• Kontakt
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Çmendet Ilir Meta, i’u lëshon “konellapsin” e tij mediave: O doçër e pupacë të ndyrë, ndaloni urgjent akuzat ndaj meje

16/10/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Çmendet Ilir Meta, i’u lëshon “konellapsin” e tij mediave: O doçër e pupacë të ndyrë, ndaloni urgjent akuzat ndaj meje
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ilir Meta është tërbuar, pasi gazetari Adriatik Doçi i Shqiptarja.com ka publikuar skandalin e radhës së tij, me dhënien e nënshtetësisë shqiptare.

Me një gjuhë rrugësh, ai iu ka vërsulur sërish Blushin e tij, mediave.

Reagimi i Blushit

Pa u shuar mirë skandali i etiketimit si “terroristë” të futbollistëve të FK Tirana dhe fyerjes së komunitetit të tironasve autoktonë;

Pasi po përdhosin çdo ditë me fushatën e pështirë spiropaliste vlerat e Luftës Antifashiste, Dëshmorët dhe Heronjtë e saj;

“Rilindja”, ky sekt pa vlera, pa familje, pa nder dhe pa Atdhe, ka nisur një fushatë të egër antikombëtare, tërësisht millosheviçiane, kundër figurave më të spikatura të kombit shqiptar!

Nuk kemi dashur prej kohësh t’u përgjigjemi portaleve në të zezë të “Rilindjes” për “Fake News”-et e ndyra që prodhojnë çdo ditë, por nuk mund të heshtim kur Zëdhënësi i Tao Qylit, Malavita dhe Doçët e tyre mediatikë, për llogari të Trendit Buburrec, përdorin gjuhën e Millosheviçit, Sheshelit dhe Arkanit famëkeq për t’i cilësuar “të padenjë për të qenë shqiptarë” dhe “skandal të rëndë e cënim të sigurisë kombëtare”, dhënien e shtetësisë shqiptare për familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së dhe për artistët e intelektualët e spikatur shqiptarë në Kosovë, Maqedoni të Veriut e Diasporë.

Garantojmë me përgjegjësi të plotë ligjore dhe institucionale se nuk është shkelur asnjë presje dhe jo më gërmë, e ligjit “Për shtetësinë”.

Portaleve në të zezë të Rilindjes që përgojojnë procedurat e dhënies së shtetësisë për disa familjarë të Dëshmorëve të UÇK apo personaliteteve nga Kosova, u kujtojmë se është ndjekur e njëjta procedurë si me kolegun e tyre Baton dhe familjen e tij nga Presidenti në vitin 2005.

Asnjë i huaj nuk ka marrë shtetësi shqiptare pa u verifikuar më parë në Institucionin përkatës të Sigurisë Kombëtare. Madje as futbollisti “terrorist” i Tironës.
Në zbatim të rregullave, shumica e shtetësive për të huajt janë dhënë për bashkim familjar.

Kjo është lehtësisht e verifikueshme dhe Institucioni është i hapur për të vënë në dispozicion, vetëm sipas rregullave në fuqi, çdo informacion të kërkuar.

Por “Rilindja” që në axhendë të saj ka shkatërrimin e familjes dhe përdhosjen e vlerave të saj, e urren bashkimin e rregullt dhe ligjor familjar.

Për të disatën herë, i bëjmë thirrje Trendit Buburrec, që prej kohësh ka nxjerrë në shitje Kosovën dhe Shqipërinë, të urdhërojë pupacët e pështirë mediatikë të ndalojnë urgjentisht këtë fushatë të ndyrë antikombëtare ndaj shqiptarëve të Kosovës e kudo ndodhen, që edhe Millosheviçi, Shesheli e Arkani i zi do ja u kishin zili.

Boll fabrikuat lajme të rreme, por merruni me një lajm të vërtetë: Mafien e inceneratorëve!

Apo keni frikë se ju presin koromanen?

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

02/02/2026
Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In