• Kontakt
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Byroja e Hetimit çështje ditësh, rreth 40 persona aplikojnë për të qenë pjesë e “FBI shqiptare”, ndërkombëtarët paralajmërojnë ndëshkime

22/09/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Byroja e Hetimit çështje ditësh, rreth 40 persona aplikojnë për të qenë pjesë e “FBI shqiptare”, ndërkombëtarët paralajmërojnë ndëshkime
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Afron ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Të martën e javës që vjen, datë 29 shtator, mbaron fati për t’u bërë hetues i BKH, ndërsa dje janë zbardhur detajet e para mbi numrin e aplikantëve.

Numri total i hetuesve që do të përzgjidhen është 60, ndërkohë që deri më tani sipas informacioneve janë regjistruar mbi 40 aplikime dhe pritet që gjatë kësaj jave, që përkon dhe me përfundimin e afatit të ketë “boom” aplikimesh.

Deri më tani shumica e atyre që kanë shprehur dëshirën janë oficerë nga radhët e Policisë së Shtetit. Gara për 60 hetuesit e FBI-së shqiptare do të kalojë edhe faza të tjera, ndërsa nga kjo listë do të përzgjidhet edhe nëndrejtori i BKH-së.

Të përzgjedhurit e FBI-së shqiptare do të shkojnë më pas në SHBA për t’u trajnuar aty nga hetuesit amerikanë, të cilët vlen të theksohet se kanë dhënë një ndihmë edhe për ngritjen e BKH-së në Shqipëri. SHBA dhe BE kanë qenë mbështetës të reformës në drejtësi që në krye të herës dhe sa i takon ngritjes së SPAK dhe BKH ata kanë dhënë ndihmën e tyre edhe duke sjellë ekspertë.

Ambasadori britanik paralajmëron furtunë

Ditën e djeshme ambasadori britanik, Duncan Norman ka zhvilluar një takim me kryetaren e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnajn. Ka qenë ambasadori Norman që ka dhënë detaje nga takimi në fjalë. Ai ka paralajmëruar “furtunë” në luftën kundër korrupsionit.

Ndërkombëtarët vijojnë të mbështesin ngritjen e organeve të reja sikurse është BKH. Edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim në daljet e saj ka qenë mbështetëse ndaj reformës dhe BKH, njëkohësisht edhe ua ka bërë të qartë atyre që tentojnë ta godasin atë.

“Takim i mirë me drejtoren e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj. Krijimi i BKH-së është progres i prekshëm për reformën në Drejtësi, pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lajme të këqija për ata që mburren me ligjin”, është shprehur Norman.

Thirrja e Hajnajt

Pak ditë më parë drejtuesja e BKH-së, Aida Hajnaj bëri thirrje për sa më shumë aplikime duke garantuar një proces transparent për të përzgjedhur kandidatët më të mirë. Hajnaj u shpreh se ata që vërtet e ndiejnë se janë më të mirët për ta kryer këtë punë duhet të aplikojnë.

Kryetarja e BKH ka theksuar se BKH dhe hetuesit që do të përzgjidhen, do të godasin korrupsionin dhe krimin e organizuar. “Falënderoj kandidatët që kanë aplikuar deri në datën 18.09.2020. Do të doja të ritheksoja edhe një herë që aplikimi për Pozicionin e Lirë të Punës për “Hetuesin” e BKH-së është një mundësi shumë e mirë për t’u zgjedhur si pjesë e ekipit të ri që do të punojë ngushtësisht dhe nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm për të hetuar veprat penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe do të garantojë një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm”, thuhet në njoftimin e BKH.

Po ashtu në këtë njoftim thuhet se SPAK u bën thirrje të gjithë kandidatëve që plotësojnë kriteret e vendosura që të aplikojnë.

Po ashtu drejtuesja e BKH siguron aplikantët se procesi do të jetë i drejtë dhe transparent.

“SPAK ju bën thirrje të gjithë kandidatëve ose kandidateve që demonstrojnë lidership, integritet, profesionalizëm dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” të aplikojnë për këtë pozicion pune, para datës 29 shtator 2020.

Shkoni tek njoftimi për këtë pozicion të lirë pune në uebsite-in e BKH-së dhe ndiqni udhëzimet. Ju sigurojmë që procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë, objektiv dhe transparent. Ne duam të përzgjedhim kandidatët/et më të mirë”, thuhet në faqen zyrtare të BKH.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

27/01/2026
Në kujtim të aktorit të humorit tiranas Vegim Xhanit në 9 vjetorin e ndarjes nga jeta

Në kujtim të aktorit të humorit tiranas Vegim Xhanit në 9 vjetorin e ndarjes nga jeta

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In