• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Berisha tregon se Meta e mashtroi, ndaj ndikoi që ta shpëtojë nga burgu për video-përgjimin e Dritan Priftit: Më hodhi hi syve për 700 mijë eurot!

11/10/2020
in Aktualitet, Dosja X
A A
Berisha tregon se Meta e mashtroi, ndaj ndikoi që ta shpëtojë nga burgu për video-përgjimin e Dritan Priftit: Më hodhi hi syve për 700 mijë eurot!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish kryeministri Sali Berisha është politikani që ka artikuluar akuzat më të forta në drejtim të Presidentit aktual Ilir Meta.

Pavarësisht se sot janë në “sezonin” e bashkëpunimit e miqësisë, përballë armikut të përbashkët Edi Rama, në përpjekje për të kapur pas 25 prillit postin e Presidentit dhe të kryeministrit, ose të Ministrit të Brendshëm, Berisha ka zbardhur disa të vërteta për Metën.

Ishte Sali Berisha ai që e akuzoi për vjedhjen e floririt në Kërrabë, por dhe për afera të tjera korruptive deri tek akuzat për vrasjen e dy punëtorëve në guroret e tij në Malin e Dajtit apo dhe tentativën e vrasjes me pagesë të dy deputetëve.

Teksa ka deklaruar se Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi do ta mbyllin jetën në burg, Sali Berisha ka dyshime se ka vepruar gabim që e shpëtoi presidentin aktual nga burgu, për bllokun e famshëm dhe 700 mijë eurot e ryshfetit.

Duke pranuar publikisht se e kishte shpëtuar ai nga burgu Metën për këtë aferë korruptive, Berisha në momentin e “stinës” që armiqësisë me Presidentin aktual, atëherë zëvendësi i tij në qeveri, ka pranuar se ai mund ta ketë mashtruar për aferën e 700 mijë eurove të Gimit.

Video-përgjimi i Dritan Priftit ku Meta shihej me bllok në dorë duke kërkuar ryshfet prej 700 mijë eurosh ishte një provë e fortë që mund ta dërgonte në qeli ish numrin dy të qeverisë së Berishës në atë kohë.

Por Meta falë mbështetjes së Berishës, i cili një natë para vendimit të Gjykatës së Lartë ishte në shtëpinë e tij për darkë, dhe blerjes së drejtësisë prej tij, ia doli që të shpallej i pafajshëm.

Pikërisht për këtë arsye Berisha ka shumë dyshime, madje shfaqet i penduar për faktin se e shpëtoi Metën nga burgu.

Ish kryeministri demokrat është i bindur se Meta i ka hedhur hi syve. Berisha ka komentuar për herë të parë publikisht se përse mbrojti Ilir Metën dhe ndikoi në faktin që ai mos të arrestohej për korrupsion.

“Une duhet te jem i qarte dhe i sakte ne ato qe them. Nëse Ilir Meta më ka hedhur hi syve për ato 700 mijë eurot, do të them se më ka hedhur hi syve. Por kishte një proces gjyqësor, i cili shkoi deri ne fund dhe perfundoi me nje vendim.

Dhe në dokument shkruhej qartë se dëmi i krijuar nga moszbatimi i vendimit të gjykatës ishte 700 mijë euro. A ishte rregulluar kjo më vonë nuk e di. Por kishte një gjyq”, tha Berisha, duke aluduar dhe per falsifikim te dokumentacionit nga njerezit e Metes ne gjyqesor!

Një qëndrimi i papritur ky i bërë nga ish kreu i qeverisë së PD, teksa ka shfaqur dyshim për tërë procesin gjyqësor të Metës, që nga përjashtimi i ekspertëve të huaj, të thirrur nga Prokuroria shqiptare, e deri te caktimi i ekspertëve të LSI që i quajtën të pavlefshme të gjitha provat.

Berisha pranon se Meta mund ta ketë mashtruar, për të marrë mbështetjen e tij përballë drejtësisë që ishte bërë gati ta fuste në burg, si rezultat i vertetimit me prova dhe fakte të aferës korruptive me 700 mijë euro.

Shifra prej 700 mijë eurosh është përmendur në videon e publikuar nga “Fiks Fare” në janar të 2011, video e cila shkaktoi më pas protesta të forta të opozitës së atëhershme të drejtuar nga Edi Rama, me pasojë 4 të vrarë në Bulevardin përballë Kryeministrisë më 21 janar, nga Garda e Republikës.

Deri më tani jo vetëm që Ilir Metën e shpëtoi nga burgu Sali Berisha, por as ekzekutorët dhe urdhëruesit e këtyre vrasjeve politike nuk janë dënuar ose kanë marrë dënime të vogla.(TemA)

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In