• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Çfarë është kolegji elektoral? Si zgjidhet presidenti amerikan, edhe pa votën popullore

26/09/2020
in Bota
A A
Çfarë është kolegji elektoral? Si zgjidhet presidenti amerikan, edhe pa votën popullore
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

A i mbani mend zgjedhjet e vitit 2016? Donald Trump u zgjodh president edhe pse mori rreth 3 milionë vota me pak se Hilary Clinton. Mund të ndodhë sërish dhe lidhet me mënyrën se si zgjidhet presidenti në SHBA.

Kur amerikanët do u drejtohen qendrave të votimit në nëntor, teknikisht nuk do të votojnë për Donald Trump apo Joe Biden, por për pjesëtarët e atij që quhet Kolegji Zgjedhor. Fjala “Kolegj” i referohet një grupi njerëzish ose zgjedhësish, të cilët ndajnë të njëjtën detyrë: zgjedhjen e presidentit të SHBA.

Sistemi daton më shumë se 200 vite me parë. Themeluesit e Shteteve të Bashkuara donin të ngrinin një sistem demokratik, por druheshin se një votim popullor i drejtpërdrejtë mund të çonte në zgjedhjen e një presidenti të papërshtatshëm. “Zgjedhësit” u menduan si një kompromis.

Secilit shtet ju caktua një numër zgjedhësish, bazuar kryesisht në popullsinë e tij. Sot, ka 538 zgjedhës dhe një kandidat i suksesshëm për presidencën duhet të sigurojë një shumicë prej të paktën 270 në mënyrë që të fitojë.

Në shumicën e shteteve, kandidati që fiton votën popullore, merr mbështetjen e të gjithë Zgjedhësve të atij shteti. Përshembull, edhe nëse merr 99% apo vetëm 51% të votave në Kaliforni, një kandidat siguron të 55-të zgjedhësit e këtij shteti.

Prandaj është e mundur që një kandidat të humbasë votën popullore rreth vendit dhe prapë të fitojë shumicën e votave të Kolegjit Zgjedhor dhe të bëhet president. 2 prej 5 zgjedhjeve të fundit janë fituar nga kandidatë që siguruan më pak mbështetje popullore edhe pse kjo nuk kishte ndodhur prej me shumë se 100 vjetësh para zgjedhjeve të vitit 2000.

Kjo nënkupton se fushatat përqendrohen kryesisht në strategji që ndihmojnë në sigurimin e 270 votave të Kolegjit Zgjedhor, të nevojshme për të fituar. Në shënjestër janë të ashtuquajturat “fushëbeteja” apo shtetet e lëkundura, e jo aq shumë shtetet që tradicionalisht votojnë për të njëjtën parti. Në fakt, në zgjedhjet e fundit 2/3 e tubimeve u mbajtën në vetëm 6 shtete.

Kështu, 538 pjesëtarët e Kolegjit Zgjedhor luajnë një rol kyç në zgjedhjen e presidentit amerikan. Përgjatë viteve ka pasur përpjekje për ta ndryshuar sistemin zgjedhor por ithtarët e tij thonë se ai është vendimtar për një rezultat bindës në mbarë vendin. Dhe të gjithë i dinë rregullat e lojës përpara ditës së zgjedhjeve…(A2)

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In