• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Në politikë e futi Ramizi, po kush e solli në Tiranë adoleshentin Sali: Një shkrim për Berishën në… “Bashkimin” e 1959-s!

10/10/2020
in Aktualitet, Dosja X
A A
Në politikë e futi Ramizi, po kush e solli në Tiranë adoleshentin Sali: Një shkrim për Berishën në… “Bashkimin” e 1959-s!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“…Gjithë verës Saliu priste që t’i jepej bursa për në politeknikumin mjekësor të Tiranës. Dhe çasti i pritur me aq padurim erdhi. Seksioni i arsimit e njoftoi Saliun se ia dha bursën atje ku e kërkoi…”

Duket e pabesueshme po për Sali Berishën është shkruar në gazeta që në… 1959-n. Pjesa e mësipërme është shkëputur nga një shkrim për të në gazetën e asaj kohe “Bashkimi”.

Dita kontaktoi autorin e shkrimit Murat Gecaj, i cili e konfirmon shkrimin 56 viteve më parë, në nëntor të vitit 1959.

Shkrimi mban titullin “Ëndrra po realizohet”.

Pjesë nga shkrimi:

“…Sigurisht ju nuk e njihni Saliun. Dhe kini të drejtë. Për ta njohur duhet të kishit qenë në shkollën 7-vjeçare “Asim Vokshi” të Tropojës… Gjithë verës Saliu priste që t’i jepej bursa për në politeknikumin mjekësor të Tiranës. Dhe çasti i pritur me aq padurim erdhi. Seksioni i arsimit e njoftoi Saliun se ia dha bursën atje ku e kërkoi…

U nda Saliu nga prindërit dhe makina kaloi Alpet e udhëtonte nëpër fushat e gjera të Atdheut. Mendjen e kishte te prindërit, por zemra sa s’i gufonte prej gëzimit. Ai shkonte për të parën herë në kryeqytetin tonë, në Tiranën e bukur. Në shkollë gjeti shokë dhe shoqe, në gjirin e të cilëve filloi të ndiejë veten si në familjen e tij. Saliu nuk dyshon se dëshira e tij do të plotësohet për t’u bërë mjek dhe për t’i shërbyer popullit…”

Ish-studenti i Mjekësisë është sot ndoshta i vetmi ish-komunist i viteve ’60 që ka ngelur aktiv në politikë. Aty e futi Ramiz Alia, por në Tiranë e ka sjellë një… mjek.

Mjeku quhet Rexhep Ndoçi dhe në Tropojë e dinë që ishte pikërisht ndërhyrja e doktor Rexhepit që Sali Berisha të fillonte mësimet në politeknikumin mjekësor në Tiranë në vitin shkollor 1958-1959.

Vetë Berisha ndërsa pëlqen të flasë për familjet e të gjithëve, nuk ka qejf të flasë për të shkuarën e tij të hershme.

Rast përjashtimor në një intervistë me gazetaren Sonila Meço në dhjetor 2013, teksa thoshte që ishte rritur me librat e Fishtës dhe odën e burrave ai tregonte për fëmijërinë e tij:

“..Ne ishim tre fëmijë, 2 vëllezër dhe një motër. Çfarë ndodhte në familjen tonë… E para ishte motra në mënyrën më të padiskutueshme.. Motra ishte 6 vjet para meje, ajo bënte gjithçka që të derdhte të gjithë dashurinë mbi mua, më ka mësuar të lexoj 5 vjeç. Nuk kanë të përshkruar aktet e saj të dashurisë ndaj meje…

Motra më mësoi mua shkrim e këndim 5 vjeç dhe natyrisht unë kam pasur një tipar, unë isha një fëmijë fotografik, me një memorie shumë të fuqishme… Gjatë gjithë rinisë time unë kam qenë tmerrësisht i lidhur me librat. .

Veç nënës dhe motrës ai tregonte se ndikim të madh në jetën e tij ka patur e shoqja:

“Pas nënës Lili është njeriu që i detyrohem më shumë në tokë. Ajo ka padyshim një ndikim shumë të madh në jetën time..”

Përballjen e parë me Tiranën djali nga Viçidoli i Tropojës së Vjetër e komenton kështu: “…Shumë e vështirë. Imagjinoni një njeri që vjen nga një fshat i Tropojës. Të marrim ushqimin, me një ushqim të ndryshëm si dita me natën, me ushqimin e konviktit…

Kurse vendimin për të studiuar mjekësi:

“I gjithë pasioni im ishte letërsia, historia, por kryesisht letërsia dhe deri vitin e tretë të fakultetit bëra përpjekje të jashtëzakonshme që të më lejohej që të vazhdoja dy fakultete.

Kjo nuk mu lejua dhe më në fund dështova në përpjekjen time dhe pastaj i gjithë si të thuash, pasioni, mu drejtua drejt mjekësisë…”

Pasion letërsia?!

Në fakt shkrimi i “Bashkimit” në 1959 thotë se Saliu kishte kerkuar vetë që bursa t’i jepej për mjekësi. Ndoshta e ka fshehur Saliu i vogël “pasionin” dhe ka gënjyer mjekun që e ndihmoi? Apo gënjeu Sonilën?

Gënjeshtrat e vogla e të mëdha, janë kaq të shumta në raportin e tij me shqiptarët dhe Shqipërinë sa askush nuk do ta vejë re këtë.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In