• Kontakt
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ndërkombëtarët “pshurrin” Metën dhe Bashën: Japin dritën jeshile për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por…qejfmbetur për mungesën e konsensusit

06/10/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Ndërkombëtarët “pshurrin” Metën dhe Bashën: Japin dritën jeshile për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por…qejfmbetur për mungesën e konsensusit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka legjitimuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Dje Parlamenti i Shqipërisë votoi mes debateve këto ndryshime me 97 vota pro, ndërsa opozita dhe presidenti Ilir Meta e konsideruan këtë vendim të mazhorancës si atentat kushtetues.

Por në lidhje me këtë çështje dje ka reaguar edhe ambasada e SHBA, e cila përmes një statusi në rrjetet sociale thekson se votimi në Kuvend i Kodit të ri Zgjedhor nuk e shkel marrëveshjen e 5 qershorit, ndërsa shton se këto ndryshime janë shtesë dhe jo shkelje e asaj që palët ranë dakord.

“Shtetet e Bashkuara i kanë shtyrë udhëheqësit e Shqipërisë- brenda dhe jashtë Parlamentit-për t’u angazhuar me njëri-tjetrin në mënyrë transparente dhe përfshirëse për çështje me rëndësi kombëtare. Ky lloj angazhimi pozitiv prodhoi marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore.

Nga ajo kohë, kemi bërë të qartë që marrëveshja e 5 qershorit duhet të respektohet dhe se çfarëdo masash shtesë duhen shqyrtuar dhe miratuar në mënyrë të ngjashme transparente dhe përfshirëse në Këshillin Politik”, thuhet në reagim.

Ndryshimet në ligj e drejtë e Parlamentit

Por ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë në reagimin e saj nuk shpreh habi që mazhoranca votoi dje Kodin e ri Zgjedhor, pasi sipas saj, ndryshimet në këtë ligj janë e drejtë e Parlamentit të Shqipërisë, çka “injoron” kështu opozitën jashtë parlamentare.

Megjithatë, ambasada amerikane në vendin tonë nuk e ka fshehur zhgënjimin nga mazhoranca qeverisëse, e cila nuk iu përmbajt angazhimit të marrëveshjes së 5 qershorit për të kaluar me konsensusin e opozitës jashtëparlamentare ndryshimet në Kodin Zgjedhor. “Sot, partia qeverisëse ndaloi diskutimet në Këshillin Politik dhe votoi për të miratuar ndryshime domethënëse të rregullave që do të qeverisin zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërkohë që ishte brenda kompetencave të Parlamentit për t’i miratuar këto ndryshime dhe ndërkohë që këto ndryshime janë shtesë-dhe jo shkelje-të marrëveshjes së 5 qershorit, është për të ardhur keq që shumica dështoi të respektonte përkushtimin e deklaruar prej vetë asaj për të kërkuar emërues të përbashkët në Këshillin Politik. Shqipëria është anëtare e NATO-s, aspiruese për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe Kryesuese e radhës e OSBE-së.

Është detyrë e udhëheqësve të Shqipërisë- duke filluar por jo vetëm ata në pushtet-për të kërkuar nga vetja një standard më të lartë dhe për të siguruar lirinë dhe ndershmërinë e zgjedhjeve të ardhshme. Këtë pritshmëri e kemi ashtu si populli shqiptar”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA në Tiranë.

Reagon BE

Pas ambasadës amerikane, ka ardhur edhe reagimi i ambasadës së Bashkimit Europian në vendin tonë për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ambasadori i BE, Luigji Soreca shprehet se Brukseli merr parasysh votimin e Kodit të ri nga Parlamenti, por shpreh keqardhje që nuk mund të arrihej asnjë kompromis në Këshillin Politik para se ndryshimet të kalonin në Kuvend.

Sipas tij, ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR mbi reformën zgjedhore. “Ne marrim parasysh miratimin nga Parlamenti të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Kujtojmë se këto nuk kanë lidhje me zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR mbi reformën zgjedhore siç referohet në Konkluzionet e Këshillit në mars.

Na vjen keq që nuk mund të arrihej asnjë kompromis në Këshillin Politik para se të votoheshin ndryshimet në Parlament.

Pavarësisht nga rezultati pozitiv i marrëveshjes për rekomandimet e OSBE/ODIHR të arritura në 5 qershor 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësohet”, thuhet në reagimin e ambasadës së Bashkimit Europian në Tiranë.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë  përvjetor të lindjes së tij

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë përvjetor të lindjes së tij

29/01/2026
Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In