• Kontakt
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Balla zbulon prapaskenat: Ta themi troç, deputetët opozitarë u kontaktuan nga PD-LSI për të votuar Kodin Zgjedhor!

05/10/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Balla zbulon prapaskenat: Ta themi troç, deputetët opozitarë u kontaktuan nga PD-LSI për të votuar Kodin Zgjedhor!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, teksa falënderoi deputetët e opozitës parlamentare, që votuan sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor tha se “duhet ta themi troç, që PD e LSI i ka kontaktuar këta deputetë dhe i ka udhëzuar që të votojnë sot”.

Mes të tjerash, numri dy i PS tha se nuk është e vërtetë që Kodi i ri Zgjedhor nuk përmban lista të hapura, pasi sipas tij, ai mund të kandidohet sërish i pari në listën e Elbasanit, por nëse nuk votohet nga qytetarët, do të zbresë i fundit.

“Unë dhe çdo koleg i imi kemi qenë të detyruar të votojmë për njerëz, për të cilët unë vazhdoj të ruaj dyshimet e integritetit të tyre moral e profesional, por që janë ish-drejtorë doganash, etj, që nuk i kanë larë ende problemet me drejtësinë, por që janë njerëz të propozuar nga PD.

Gjej rastin të falënderoj edhe deputetët zyrtarë të PD dhe LSI në këtë sallë, që votuan për këtë marrëveshje. Ta themi troç, PD dhe LSI i ka kontaktuar dhe u ka marrë apo udhëzuar që të votojnë në këtë votim sot. Të jemi të sinqertë dhe të pastër me popullin, kjo është një marrëveshje, që respektohet 100% nga ne. Katër çështje të votuara sot janë të dakordësuara me PD dhe LSI. Çështja e pestë, që lidhet me Kodin Zgjedhor, kemi dakordësuar dhe votuar më 30 qershor disa elementë të kësaj.

Tre gjëra janë garantuar: nuk është aspak e vërtetë të thuhet se listat nuk janë të hapura. Unë kam qenë i pari në listën e Elbasanit, mund të jemi i pari më 2021, por mund të dalë në fund të listës, nëse populli i Elbasanit nuk më jep votat e tij. Atëherë si mund të themi që jemi me lista jo të hapura. Secili prej 14 kandidatëve në Elbasan është pjesë e votës preferenciale. Gënjeshtrat nëpër studio, ku ca njerëz gjysmë të pirë, që kanë marrë titullin e analistit, por nuk kuptojnë as marrin vesh asgjë që kemi marrë një mode që e ka sot Kroacia.

Ne kemi bërë një lëshim, nuk e kemi marrë sistemin kroat të gjithin, sepse nuk vumë pragun 5%, siç e ka Kroacia, por propozuam 3% dhe në fund e çuam 1%. Bëmë edhe lëshimin për kandidimin e kryetarit të partisë për të garuar në katër qarqe. Edhe kjo është një gjë që ka vlerë për t’u vlerësuar si lëshim për partitë e vogla.

Dëgjova diskutimet, asnjëri nuk foli për votën e shqiptarëve, që jetojnë jashtë territorit. Ajo që na ndan ne me të gjithë partitë është se PS ka pasur e ka vetëm një çështje që lidhet me zgjedhjet: si t’u garantojmë ne atyre që jetojnë jashtë të drejtën e votës më 25 prill. Ne jemi shumë krenarë që qysh në ndryshimet e 23 korrikut kemi hapur çelësat që KQZ e re të fillojë menjëherë punën për të mundësuar votën e tyre më 25 prill. Na u deshën dy vite të negociojmë me Bashën e Kryemadhin.

Ishte komplet qesharake të shihje para dy ditësh, që Basha, që ka gjithçka kundër shqiptarëve, përbetohej para shqiptarëve se më 2037 kur të vijë në pushtet, do të mundësojë votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Nëse ndryshimet sot nuk do të kishin shumicën, mund të thonit që nuk janë konsensuale. Por, për sa kohë ky Kuvend iu dha një shumicë, kjo tregon se këto ndryshime janë konsensuale. Luli është një humbës, do të humbë sërish, por ne nuk mund t’i linim asnjë alibi atij për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. Nëse nuk i linim komisionet, ai nuk merrte pjesë në zgjedhje. Tani ai i ka komisionet.”- tha Balla.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë  përvjetor të lindjes së tij

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë përvjetor të lindjes së tij

29/01/2026
Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In