• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Veprimi i komisionerit Varhelyi që ‘tërboi’ Ilir Metën

07/10/2020
in Blog
A A
Veprimi i komisionerit Varhelyi që ‘tërboi’ Ilir Metën
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Flogert Muça

Ilir Meta qëkur ka nisur puna për reformën në drejtësi, një reformë e cila është sot e gjithë ditën kryefjalë e rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE-së, është shfaqur i shpërfytyruar politikisht.

Sot e di i madh e i vogël se Ilir Meta ka dalë nga binarët e Presidentit dhe është hedhur në sulm, me kërcënime ndaj medias (specifikisht gazetës TemA të botuesit Mero Baze), ndaj ndërkombëtarëve, ndaj Parlamentit, kryeministrit e gjithëkujt që mendon ndryshe prej tij.

Para dhe pas datës 5 tetor kur u votuan me 97 vota pro në Kuvend ndryshimet në Kodin Elektoral, Ilir Meta nxinte në rrjetet sociale e daljet televizive duke thënë se ‘‘Ky votim antikushtetues do të pengojë përfundimisht rrugën e vendit drejt BE-së pasi shkel marrëveshjen e 5 qershorit.”.

Mirëpo, qëndrimi i BE-së pas votimit e rrëzoi Ilir Metën duke u shprehur se: ”Marrëveshja e 5 qershorit plotëson kushtin e reformës zgjedhore për Konferencën e Parë të anëtarësimit”. Kjo u pasua nga deklarata e SHBA-ve të cilat ishin edhe më të drejpërdrejta dhe që e gjunjëzuan komplet Ilir Metën, kur deklaruan se ”Ndërkohë që ishte brenda kompetencave të parlamentit për t’i miratuar këto ndryshime, dhe ndërkohë që këto ndryshime janë shtesë – dhe jo shkelje – të marrëveshjes së 5 qershorit”.

Ndërsa sot i është dhënë dora e fundit hedhjes përdhe të çdo pretendimi që ka Ilir Meta mbi legjitimitetin e Parlamentit. Ilir Meta i cili ka ngritur çdo kauzë të tijën mbi argumentin se parlamenti shqiptar sot është ilegjitim, e ka parë veten ”përtokë” sot kur Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ka mbajtur një fjalim aty.

Ky veprim i Komisionerit i ka dhënë shuplakën e fundit çdo argumenti të Ilir Metës, pasi ka legjitimuar në emër të BE-së (SHBA poashtu e rikonfirmoi me qëndrimin për votimin e 5 tetorit) atë që Ilir Meta e ka si kalin e betejës së tij politike. Varhelyi jo vetëm që tregoi që njeh si legjitim Parlamentin shqiptar, por tha edhe që rruga e Shqipërisë është BE, ndryshe nga ç’thotë e mendon Meta. Ndaj tani mbetet të presim që Meta të shpallë armik e të sulmojë komisionerin Varhelyi.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

23/07/2025
“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In