• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Hetoni trafikun e pasaportave nga Ilir Meta

07/10/2020
in Blog
A A
Hetoni trafikun e pasaportave nga Ilir Meta
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Ka një kuriozitet të madh nga lexuesit dhe miqtë e gazetës, përse Ilir Meta shpërtheu ndaj gazetës për një shkrim të zakonshëm investigativ, ndërkohë që gazeta ka pas boll shkrime kritike për të muajtë e fundit.

Edhe vetë e kisha këtë dilemë, pasi ndërkohë që më kishte sulmuar presidenti, unë ende nuk e kisha lexuar shkrimin e gazetarit që kishte ‘sulmuar’ presidentin, se ishte fundjavë.

Tani më duket se e kam një përgjigje.

Presidenti ka shkelur nen për nen dhe gërmë për gërmë ligjin e shtetësisë https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20200804121934ligj%20nr.%20113,%20dt.%2029.7.2020.pdf

Rasti në fjalë është kur shtetësia fitohet përmes natyralizimit. Lexo nenin 8 tek ligji në fjalë. Qytetari që e përfiton duhet të jetojë së paku 7 vite në Shqipëri, dhe procedura nuk kalon nga Presidenca, por Ministria e Brendshme, e cila harton dosjen e tij dhe pasi e verifikon figurën dhe integritetin personal, plus kushtet e tjera, ja rekomandon presidentit për dekretim.

Presidenti nuk ka komptencë të japë shtetësi. Ai dekreton një vendim të marrë nga Qeveria shqiptare.

Ministria e Brendshme i konfirmoi gazetës “TemA” se procedura për dhënien e shtetësisë për futbollistin në fjalë, nuk ka kaluar prej saj.

Ministria e Brendshme nuk ka asnjë dosje dhe asnjë kërkesë për të pajisur me shtetësi shqiptare këtë shtetas.

Në këto kushte, shtetësia e dhënë është e pavlefshme dhe dekretimi i saj është shkelje e rëndë e ligjit, që duhet të hetohet si çështje penale, pamvarësisht imunitetit që ka presidenti.

Presidenti ka të drejtë vetëm të dekretojë shtetësinë dhe jo të hapë zarfin që i jep presidenti Halili dhe pasi numëron fletët që janë brenda, të firmosë dekretin e shtetësisë.

Ilir Meta këtu nuk ka respektuar asnjë nen dhe gërmë të këtij ligji. Dhe kemi të gjitha arsyet të themi, se e ka bërë për qëllime korruptive.

Vetë presidenti i Tiranës, zoti Halili, pranoi publikisht me sinqeritet, se i duhej shtetësia që i dha Ilir Meta, pasi tani ai ka mundësi që të aktivizojë në ekip pesë lojtarë të huaj.

Ligji jonë i sportit, lejon vetëm katër lojtarë të huaj, të luajnë njëkohësisht në një ekip.

I vetmi justifikim që ky futbollist të merrte shtetësinë me procedurë të veçantë, është siç e parashikon ligji, nëse ekipi ynë kombëtar do të kishte nevojë për të.

Ekipi ynë kombëtar nuk ka bërë asnjë kërkesë të tillë. Por dhe ky rekomandim duhet të shkonte përmes Ministrisë së Brendshme.

Ilir Meta është thjeshtë i zhytur në paligjshmëri dhe ndërkohë që është dita e tretë e skandalit, ende nuk pranon të bëj transparente procedurën, se si e ka dhënë shtetësinë.

Ne do të vazhdojmë t’ia kërkojmë publikisht dhe zyrtarisht, ndërkohë që po mbledhim dhe kemi siguruar prova dhe për pjesën korruptive të kësaj historie, gjurmët e së cilës na çojnë tek të njëjtët sekserë që i dhanë rekomandimin për shtetësinë e dy trafikantëve indianë, që ishin në kërkim në gjithë botën për mashtrim me milarda dollarë, dhe morën shtetësinë në Tiranë, ku janë nën akuzë për pastrim parash.

Dhe ishinë prapë në linjën e kontributorëve të Klub Tiranës, me Presidencën. Me sa duket kjo është tanimë një linjë e konsoliduar korruptive mes presidentit dhe miqëve të pronarëve të klubit në gjithë botën që duan një pasaportë shqiptare.

http://www.gazetatema.net/2019/03/22/presidenca-reagon-per-pajisjen-me-pasaporte-shqiptare-te-indianeve-spati-te-dhena-problematike/

SPAK duhet të hapë dosjen hetimore për shtetësinë e dy indianëve që ishin persona në kërkim dhe ta bashkojë me rastin në fjalë, pasi kanë të nëjtin rekomandues në hije, edhe pse ai futbollisti mund të jetë djalë i mirë.

Fakti që Ilir Meta reagoi ashpër me kërcënime ndaj një raporti investigativ, i cili ka mbetur ende pa përgjigje zyrtare, është se ai më mirë se sa ne, e di se çfarë ka bërë, çfarë ka përfituar në mënyrë të paligjshme, çfarë ligji ka shkelur dhe çfarë rreziku ka, nëse fillojnë hetohen shtetësitë e dhëna në mënyrë klienteliste prej tij, nga Kina, India, e deri në vendet afrikane.

Përpjekja e tij banale për të ndërsyer tifozët e Tiranës që të mbrojnë hajdutllëqet e tij, duke i gënjyer ata, se gazeta “TemA” u ka thënë terrorist, tregon dhe mungesën e respektit që ka për tifozët e Tiranës, të cilët i konsideron si njerëz që rrinë poshtë ballkonit të tij dhe ai u nxjerr BibiBlushin e tij nga sipër t’i qetësojë.

Kjo është një histori që presidenti duhet ta sqarojë para se të hidhet mbi tank si Vojo Kushi, pasi Vojo Kushi u hodh i detyruar, se ishte rrethuar nga armiqtë e tij, kurse ky është i rrethuar nga korrupsioni i tij.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

23/07/2025
“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In