• Kontakt
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mazhoranca drejt ngritjes së Komisionit Hetimor nr. 2 për Ilir Metën, abuzimet me nënshtetësitë pa kriter rrezikojnë shkarkimin e presidentit

19/10/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Mazhoranca drejt ngritjes së Komisionit Hetimor nr. 2 për Ilir Metën, abuzimet me nënshtetësitë pa kriter rrezikojnë shkarkimin e presidentit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mazhoranca mund të ngrejë një tjetër Komision Hetimor për shkarkimin e Presidentit të Republikës. I pari ishte për shkelje me datën e zgjedhjeve dhe emërimet në Kushtetuese, por që përfundoi me një rezolutë.

Këtë herë mund të kemi një Komision Hetimor për abuzim me detyrën nga ana e kreut të shtetit. Në media prej disa ditësh janë publikuar artikuj ku hidhen dyshime se presidenti ka abuzuar me dhënien e qindra shtetësive për individë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe shtete të tjera.

Gazeta “SOT” që në verë e denoncoi faktin e qokave të Metës me dekoratat dhe shtetësitë, por duket se bëhet fjalë për një skandal akoma më të madh, pasi dyshohet se janë dhënë shumë shtetësi me procedurë të përshpejtuar. Që kur ka marrë detyrën Meta ka dhënë rreth 2 mijë nënshtetësi në total, por nga këto rreth 400 janë me procedurë të veçantë dhe dyshimet janë se janë shmangur institucionet ligjzbatuese që duhet të bëjnë verifikimin. Presidenti do të dalë sot në një konferencë për mediat dhe pritet të japë shpjegime, ndërkohë gazeta ka mësuar nga brenda Partisë Socialiste se kjo çështje nuk do të lihet të kalojë me kaq.

Mësohet se është hedhur teoria e ngritjes së një Komisioni Hetimor për të zbuluar të vërtetën. Sipas burimeve po shqyrtohet si mundësi, pasi kemi të bëjmë jo vetëm me një akt që mund të sjellë shkarkimin e tij nga detyra, por dhe përbë vepër penale. Nëse vërtetohen akuzat kemi të bëjmë me shpërdorim detyre që dënohet me burg. Gazeta e tha pak ditë më parë se tërheqja nga shkarkimi ka shkaktuar irritim në radhët e socialistëve.

Madje në një mbledhje grupi u kërkua që të ngrihej një Komision i ri Hetimor për angazhimin e Metës në fushatë. Fakti që tani doli dhe skandali i pasaportave shton rreziqet që mazhoranca t’i rikthehet betejës me presidentin për ta shkarkuar nga detyra dhe pse jo për ta dërguar për ndjekje penale.

Shmangia e ligjit

Parlamenti miratoi një ligj të ri për shtetësinë, i cili sapo ka hyrë në fuqi, ndërkohë presidenti i ka dhënë shtetësitë sipas ligjit të vjetër duke u bazuar te neni 9, i cili përcakton dhënin e shtetësisë me natyralizim. Sipas informacioneve, procedura standarde që ndiqet për dhënien e shtetësive është përmes Ministrisë së Brendshme. Kush mendon se plotëson kushtet aplikon aty dhe më pas ministria kontakton me Presidencën.

Por ka dhe raste të veçanta, ku bie në sy se presidenti i ka përdoru pak si shumë. Është pika 7 e nenit 9 që përcakton se mund t’u jepet nënshtetësi personaliteteve që kontribuojnë në fusha të caktuara në Shqipëri. “Të huajit, që ka mbushur moshën 18 vjeç, mund t’i jepet shtetësia shqiptare me natyralizim edhe në qoftë se nuk plotëson kushtet e këtij ligji, me përjashtim të pikës 6, në qoftë së Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar”, thuhet në pikën 7 të nenit 9.

Procedura standarde është që aplikanti duhet të ketë mbushur 18 vjeç; të ketë banuar ligjërisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të vazhdueshme, për jo më pak se 5 vjet; të ketë banesë dhe të disponojë të ardhura të mjaftueshme; të mos ketë qenë ndonjëherë i dënuar në shtetin e vet apo në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë shtet të tretë për vepra penale, për të cilat ligji parashikon dënime me jo më pak se 3 vjet heqje lirie. Dyshimet janë se presidenti ka përdorur përcaktimet e pikës 7 për të dhënë qoka dhe për të bërë ndere.

Ajo që bie në sy është se nënshtetësi kanë marrë shumë individë që nuk kanë asnjë kontribut në kulturën, ekonominë, arsimin, shkencën apo sportin në vend. Rezulton se në shumë raste shtetësinë janë dhënë brenda shumë pak ditësh, duke ndritur dyshime se janë shmangur institucionet ligjzbatuese, pasi neni 7 e përcakton që mund të jepet shtetësia, por nëse individi nuk përbën kërcënim. Pra fillimisht ai duhet të verifikohet nga SHISH, policia, DSIK, etj. Vetëm një Komision Hetimor do të hidhte dritë mbi këtë çështje./Kliti Topalli

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

02/02/2026
Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In