• Kontakt
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Veliaj sfidon Bashën: Pse s’më hedh në gjyq kur them se e le protestën në Astir për makinën 130 mijë euro që more nga “Viktoria Invest”

04/10/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Veliaj sfidon Bashën: Pse s’më hedh në gjyq kur them se e le protestën në Astir për makinën 130 mijë euro që more nga “Viktoria Invest”
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sfiduar pasditen e sotme Lulzim Basha në lidhje me padinë në gjykatë, teksa theksoi se kreu i opozitës u tërhoq nga protesta në Astir pasi mori makinë 130 mijë euro nga “Viktoria Invest”, një prej kompanive që fitoi tenderin për ta ndërtuar rrugën.

Nga Farka, Veliaj tha:

“Luli më kishte hedhur në gjyq, por më kishte hedhur në gjyq vetëm për një pjesë të gjërave. Pyetja e parë qe kam është: Ore, ky pse s’më hedh në gjyq për të gjitha? Fjala vjen pse nuk më hedh në gjyq kur i them që ai e la atë protestën e “Astirit” se kapi një makinë nga një nga kontraktorët.

Ai e di që “Viktoria Invest”, 130 mijë euro makinë, ia dha Lul Bashës: “Lali mbylle gojën sepse unë e kam fituar tenderin” edhe e la protestën. Unë e di dhe çfarë pronash ka marrë.

Jam gati ta provoj edhe për shtëpitë që ka këtu në kufi me Lundrën, atë e kap Petrela se një përrua i ndan. E di edhe që gënjen që pallati i tij nuk është prishur nga tërmeti sepse aty jetojnë të gjithë të tjerët”, tha Veliaj.

Drejtuesi politik i PS për Tiranën deklaroi se Lulzim Basha kërcënon çdo biznes me gjoba, gjersa të marrë pagesën.

“Pyetja është kur ky të mbyt në rrena në opozitë, siç ishte rrena e tramit – e ka parë njeri tramin në Tiranë? – imagjino çfarë rrenash dhe gjobash të vendos ky po të jetë në pushtet. Ky ka një listë pagesash mujore. Çfarë biznesi ke ti? Ti ke biznes rrugësh, ne do të shajmë ty në qoftë se ti nuk paguan biznesin në rrugë dhe të paguash tek kunati një kosto çdo muaj. Çfarë biznesi ke ti?

Je ndërtues, ne do t’i sulemi lejeve të tua, siç iu sulëm lejeve tek hotel “Tirana”, por sapo ti na pagove ne e lamë atë. Çfarë biznesi ke ti? Ti ke fituar një tender elektronik; ti tenderin elektronik do ta ndash me ne dhe ne do t’i bëjmë bashkë ato gjurmët e gishtave, se po se bëre me ne, ne do të sulemi tek ty, do të degjenerojmë, po nuk pagove. Dhe kështu u vendosin gjoba çdo biznesi”, u shpreh Veliaj.

Share199Tweet124
https://www.shqipet.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Shote Galica” e gjallë  aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

“Shote Galica” e gjallë aktorja Liri Lushi feston ditëlindjen e 72-të!

21/09/2026
Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

Sot mbushen 12 vjet që është ndarë nga jeta aktorja Besa Imami, e pavdekshme si Donika e Kastriotëve!

21/09/2026
Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

Një vit pa aktorin dhe regjisorin e njohur Enver Petrovci

21/09/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In