• Kontakt
Monday, February 2, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ilir Meta ngarkon me përgjegjësi PS-në për e.kzekutimin e “grupit të deputetëve”: Janë kthyer në sekt pa vlera, pa nder, pa atdhe

12/10/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Ilir Meta ngarkon me përgjegjësi PS-në për e.kzekutimin e “grupit të deputetëve”: Janë kthyer në sekt pa vlera, pa nder, pa atdhe
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vijojnë akuzat dhe kundër akuzat mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Teksa ka kujtuar e.kzekutimin e “grupit të deputetëve”, ngjarje e ndodhur më 10 tetor të vitit 1947, Meta thotë se PS është kthyer në një s.ekt pa vlera, pa nder e pa atdhe… që ndryshon Kushtetutën për t’i ndaluar fjalën opozitës.

Praktikisht, Presidenti Ilit Meta, ka bërë përgjegjëse Partinë Socialiste, në të cilën ai ka milituar për vite me radhë, duke qenë edhe kryeministër i saj, për e.kzekutimin e “Grupit të Deputetëve”, 73 vjet më parë.

Postimi i Metës

E.kzekutimi i “Grupit të Deputetëve” dhe bashkëpunëtorëve të tyre në 10 tetorin e vitit 1947, ka hyrë në historinë e Shqipërisë, si një prej akteve më të rënda të a.sgjesimit masiv të opozitës politike, që instaloi zyrtarisht “institucionin” e eleminimit f.izik, spastrimit e t.errorit ndaj mendimit ndryshe.

V.rasja mizore nëpërmjet një gjyqi të montuar të figurave të shquara së kohës, intelektualë të spikatur e me reputacion në popull, antifashistë dhe politikanë pro perëndimorë, do të hapte siparin e një k.rimi shtetëror të përditshëm në 4 dekadat në vijim.

30 vjet pas rrëzimit të regjimit diktatorial dhe 73 vjet pas kësaj ngjarjeje, shqiptarët kanë, si atëherë, një Parlament monist, të vendosur në funksion të pushtetit, që miraton ligje e ndryshon Kushtetutën vetëm për të ndaluar opozitën politike, ndëshkuar mendimin ndryshe dhe median kritike, dhe që ngre kartonat jeshilë vetëm për ligje në funksion të një kaste oligarkësh që po vjedh çdo ditë pasuritë e shqiptarëve.

Fatkeqësisht, vendi drejtohet nga një regjim autokratik që tenton të marrë formën e një junte, ku Kryeministri në detyrë mburret me krenari nga foltorja e Kuvendit një-partiak për vendimin e babait të tij për v.arjen e poetit Havzi Nela, kur në të gjithë Europën Lindore po frynte era e ndryshimeve demokratike.

Duke nderuar kujtimin e “Grupit të Deputetëve” që sakrifikuan jetën e tyre për Lirinë dhe Demokracinë, është detyra e të gjithëve ne të mbrojmë sot këto vlera që rrezikohen sërish nga një S.ekt pa vlera, pa nder e pa Atdhe, si Rilindja, e përfaqësuar nga bijtë e etërve gj.akatarë, që mburren me firmat e d.ënimeve me v.arje, duke firmosur sot akte për shtypjen e opozitës, a.sgjësimin e fjalës së lirë e llogaridhënies, sundimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

1. Shefqet Beja (me v.arje)

2. Enver Sazani (me v.dekje)

3. Sheh Karbunara (me v.dekje)

4. Selaudin Toto (me v.dekje)

5. Irfan Majuni (me v.dekje)

6. Tefik Deliallisi (me v.dekje)

7. Hysen Shehu (me v.dekje)

8. Salim Kokalari (me v.dekje)

9. Sulo Konjari (15 vjet b.urg)

10. Ramazan Tabaku (me v.dekje)

11. Gjovalin Vlashi (b.urg përjetë)

12. Rustem Sharra (b.urg përjetë)

13. Xhevat Xhafa (b.urg përjetë)

14. Rram Marku (b.urg përjetë)

15. Beqir Çela (me v.dekje)

16. Riza Alizoti (me v.arje)

17. Sulo Klosi (me v.arje)

18. Paolo Saggioti (me v.dekje)

19. Foto Bala (b.urg përjetë)

20. Abdyl Kokoshi (me v.dekje)

21. Shefki Minarolli (b.urg përjetë)

22. Pertef Karagjozi (me v.dekje)

23. Mehmet Prishtina (me v.dekje)

24. Agathokli Xhitoni (me v.dekje)

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

Sot dita e lindjes e ikonës së skenës dhe ekranit shqiptarë, “Mjeshtri i Madh”, “Artist i Popullit”, Sulejman Pitarka

02/02/2026
Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In