• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Fatos Klosi i përgjigjet Sali Berishës: Më duket se po rrjedh, ka nxjerrë 500 variante deri tani për Azemin!

30/09/2020
in Aktualitet, Dosja X
A A
Fatos Klosi i përgjigjet Sali Berishës: Më duket se po rrjedh, ka nxjerrë 500 variante deri tani për Azemin!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha akuzoi mbrëmë sërish ish-kreun e SHIK, Fatos Klosi se ishte ai personi që nxori në pritë Azem Hajdarin në 14 shtator 1998, kur u ekz ekutua pranë selisë së vjetër të PD-së. Por, Klosi në një intervistë ekskluzive për Abcnews.al shprehet se Sali Berisha sa herë flet për atë çështje jep versione të ndryshme dhe i ngatërron gjërat.

“Kam përshtypjen dhe frikë se ai po rrjedh” tha Klosi për Berishën. Në vijim, ish-kreu i SHIK rrëfeu të vërtetën sipas tij për ngjarjen. I pyetur nëse mendon se nga rigjykimi i Izet Haxhisë do të ketë surpriza, Klosi u shpreh pesimist.

Zoti Klosi, ju keni folur shumë për këtë ngjarje, çfarë komenti keni për prononcimin e Sali Berishës mbrëmë?

Eshtë në vazhdën e mënyrave si e ka trajtuar ai. Ka thënë 500 versione deri tani.

Po mbrëmë çfarë ndryshoi?

Ai ndryshoi mbrëmë që tha që zbritën në aeroport, kur zbriti Nano e takuan, që unë kisha vajtur në Maqedoni për të siguruar arra tisjen e kryeministrit në Maqedoni, që ndodhi pas dy ditësh, gjëra që janë absurde, nuk kanë asnjë kuptim. Unë nuk e dija që kryeministri do të ikte. Nuk e di përse i bën këto gjëra. Thotë versione të reja. Kam përshtypjen dhe fr ikë se ai po rrjedh. I ngatërron gjërat, nuk mban mend cfarë ka thënë. Kurrë se ka thënë ndonjëherë që unë kam qenë në Bullgari apo Maqedoni atë natë, vetëm ka thënë se isha në Himarë, që nuk ishte e vërtetë, unë isha me të vërtetë jashtë vendit.

Kjo m’u duk e çuditshme që unë paskam shkuar në Maqedoni për të rregulluar largimin e Fatosit nga Tirana në datë 14, as e kemi imagjinuar që do të ndodhte kjo gjë. Atë ditë që ka ikur Fatosi në Maqedoni, as Presidenti, as ministri i Brendshëm dhe as unë nuk dinim gjë. E kemi marrë vesh vetëm të nesërmen kur hyri nga Maqedonia në Shqipëri. Nuk e di pse duhet të sajojë një njeri kaq i rëndësishëm sa ai, çudira, për të qenë sa herë që del në televizor interesant. Sa herë që del shpik ndonjë gjë të re.

Çfarë komenti keni për ak zën e Berishës që ju e paralajmëruat Azemin, por nuk e mbrojtët?

Jo! Jo! Shërbimi Informativ nuk merrte masa. Ishte Informativ, nuk kishte mundësi të merrte masa. Ne e kemi paralajmëruar Azemin përmes ministrisë së Brendshme, i çuam relacion dhe ministria e Brendshme, ministri ma ka pohuar vetë, se e kishte lajmëruar se e kishte shok Azemin.

Azemi e ishte falënderuar dhe i kishte thënë “Unë i kam marrë masat, por do të jem i kujdesshëm”. Gati një javë apo 10 ditë para në një nga televizionet ai e ka thënë këtë gjë dhe e ka falënderuar shërbimin. Për këtë janë edhe shkresat.

Sali Berisha mbrëmë la të kuptohet se nuk do të shkojë në gjykatë nëse do të thirret si dëshmitar… Ai mund të bëjë ç’të dojë, por nuk varet prej tij. Ai ka qenë njeriu që vetëm pas 20 minutave që ndodhi ngjarja deklaroi me detaje se si, kush ishte, si ishte, ca bënë.

Ai i dinte gjërat që përpara. Për këtë jam i bindur, s’kam fakte, se nuk mund ti di marrëdhëniet e brendshme në PD. Di që bëri një deklaratë që e implikonte keq, kur as policia nuk ishte prononcuar. Ai doli dhe bëri një deklaratë. Gjë që e rëndon. Por figura e tij, unë e di që e kanë thirrur, jam i sigurt, por figura e tij, akoma ishte shumë i rëndësishëm dhe nuk e çuan deri në fund, uroj ta çojnë këtë radhë. Nuk e di a është koha apo jo, se ky nuk është gjyqi i plotë.

Ju mendoni se dosja është zbardhur plotësisht?

Ekzekutorët janë zbardhur, por nuk kanë qenë ata që kanë vendosur. Kanë pasur pjesën e tyre, kanë qenë shumë të rëndësishëm, por edhe janë ndihmuar. Ky është problemi. Ata kanë qenë të rëndësishëm se ishin djem të zotë.

Nëse do ju thërrasin ju do të shkoni në gjykatë?

E kam deklaruar do të shkoj. Sigurisht. Gjithçka që kam ditur, janë në shkresa që ia kemi çuar prokurorisë dhe policisë. Kemi bashkëpunuar fort me prokurorinë.

Për mua nuk është ezauruar si dosje. Edhe Berisha vetë ka thënë se nuk është ezauruar. Berisha ka thënë se kur të vijmë ne në pushtet do ta rihapim. Edhe mbrëmë ai tha e vrau shteti. Por është absurde ta mendosh. Shteti nuk kishte asnjë interes ta vr iste.

Azemi për shtetin nuk ishte ar mik, përkundrazi PS-në e ndihmonte se kishte konflikt të brendshëm me Berishën. Edhe për mua, policinë dhe kryeministrin, që vendoste, SHISH është vartës i kryeministrit, nuk kishte asnjë kuptim që krijohej gjithë ajo zallamahi me vr asjen. Por kush e shfrytëzoi atë v rasje? E ka shfrytëzuar vetë Berisha. Po i lëmë faktet. Por arsyetimi logjik. Kujt i leverdiste. Kush përfitoi?

Keni shpresë se nga gjyqi mund të dalë dicka?

Jo! Nuk besoj. E shoh sa shumë u sorollatën që nga fakti që ai u kthye në Shqipëri dhe deri tani, dhe gjyqi nuk do të jetë për çështjen Hajdari, por implikimin e Izetit, që nuk ka qenë gjatë procesit gjyqësor, është gjykuar në mungesë. Izeti ka thirrur dëshmitarë, që mbase në deklarimet e tyre mund të nxjerrin fakte të reja.

Është Musolmani, që është brenda i dënuar me burg përjetë, rrethana të veçanta mund të bëjnë që gjyqi ta kalojë detyrën imediate që do të merret me pozicionin e Izetit dhe po nxori fakte të reja është tjetër gjë. Por unë nuk besoj ndonjë gjë të madhe./abcnews.al

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Si e nxorën në pension Vaçe Zelën në kulmin e karrierës?! Sëmundja dhe meraku para se të ndahej nga jeta!

Si e nxorën në pension Vaçe Zelën në kulmin e karrierës?! Sëmundja dhe meraku para se të ndahej nga jeta!

05/07/2025
Pak histori për ata që nuk e njohin: Kush është aktorja dhe mjekja Anisa Markarian?!

Mjekja Anisa Markarian, aktorja brilante festoi 63 vjetorin larg Shqiprisë

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In