• Kontakt
Friday, January 30, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Besniku i SHQUP është mërzitur, kritikon Bashën e Metën se nuk bënë atë që nuk i pyeste askush: Nuk duhej të tërhiqeshin nga kërkesa për qeveri teknike pa Ramën

01/10/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Besniku i SHQUP është mërzitur, kritikon Bashën e Metën se nuk bënë atë që nuk i pyeste askush: Nuk duhej të tërhiqeshin nga kërkesa për qeveri teknike pa Ramën
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Anetari i Komisionit per perzgjedhjen e kandidateve per deputet, ish min istri i Jashtem dhe Ish-deputeti i PD-së Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se nëse do lejoheshin koalicionet, Edi Rama do të humbiste zgjedhjet.

Ai shtoi se situata për Reformën Zgjedhore i duket kritike dhe kritikon Lulzim Bashën për tërheqjen nga kërkesa për qeveri teknike pa Ramën kryeministër, që sipas Ilir Metës ishte bërë dhe me ndërhyrjen e tij. Njëherësh Mustafaj kritika dhe për pranimin e Gjiknurit.

“Këshilli Politik ende është pa dakordësi mes palëve. Edi Rama nuk do të lëshojë për koalicionet. Koalicioni do e mundte Ramën. Situata për Reformën Zgjedhore më duket jashtëzakonisht kritike. Paraqitja e draftit nga PS ishte pretekst. Opozita ka hequr dorë nga kërkesa kryesore, krijimi i një qeverie teknike.

Pra, heqja e mundësisë së Edi Ramës për të manipuluar zgjedhjet. PD nuk duhet të lëshonte nga kërkesa, duke njohur kundërshtarin.

Partia Demokratike pranoi Damian Gjiknurin për Reformën Zgjedhore, që ka dosje për blerje votash. PD gjendet në pamundësi për të parë drejtësi”, u shpreh Mustafaj.

Besnik Mustafaj deklaroi se opozita parlamentare e lëshoi Kuvendin, sepse ndoshta ka kuptuar se Edi Rama është mashtrues.

“ODIHR është një arbitër i pranuar nga të gjitha palët. Në fund të lojës, PS rrëzon arbitrin. Rama mund ta përçajë opozitën edhe pa ndërhyrë në Kodin Zgjedhor.

Ai e përçan opozitën duke blerë deputetë të opozitës parlamentare, siç thuhet. Edhe ikja e opozitës parlamentare, që e la sallën e Kuvendit, sepse ndoshta ka kuptuar se Edi Rama është mashtrues. Do shihet nëse Rama do i përdorë këta deputetë opozitarë parlamentarë në vazhdim”, tha Mustafaj.

Në lidhje me planin ekonomik të PD-së me 5 pika, Mustafaj theksoi se ky plan është ndërtuar me aleatët më të mirë europianë të Partisë Demokratike.

“Nuk jam ekspert ekonomie, por kam besim te plani i PD me 5 pika, sepse është ndërtuar ky plan me aleatët e Partisë Demokratike në Europë. Unë besoj se Partitë Popullore Europiane i kanë dhënë këshillat më të mira kreut të PD-së Bashës.

PS e ka nisur fushatën dhe në kuadër të fushatës është edhe manipulimi i listave që janë duke bërë. Për LSI-në, nuk e njoh nga afër, por punon fort dhe ruan simpatinë e simpatizantëve të vet. Unë shoh deklarata koherente nga ana e LSI-së. Ne kemi parë se ka një koherencë mes Bylykbashit dhe Vasilit”, vijoi Mustafaj.

Më tej, Mustafaj u shpreh se largimi i njerëzve nga qendrat e votimit bëhet që në zgjedhje të mos marrin pjesë shumë persona në votime, pra proces i pastër manipulimi.

“Largimi i njerëzve nga qendrat e votimit është që të mos ketë votues të shumtë. Çfarë besimi do kenë qytetarët tek Sandër Lleshaj. Kushedi çfarë kushtesh të tjera kanë përgatitur këta për të shkatërruar procesin zgjedhor”, përmbylli Mustafaj.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë  përvjetor të lindjes së tij

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë përvjetor të lindjes së tij

29/01/2026
Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In