• Kontakt
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha në panik për kandidatët e Durrësit. Demokratët e Kënetës tentojnë të rrahin Oerd Bylykbashin. Xhaferraj qetëson gjakrat: Ju e dini që nuk ju tradhëtoj kurrë

22/10/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Basha në panik për kandidatët e Durrësit. Demokratët e Kënetës tentojnë të rrahin Oerd Bylykbashin. Xhaferraj qetëson gjakrat: Ju e dini që nuk ju tradhëtoj kurrë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Demokratëve të Durrësit duket se ende nuk i ka dalë inati, ndërsa të gjithë e kanë mllefin me një njeri që është Oerd Bylykbashi. Madje edhe në Tiranë duket se kanë vërshuar me qindra telefonata që nuk duan të jetë më ky emër kandidat në Durrës.

Sipas burimeve nuk kanë munguar edhe ultimatumet se nëse Basha sjell në Durrës, Bylykbashin, si kandidat humbja është në përmasa të turpshme. Gjithsesi pas atij procesi që e turpëroi PD e Durrësit, duket se tashmë tre klanet kanë marrë seriozitetin e tyre për të qenë gati për zgjedhjet e 25 prillit.

Ferdinand Xhaferraj po mundohet të jetë lider i PD në Durrës, ndërsa duket se ai më shumë po paragjykohet për një marrëveshje për punët e tij se sa për një përfaqësim elektorati. Vetë Xhaferraj është mjeshtër i kësaj pune. Klani që tregoi se ka rreth vetes 1000 njerëz që e ndjekin dhe që drejtohet nga Armand Teliti dhe Igli Cara testuan mbështetjen e tyre brenda PD për t’i treguar në zgjedhje votës së komanduar të PD se sa vlejnë.

Basha po mundohet të gjejë njerëz në Durrës për të qenë jashtë asaj që është votuar po për të thithur vota. Kjo si fillim e ka nxjerrë atë zbuluar në një proces që ka qenë më qesharaku, ku hapja e partisë u rikthye në 2013, ku u thërritën demokratët për të votuar për drejtorët që e masakruan PD. Një klan i tretë duket se është formuar rreth Xhaferrajt që është njeriu më në siklet se duhet të ketë në parti edhe të ikur me LZHK që duan të bëhen deputet, po edhe ata që kanë masakruar PD duke e hequr nga pushteti. Xhaferrajt i duhet të mbajë afër edhe ata që e shajnë se ka ikur nga PD, kur në fakt ata kanë ikur më shumë se ai, po i duhet të mbajë afër edhe ata që kanë vjedhur me PS, që janë pjesë e saj në tendera, që janë pjesë e saj në afera dhe që ai nuk mund as t’i përmend emrin. Kjo e gjitha e ka bërë Xhaferrajn qesharak kudo që shkon, kudo që flet.

Nga një investigim që ka bërë Gazeta Bulevard të gjithë kandidatëve të seleksionuar nga Nishani, të gjithë kanë përfunduar për të mbaruar punë ose kanë një nder të mbaruar në zyrën e Dakos. Vetë Fredit i ka rënë për pjesë të ketë kryebashkiaken e Durrësit sipër shtëpisë. Ndërsa stafi i gazetës po përgatit listën e plotë se ku punojnë dhe janë punësuar nga PS njerëz të familjes së tyre, në Zonën e Kënetës ka shpërthyer një mllef i madh. Burime tepër të sigurta për gazetën kanë thënë se Oerd Bylykbashi dhe Ferdinand Xhaferraj janë tentuar të rrihen në një lokal të Kënetës, ndërsa nuk kanë munguar fyerjet.

Oerd Bylykbashi është parë gjithnjë në PD si një kalë troje, kjo për faktin se ai ka një të kaluar të keqe me PD dhe madje në memorien e PD së Durrësit risjell vjedhjen e votës së kohës së Ilir Metës. Banorët e Kënetës janë ankuar gjithmonë se si një komunitet që ka formësuar edhe Durrësin e ri duhet të kenë një përfaqësim. Kjo gjë nuk ka ndodhur me procesin “demokratik” që realizoi Basha këtë radhë. Madje duke lënë jashtë listës një nga demokratët më të devotshëm të asaj zone. Kjo duket se ka qenë dhe një moment rebelimi.

Sipas burimeve të Gazetës Bulevard fakti që nuk ka dalë asnjë kandidat nga Këneta dhe aq më shumë që njërit prej tyre i ishte premtuar dhe në dijeninë e demokratëve e meritonte, nuk është listuar duke u shtuar edhe pse një njeri problematik se gjoja e përkrah Amerika, po që babai i ka vjedhur ca prona, ka rebeluar gjithë zonën. E gjithë kjo barrë i ka mbetur Bylykbashit, i cili bashkë me Xhaferrajn ka tentuar të qetësojë gjakrat, po në fakt ka qenë vetpërmbajtja e demokratëve që e ka bërë një gjë të tillë. Djegia e një emri të besueshëm për banorët atje dhe heqja e tij nga lista ka bërë që Bylykbashi të përballet me një revoltë që nuk do ia servirnin as socialistët që dikur e kanë pasur si djalin e tyre dhe për inat i kujtojnë komisionerët e familjes në komisionet e tyre.

Takimi sipas burimeve nga PD për Gazetën Bulevard është bërë në një lokal të Kënetës ku nuk ka pasur përshëndetje po një mori të sharash dhe madje deri në kërcënime për rrahje. Bylykbashi për herë të parë ka kuptuar mesa duket se PD është një uragan edhe brenda saj. Qetësimin e ka bërë vetë zoti Xhaferraj që i ka kujtuar banorëve të Kënetës se edhe atë nuk e donin në fillim kur kandidoi aty, po ama ai e justifikoi besimin e tyre dhe Këneta si zonë është sot demokrate edhe falë Xhaferrajt.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

02/02/2026
Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In