• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Populli i dy marsit dhe votuesit e 25 prillit

10/10/2020
in Blog
A A
Populli i dy marsit dhe votuesit e 25 prillit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Skënder Minxhozi

Konflikti artificial që presidenti i republikës po ushqen përditë ndaj qeverisë dhe kryeministrit, ka kohë që ka nisur të tingëllojë i stisur, i sforcuar dhe i thatë në përmbajtjen e tij. Sa më shumë shtohen epitetet e sharjet ndaj Edi Ramës, në mesazhet publike të Ilir Metës, aq më tepër e gjitha kjo stuhi në gotë të ujit, ka formën e një lëvizjeje të qartë taktike nga ana e kreut të shtetit. Asgjë më tepër se kaq.

E thënë ndryshe, Ilir Meta ndjen se zgjedhjet e prillit të ardhshëm do të jenë atipike për partinë e tij. Ndjen se LSI mund të pësojë një rënie therëse në numra dhe përfaqësim. Do të ndodhë me gjasë kështu, sepse ndër të tjera reforma e sapovotuar elektorale i shkartisi me themel letrat në tryezë dhe ata që instiktivisht ndjehen më të rrezikuar janë lësëistët. Por edhe për disa shkaqe të tjera jo më pak të rëndësishme.

Nga njëra anë paranojën e presidentit e ngacmojnë sondazhet, të cilat thonë që të gjitha së bashku një të vërtetë të hidhur për Metën: LSI nuk do t’i afrohet askund numrit të mandateve parlamentare që gëzonte pas zgjedhjeve të vitit 2017. Pritshmëritë janë që ky numër të pjesëtohet, e kjo e zbret partinë e presidentit në kuota aspak komode.

E lidhur me këtë faktor numerik (në fakt shkak themelor i tij), është trysnia në rritje që PS e PD do të ushtrojnë mbi thesin e madh të votave të 25 prillit, për të marrë maksimumin prej tij. Lufta milimetrike mes të dyjave presupozon përplasje për çdo votë të mundshme. Në dy zgjedhjet e fundit parlamentare, në vitet 2013 dhe 2017, LSI e shfrytëzoi me dinakëri depresionin e thellë të përfaqësimit ku zbriti partia e Lulzim Bashës. Me përkatësisht 170 mijë dhe 225 mijë vota në këto dy zgjedhje, LSI hyri thellë në terrenin e votave të PD, duke e kafshuar rëndë përfaqësimin parlamentar të demokratëve.

Kjo është një rrethanë të cilën Basha dhe të tijët do të përpiqen ta përmbysin me të gjitha mënyrat në 25 prill. Meta dhe Kryemadhi e dinë se PD do të tentojë ta ndërtojë më së shumti ringritjen e saj numerike në Kuvend, duke rimarrë mbrapsht votuesit që e çuan përkohësisht LSI në kufinjtë e mbi 220 mijë votave. E që janë vota kryesisht të rrjedhura nga thesi i PD, nëse marrim të mirëqenë faktin se mes PS e PD, për arsye ideologjike e historike, nuk ka shkëmbim të madh të ndërsjellë votash.

Duke ngritur zërin e duke marrë de facto stafetën e kreut të opozitës shqiptare, Ilir Meta po bën një operacion para-elektoral imazhi. Po tërheq vëmendjen e zgjedhësve me anë të akuzave, fjalorit sharës dhe gjuhës së ashpër ndaj qeverisë tetëvjeçare socialiste, pikërisht me shpresën se kjo egërsi e tij, do të tingëllojë mikluese për votuesin e mërzitur opozitar, përballë butësisë dhe stilit më të moderuar që Lulzim Basha përdor në daljet e tij të fundit publike.

Meta ka hyrë në mënyrë të vrazhdtë në fushatën elektorale, megjithëse ajo ende s’ka nisur mirë. Shpërfillës total ndaj formatit të tij si President dhe kërcënues i hapur ndaj rregullave, protokollit dhe vetë sistemit, ai shfaqet herë me pisqollën e Avni Rustemit, e herë me bombat e dorës së Vojo Kushit, duke kërkuar të avancojë një fabul që as ai vetë nuk e di ku e çon. Dekoron masivisht persona, fise e mbiemra që shpreson t’i japin nesër votën në zgjedhje, qoftë edhe pjesërisht, shan, fyen e etiketon këdo që i del para, shfaqet kudo rrjetet sociale, vakitë, darkat apo ditëlindjet e kujt i del para, me idenë fikse të liderit që e mbush sheshin me një fishkëllimë. I ka mbetur në mendje dy marsi, kur ra në gjunjë para mijëra vetave që po bëheshin gati të mbylleshin në shtëpi nga pandemia.

Ka vetëm një problem të vogël në këtë paradigmë prej heroi vetmitar të Ilir Metës: ai populli i dy marsit ishte i marrë borxh nga një palë që vështirë se t’i jep më ndjekësit e saj, për të luajtur luftash me kryeministrin. Aq më pak t’i jep në 25 prill 2021, kur thuajse të gjithë ata që ngrinin dy gishtat lart në 2 mars te dera e Presidencës, kanë një tjetër projekt nga ai i Presidentit të Republikës. Aq më tepër kur janë hapur shumë edhe fjalët për një qeveri PD-PS pas asaj date…

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë Loro Kovaçin! Rrobaqepësi që u bë aktor profesionist për të na lënë figura artistike të papërsëritshme

Kujtojmë Loro Kovaçin! Rrobaqepësi që u bë aktor profesionist për të na lënë figura artistike të papërsëritshme

27/07/2025
Çudia e Bekim Fehmiut kur vizitoi Shqipërinë: Pse në fusha punojnë gratë?

Çudia e Bekim Fehmiut kur vizitoi Shqipërinë: Pse në fusha punojnë gratë?

27/07/2025
Historia e trishtë e Keanu Reeves: U braktis nga prindërit dhe dhimbja e pashërueshme pasi humbi gruan në një aksident…

Historia e trishtë e Keanu Reeves: U braktis nga prindërit dhe dhimbja e pashërueshme pasi humbi gruan në një aksident…

27/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In