• Kontakt
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Nuk ndalet lufta Qeveri-Presidencë, socialistët thirrje prokurorisë nga salla e Parlamentit që të vihet në lëvizje për sjelljet e Metës

16/10/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Nuk ndalet lufta Qeveri-Presidencë, socialistët thirrje prokurorisë nga salla e Parlamentit që të vihet në lëvizje për sjelljet e Metës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ashpërsohet lufta mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Ky i fundit ka bërë të tjera thirrje për përmbysje të qeverisë, ndërsa nuk kanë munguar reagimet e kryeministrit Rama dhe deputetëve të tij.

Shefi i qeverisë ka këmbëngulur sërish tek lidhjet e presidentit Meta me subjektet e OFL-së. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama u shpreh se krim zgjedhor është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje, ndërsa shton se futja e presidentit nëpër lokale ku sipas tij vë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolta, është një krim mendor.

“Ilir, krim zgjedhor në Republikat Parlamentare është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje me thikë në gojë! Ndërsa futja e Presidentit skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion është krim mendor”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Deputetët apel prokurorisë

Ndërkohë që edhe deputetët e mazhorancës kanë nisur kundërpërgjigjet ndaj presidentit Meta. Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, bëri deklaratën e fortë dje nga Kuvendi, ku i kërkoi SPAK ta izolojë presidentin Meta. Ndërsa foli për respektimin e masave anti-covid, Çela tha se duhet respektuar çdo vendim i organeve këshillimore dhe jo të konsiderohen teka siç i konsideron opozita dhe pseudo-presidenti.

Ai i bëri thirrje SPAK që ta izolojë Metën, pasi sipas tij ai e ka mbushur kupën. “Ne kemi plot probleme, por ky gripi, është një zjarr në mbarë globin dhe na ndërgjegjëson më shumë që të mbrohemi më shumë, detyra jonë është të mbrojmë çdo organ këshillimor, jo t’i quajmë si teka, siç bën opozita, apo pseudo-presidenti. Unë inkurajoj kryeprokurorin të bëjë izolimin e këtij njeriu i cili ka mbushur kupën me të gjitha gjërat. Nuk ka nevojë ta hetojë BKH, por ta izolojë”, tha Çela.

Reagon Spiropali

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur për ndryshimet dhe shtesa në ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi duke marrë shembullin e saj me presidentin Ilir Meta dhe sulmet që janë bërë ndaj saj kohët e fundit. “Detyrim që na lind edhe me partnerët tanë.

Sjell nevojë për ndryshime në këtë ligj. Siç shkruante, nazistët dhe fashistët nuk i vranë me armë dhe me thika hebrenjtë, por me gjuhën e urrejtjes. Më pas gjuha e urrejtjes dhe urrejtja bëri eliminimin fizik. Gjuha mund të duket e largët, por parimet janë njësoj. Duke iu përmbajtur parimit, ka dhe një kontradiktë në institucionet më të larta të shtetit për diskriminimin gjinor apo grupeve vulnerabël.

Një gjuhë ndaj diskriminimit gjinor, e gjen nga Presidenti i Shtetit. Unë jam një ministre, grua, nënë që jam përballur me atë që luan rolin e institucionit të Presidentit. Jo vetëm zëdhënësi, grupi afër tij apo partia që ka degraduar, por vetë Presidenti përdor gjuhë urrejtje. Nuk është puna për mua dhe di të mbrohem, nuk më heshtin dhe intimidojnë.

Është puna e shembullit që jep Presidenti për gratë, vajzat dhe qytetarët që duan të kenë institucione të rregullta, që mos përdorin gjuhë misogjene, seksiste diskriminuese. Si ka mundësi të bjerë në nivele të tilla jo vetëm komunikimi i Presidentit, por institucionit, jo vetëm Ilir Metës por edhe zëdhënësve”, tha Spiropali.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

02/02/2026
Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In