• Kontakt
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha shkund edhe Kryesinë, kërkon votëbesim nga baza për anëtarët, furtunë në radhët e njerëzve të Sali Berishës

28/09/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Basha shkund edhe Kryesinë, kërkon votëbesim nga baza për anëtarët, furtunë në radhët e njerëzve të Sali Berishës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket i vendosur për reformuar dhe për ta çuar përpara projektin e tij për të pastruar partinë nga klani i ish-kryeministrit Sali Berisha. Së fundmi kryedemokrati Basha ka vendosur të shkundë edhe Kryesinë, ndërsa kërkon votëbesim nga baza për anëtarët e këtij organizmi të lartë.

Kështu, gazeta ka mësuar se Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve në PD ka vendosur që edhe Kryesia e Partisë Demokratike, një nga organet më të larta të saj, të kalojë e gjitha nën votëbesimin e anëtarësisë. Anëtarëve të Kryesisë u ka mbërritur një email që përcakton edhe degën se ku do të votohen nga anëtarësia e PD.

Nga 28 anëtarët e Kryesisë nga procesi do të jenë të përjashtuar, kreu i demokratëve Lulzim Basha, dy nënkryetarët Paloka e Spaho dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Ndërkohë nga procesi i votimit janë përjashtuar edhe 3 anëtarët e Kryesisë, Sekretari Organizativ, Sahit Dollapi dhe Sekretari për Burimet Njerëzore, Ervin Minarolli, si dhe Drejtori i Fushatës në Partinë Demokratike, Alfred Rushaj. Të tre funksionarët janë përfshirë drejtpërdrejt në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë që pas mbledhjes së kryesisë së 25 qershorit. 15 anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike do të votëbesohen në kryeqytet të shpërndarë në të gjitha degët e Tiranës.

Ndërsa një vendimmarrje e dytë do të përcaktojë nëse pas votëbesimit nga anëtarësia, anëtarët e kryesisë do të kandidojnë për një mandat deputeti në zonat ku janë përcaktuar aktualisht apo do të shpërndahen në 12 qarqet e vendit. Por për të shmangur pakënaqësitë që do të dëmtonin procesin dhe për të mos sjellë përçarje mes demokratëve, anëtarëve të Kryesisë u është kërkuar të plotësojnë një deklaratë personale njësoj si çdo kandidat që është kualifikuar nga komisioni.

Deklarata përfshin zotime për të mbështetur Partinë Demokratike edhe në rast të skualifikimit nga gara, mos përfshirje në retorikë përçarëse, mospërfshirje në veprime apo komente që dëmtojnë kandidatët e tjerë në garë.

Furtunë në radhët e njerëzve të Berishës

Por ajo që bie në sy në këtë lëvizje të re të imponuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është fakti se mes emrave të Kryesisë për të cilët kërkohet votëbesim nga baza ka dhe nga ata që njihen si mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha. Pra, duket se Basha do të vijojë me furtunën brenda PD-së, ku më të rrezikuar për t’u larguar apo lënë jashtë listave e organeve drejtuese janë njerëz pranë Berishës.

Kjo do të thotë se Basha po vijon me të njëjtën linjë, sikundër veproi kur erdhi në krye të Partisë Demokratike, ku nis një reformë të thellë, duke përjashtuar dhe larguar nga partia pjesën më të madhe të themeluesve, si dhe zërave kritikë. Kulmi i përjashtimeve ndodhi para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017 dhe pas paktit të 17 majit “Rama-Basha” të 3 viteve më parë, ku në mënyrë të beftë kryedemokrati Basha la jashtë shumë figura të spikatura si ish-nënkryetaren e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli apo ish-nënkryetarin e PD, Astrit Patozi.

Kështu që edhe vendimi për të kërkuar votëbesim për anëtarët e Kryesisë, tregon qartë se Basha nuk i ka me sy të mirë disa nga mbështetësit e Berishës. Madje, një gjë të tillë e tregon edhe fakti se në shumë prej qarqeve që po votohen kandidatët për deputetë, shumica e emrave janë të rinj. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë  përvjetor të lindjes së tij

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë përvjetor të lindjes së tij

29/01/2026
Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In