• Kontakt
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Plas skandali në zgjedhjet e anëtarësisë së PD-së, Salianji futi në lojë të atin për të manipuluar procesin

09/10/2020
in Aktualitet
A A
Plas skandali në zgjedhjet e anëtarësisë së PD-së, Salianji futi në lojë të atin për të manipuluar procesin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Votimet e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës për të propozuar kandidatët për deputet, konfirmuan edhe njëherë problematikat e zgjedhjeve të iniciuara nga kryedemokrati Lulzim Basha në çdo degë.

Të konsideruara nga analistë dhe politikanë, si farsë dhe krejt formale për një forcë politike që synon të vijë në pushtet, “selia blu” tentoi sërish të provojë krejt të kundërtën por pa sukses. Shembull për këtë do të mjaftonte qoftë dhe vetëm procesi i zhvilluar në Maliq.

Nisur nga incidentet që u shënuan së shumti në Devoll, Pogradec dhe Korçë ku lufta brenda llojit u përshkallëzua deri në përplasje fizike, zgjedhjet në Maliq u përpoqën të qëndronin larg syrit të medias duke bërë një tentativë të fshehjes së problematikave.

Së fundmi, raportohet se anëtarët e Partisë Demokratike në Maliq kanë kërkuar ripërsëritjen e zgjedhjeve duke u shprehur se ish deputeti i ka shpëtuar eleminimit duke pasur komisionin zgjedhor në krahun e tij për të manipuluar procesin.

Fill pasi u njoh më trendin negativ të votimeve, komisioni mbylli procesin e votimit në orën 14:20, në një kohë kur rregullorja që mban firmën e kryedemokratit Lulzim Basha, përcakton orën 18:00 si afatin përfundimtar.

Për realizimin e kësaj këtë është dashur edhe ndërhyrja e sekretarit organizativ të PD-së Sahit Dollapi, i cili ka qenë personi i cili duke ndjekur me përpikmëri porositë e Salianjit, ka mbyllur procesin pa i numëruar aspak votat dhe duke kualifikuar të gjithë kandidatët e degës.

Korespodentet e qarkut të Korçës, tregojnë se numërimi në këtë qendër ka qenë tejet fiktiv, duke mbushur tabelën e rezultatit pa pasur asnjë të dhënë nga vullneti i demokratëve të Maliqit.

Ndërkohë, është konstatuar se në këto zgjedhje kanë votuar edhe persona që nuk janë anëtarë të Partisë Demokratike. Kjo ka ngjallur jo pak debate pasi një nga personat kyç për sjelljen e tyre në qendër ka qenë Bujar Salianji, i ati i Ervin Salianjit.

Duke qenë mjaft i njohur në zonë pasi ka drejtuar për tre mandate në ish-komunën Lozhan, babai i tij ka çuar të votojnë shumë persona që nuk e kanë pasur emrin në listë.

Personi që ka pasur më shumë mbështetje në Maliq, mësohet të ketë qenë Xhevdet Belishta, edhe pse zyrtarisht nuk ka marrë rezultatin e pritur për shkak të mekanizmave që ish deputeti Ervin Salianji kishte gjetur për manipulimin e procesit.

Nisur nga këto ngjarje, një grup demokratësh të degës së Maliqit kanë kërkuar me insistim ripërsëritjen e procesit zgjedhor dhe vendosjen e një komisioni të ardhur nga Tirana për të numëruar votat kontestuese.

Teksa çdo ditë flitet aq shumë për problemet e zgjedhjeve në vend, Partia Demokratike ende ka probleme me zgjedhjet brenda saj duke mos ofruar vetë shembullin e para si një force politike model që do të vijë në pushtet për të sjellë ndryshimin.

Procesi i ndjekur, vërteton edhe njëherë katërçipërisht hipotezat e hedhura që në krye të herës se gara e improvizuar nga krydemokrati Basha për të shpëtuar nga pasojat që mund të vinë nga lista, është krejt qesharake dhe se në fund gjithçka do të vendoset në zyrën e tij.

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

Aktori Xhelal Tafaj festoi 73 vjetorin e lindjes! I urojmë gëzuar edhe shumë vite të tjera

01/02/2026
Në kujtim të “nënës së përrallave”  Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

Në kujtim të “nënës së përrallave” Vera Zheji, zëri simbol i Radio Tiranës sot në ditën e saj të lindjes

01/02/2026
15 vjet pa “Artisten e Merituar “ Liza Vorfin aktoren ikonë të Teatrit Kombëtarë

15 vjet pa “Artisten e Merituar “ Liza Vorfin aktoren ikonë të Teatrit Kombëtarë

01/02/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In