë, duke krijuar madje edhe “detyrime” të rreme të Bankers ndaj TEA.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

11/11/2025
Në kujtim të aktorit shkodran Ramiz Rama

Në kujtim të aktorit shkodran Ramiz Rama

11/11/2025
Të qeshurat që nuk i merr vdekja! Pesë vite pa legjendën e humorit Koço Devole

Të qeshurat që nuk i merr vdekja! Pesë vite pa legjendën e humorit Koço Devole

09/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In