• Kontakt
Friday, January 30, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Ku i çuat paratë që i’u dha bota? Pse i vodhët”?! Kryeministri Rama i përgjigjet ashpër opozitës dhe i’u kërkon ndjesë ndërkombëtarëve

29/09/2020
in Aktualitet, Debat
A A
“Ku i çuat paratë që i’u dha bota? Pse i vodhët”?! Kryeministri Rama i përgjigjet ashpër opozitës dhe i’u kërkon ndjesë ndërkombëtarëve
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama është sot në Durrës ku ka startuar programi i financimit të Bashkimit Europian si donatori kryesor i Konferencës së Solidaritetit në Bruksel, për restaurimin dhe rijetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar.

Teksa merrte fjalën në këtë takim, ku i pranishëm është dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, kryeministri Edi Rama iu kundërpërgjigj disa akuzave të opozitës sa iu takon fondeve të dhëna nga shtetet e BE, përmes fondit të solidaritetit. Kreu i qeverisë theksoi se fondet e mbledhura në Bruksel, administrohen nga vet BE.

“Disa monumente kulturore u goditën rëndë natën e 26 nëntorit të vitit të kaluar. Këtë proces rimëkëmbjeje dhe rilindje të këtyre pikave strategjike për hartën e pasurive tona të paçmueshme, ne e bëjmë dorë për dore me BE. BE Në këtë moment kritik u kthye në një stacion ku u mblodhën miq nga mbarë bota për t’u solidarizuar me popullin shqiptar, në konferencën e Donatorëve në Bruksel, prej të cilës ne morëm një mesazh solidarizues edhe emocionues me kontribut rekord.

Duhet të ndalem në një sekondë pasi ka një keqkuptim të fortë tek një pjesë e atyre që sytë i kanë e s’duan të shohin e veshët i kanë dhe s’duan të dëgjojnë, për të kuptuar se fondet e mbledhura në Bruksel, administrohen nga vet donatorëve.

Për të kuptuar se BE përmes instrumenteve të vetë, në bashkëpunim me një strukturë të posaçme të Kombeve të Bashkuara, do të administrojë nga pikëpamja tekniko financiare, të gjithë programi, qoftë për trashëgiminë kulturore, qoftë për shkollat. Paratë e taksapaguesve evropiane, janë nën administrimin e BE. Kush thotë dhe përsërit si në jerm “Ku i çuat paratë, pse i vodhët paratë që ju dha bota?”, duhet të vënë në lëvizje dhe të dëgjoje këtë fakt.

Të gjitha fondet e solidaritetit të BE, janë fonde që administrohen nga Bashkimi Europian. Nuk janë një thes që na e dhanë ne pas konferencës dhe ne e morëm dhe e tretëm, siç ju thotë fantazia atyre qe do e kishin bërë këtë gjë, ose mund ta kenë bërë me paratë e shqiptarëve në të shkuarën.

I kërkoj ndjesë ambasadorit dhe miqve tanë, që janë partnerë në këtë projekt, duke kaluar më tutje me një shprehje falenderimi për të gjithë.”, tha Rama.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë  përvjetor të lindjes së tij

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë përvjetor të lindjes së tij

29/01/2026
Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In