• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Rrotacioni: Nga pjesëmarrja ose nga përçarja…

08/10/2020
in Blog
A A
Alket Hyseni nxjerr blof Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin për mashtrimin me modelin italian të koalicioneve parazgjedhore
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Dy rrotacionet e vetme normale të pushtetit në historinë e shtetit shqiptar (pa zgjedhje të jashtëzakonshme apo pa luftë) kanë ardhur ose prej rritjes së pjesëmarrjes në zgjedhje, ose prej përçarjes së elektoratit të partisë në pushtet.

Kështu, në rrotacionin e parë me zgjedhje të zakonshme (jo të jashtzakonshme), koalicioni i PD-së erdhi në pushtet më 2005 me vetëm 41% të votës popullore, falë përçarjes së elektoratit të majtë mes partisë mëmë dhe asaj bijë të asaj kohe; gjegjësisht, PS-së dhe LSI-së së sapokrijuar.

Ndërsa më 2013, koalicioni i majtë (i bashkuar në atë vit) erdhi në pushtet falë rritjes së pjesmarrjes në zgjedhje. Partitë e koalicionit fitues morën rreth 200 mijë vota më shumë se katër vjet më parë. Ndërkohë, numri i pjesëmarrësve në zgjedhje u rrit me 180 mijë, krahasuar me katër vjet më parë…

Edhe historia botërore e zgjedhjeve ofron shumë shembuj të ngjashëm. Më poshtë janë vetëm dy.

Në zgjedhjet e vitit 1992 në SHBA, Bill Clinton erdhi në pushtet me vetëm 43% të votës popullore. Arsyeja? Votat e elektoratit të djathtë u ndanë mes Presidentit George Bush dhe Ross Perot (një miliarder i djathtë).

Në zgjdhjet e vitit 2008 në SHBA, Obama erdhi në pushtet duke marrë 10 milionë vota më shumë se sa kandidati paraardhës demokrat, ndërkohë që numri i pjesmarrësve u rrit me 9 milionë, krahasuar me katër vjetë më parë….

Duke u kthyer në Shqipërinë e sotme, gjasat e një përçarje të PS-së janë aktualisht zero. Pra, gjasat për rrotacion pas 8 vjetëve të Ramës në pushtet varen thjesht nga një rritje e pjesëmarrjes në zgjedhje e elektoratit opozitar. Kjo gjë bëhet më akute, sidomos pas ndryshimit të sistemit elektoral.

Dhe pyetja tani është nëse do të kemi një rritje të ndjeshme të numrit të pjesëmarrësve në zgjedhje, si më 2013…

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Violeta Manushi, “Zonja nga qyteti” që “shkatërroi”… “Pallatin 176”,  ikona që sot ka ditëlindjen e perjetësisë

E paharruar edhe pse u bënë 18 vite që u largua nga kjo jetë! Violeta Manushi, kurrë nuk u ankua , kurrë nuk u mburr, vetëm aktroi, ndaj e kishin idhull të gjithë!

27/07/2025
E vërteta e ndarjes nga jeta të Aktores Violeta Deda, e cila qëndroi 10 vite në koma në SHBA

E vërteta e ndarjes nga jeta të Aktores Violeta Deda, e cila qëndroi 10 vite në koma në SHBA

27/07/2025
Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

23/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In