• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Trump deklasifikon dokumentet në lidhje me “Russiagate” dhe postës elektronike të Hillary: K.rimi më i madh në historinë amerikane

07/10/2020
in Aktualitet, Bota
A A
Trump deklasifikon dokumentet në lidhje me “Russiagate” dhe postës elektronike të Hillary: K.rimi më i madh në historinë amerikane
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump u shpreh se ka autorizuar deklasifikimin dhe bërjen publike të “të gjitha” dokumenteve në lidhje me teorinë e konspiracionit “Russiagate” dhe skandalin e postës elektronike të Hillary Clinton.

“Unë kam autorizuar deklasifikimin e plotë të të gjitha dokumenteve që kanë të bëjnë me K.RIMIN e vetëm politik më të madh në Historinë Amerikane, Russiagate”, tha presidenti në një postim të martën në mbrëmje.

Ai më pas shton: “Po kështu, dhe për skandalin e Email-eve të Hillary Clinton. Asnjë redaktim!”.

Trump tha se ai i kishte deklasifikuar të gjitha informacionet për çështjen e ndërhyrjes së rusëve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 “shumë kohë më parë”, por u ankua që personeli i tij “ka vepruar shumë ngadalë” për të nxjerrë një material të ri.

Siç shkruan RT, ky njoftim erdhi disa orë pasi Drejtori i Inteligjencës Kombëtare John Ratcliffe autorizoi bërjen publike të një numri dokumentesh të lidhura me skandalin e bashkëpunimit Trump-Rusi.

Këtu përfshihen shënime të shkruara me dorë nga ish-Drejtori i CIA-s John Brennan, i cili shërbeu gjatë gjysmës së dytë të administratës së ish-presidentit Barak Obama.

Shënimet e deklasifikuara sugjerojnë që Brennan e kishte informuar Obamën mbi një “plan” që kishte kandidatja presidenciale e atëhershme demokrate Hillary Clinton për të njollosur imazhin e Trump-it me akuzat e “bashkëpunimit rus”.

Ajo synonte ta përdorte këtë dhe si një mjet për të “shpërqendruar publikun nga përdorimi i saj i një emaili privat” përpara zgjedhjeve të vitit 2016.

Ratcliffe fillimisht i klasifikoi shënimet – si dhe një memo të CIA-s së vitit 2016 drejtuar drejtorit të atëhershëm të FBI-së James Comey, dhe një vlerësim të inteligjencës ruse të marrë nga agjensitë amerikane – në fund të shtatorit.

Të tre dokumentet u përmendën nga Ratcliffe në një letër drejtuar Kryetares së Komitetit të Drejtësisë të Senatit, Lindsey Graham.

Ato treguan se Clinton kishte punuar për të sajuar skandalin Russiagate në mënyrë që të shante rivalin e saj dhe të shmangte mbulimin negativ të medias. Por asnjë prej këtyre dokumenteve nuk u la në dispozicion për një publik më të gjerë në atë kohë.

Analisti ligjor i Fox News, Gregg Jarrett, ka reaguar pas njoftimit të Presidentit Trump dhe e ka quajtur këtë vendim si një lajm të keq për Hillary Clinton.

“Kjo tregon sesa e pamoralshme, e paskrupullt, devijuese dhe e korruptuar ishte Hillary Clinton,” tha Jarrett.

Jarrett tha se Klinton mund të ketë kryer një k.rim në shpërndarjen e informacionit të rremë, në varësi “si u zbulua informacioni dhe kujt.”

“Shpresoj që deklasifikimi dhe bërja publike e të gjithë dokumentave nga ana e presidentit të hedhin dritë mbi këtë sepse kjo duket të jetë një komplot k.riminal,” tha Gregg Jarrett.

Ish menaxheri i fushatës së Trump, Corey Lewandowski, pyeti se kur ish zyrtarët e lartë të sigurisë kombëtare në administratën e Obamës do të mbanin përgjegjës.

“Kur ish-drejtori i FBI-së James Comey dhe ish-drejtori i inteligjencës kombëtare James Clapper dhe Brennan, ata që përjetësuan k.rimin më të madh në historinë amerikane, do të mbajnë përgjegjësi?” tha ai.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In