• Kontakt
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mediat turke: Rama mbyll shkollat “gyleniste” në Shqipëri me kërkesë të Erdogan

25/09/2020
in Aktualitet
A A
Mediat turke: Rama mbyll shkollat “gyleniste” në Shqipëri me kërkesë të Erdogan
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria duket se i është nënshtruar presionit të Erdogan, për mbylljen e disa shkollave të financuara nga Fetullah Gylen në Shqipëri. Kjo bëhet me dije nga mediat turke. Ja çfarë shkruan Anadolu Agency:

“Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur mbylljen e veprimtarisë së medresesë “Hafiz Abdullah Zëmblaku” në Korçë (e hapur në vitin 2002), medresesë “Ali Korça” në Kavajë (e hapur në vitin 1996) dhe të “Memorial International School of Tirana (MIST)” të lidhura me strukturat e organizatës t.erroriste FETO në Shqipëri.

Qeveria e Shqipërisë ka vendosur edhe mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore private parauniversitare “Memorial International School of Tirana (MIST)”, në të gjitha nivelet arsimore (arsim fillor, arsim i mesëm i ulët, arsim i mesëm i lartë), që administrohej nga Shoqëria “Turgut Ozal Education”.

Vendimet që janë marë me propozimin e ministrit përgjegjës të Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe që mbajnë datën 23 shtator për mbylljen e institucionit arsimor parauniversitar privat medreseja “Hafiz Abdullah Zëmblaku” dhe institucionit arsimor privat fetar, i nivelit të arsimit të mesëm të lartë medreseja “Ali Korça” dhe 16 shtator (MIST) janë publikuar në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.

Përmes Fondacionit “Sema” organizata t.erroriste FETO në vitet e fundit kishte shtrirë ndikimin e saj në fushën e arsimit në vend, pasi duke i marrë nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë (KMSH) apo edhe duke bashkëpunuar me këtë institucion, ka nën administrim disa medrese në vend, përfshirë edhe ato që janë mbyllur me vendim qeverie, ajo e Kavajës dhe Korçës.

Sipas informacioneve të publikuara në faqen e internetit të Fondacionit “Sema”, ky fondacion zhvillon veprimtarinë e tij në bashkëpunim me Komunitetin Musliman të Shqipërisë dhe drejton zhvillimin arsimor të shkollave 9-vjeçare, të mesme në Tiranë, medresesë “Liria” në Elbasan (e mesme), Medresssë “Hafiz Ali Korça” në Kavajë (djem-vajza, e mesme), medresesë “H. Mahmud Dashi” – Tiranë, (9-vjeçare dhe e mesme) dhe Medreseja e “Korçës” (e mesme).

Sipas vendimeve, institucionet arsimore që mbyllen kanë detyrim që të pajisin çdo nxënës me dokumentacionin e nevojshëm shkollor, që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar dhe të kthejnë pagesat e kryera nga nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të kenë ndaj nxënësve.

Gjithashtu institucionet e mbyllura kanë për detyrim të vënë në dispozicion të institucionit arsimor vendor, përgjegjës për arsimin parauniversitar, çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin dhe mbylljen e të gjitha kërkesave të parashikuara në vendime.

Sipas vendimeve, ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, institucioni arsimor vendor përgjegjës për arsimin parauniversitar, institucionet e mbyllura dhe Komuniteti Musliman i Shqipërisë për zbatimin e vendimeve. Vendimet në fjalë do të hyjnë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare”.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë  përvjetor të lindjes së tij

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë përvjetor të lindjes së tij

29/01/2026
Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In