• Kontakt
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tos Lubonja shikon ëndërra apo është vërtet në depresion…ai jo ne: Jemi në depresion, vetëm Lulzim Basha mund të na shërojë. Të mos pyesim më për SHBA, se ata shohin interesat e tyre

21/09/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Lubonja i çoroditur si “hetues, prokuror dhe dëshmitarë” i veprimeve të UÇK-së”! Hashim Thaçi të japë llogari dhe të gjykohet, sepse ka v.arrosur 400 serbë të pafajshëm!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fatos Lubonja se vendi është përfshirë nga depresioni social e ekonomik, pasi sipas tij, mijëra familje shqiptare kanë ikur e vijojnë të ikin nga vendi.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 ai tha se opozita duhet të ngjallë besimin te njerëzit, ndërsa shtoi se ka lidhje mes depresionit që po kalon vendi e kriminalitetit.

“Kam dëgjuar tani që ikin me gjithë familje. Unë mendoj se nuk ka shenjë që depresioni social e ekonomik të ndalojë. Opozita duhet që të ngjallë besimin te njerëzit.

Ka një lidhje mes depresionit dhe kriminalitetit. Kriminaliteti që ka lindur në Shqipëri ka burim të vet varfërinë dhe depresionin ekonomik.

Mungesa e punës dhe edukimit çon njerëzit në krim, janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ajo që rrit depresionin këtu tek ne është bashkëpunimi mes pushtetit dhe krimit të organizuar.

Krimi i organizuar ka kapur pushtetin. Shumë persona nuk durojnë këtë pushtet dhe lidhjen me krimin, e ndaj ikin.

Në raport me popullsinë, kronika e zezë në vend është skandal” – tha Lubonja, sipas të cilit, vetëm opozita mund ta ringjallë Shqipërinë.

Lidhur me listat në zgjedhjet e 25 prillit, Lubonja tha se listat e hapura janë një mashtrim i madh duke shtuar se është truk për të zhdukur koalicionet.

“Kjo manovra e fundit e Edi Ramës, për të mbyllur listat e hapura, për mendimin tim, tregon se me këtë ndryshim të Kodit Zgjedhor kishte si synim kryesor heqjen e mundësisë për koalicionet parazgjedhore, pasi mund të humbte më shumë vota sesa në këtë mënyrë.

Argumenti i listave të hapura u përdor për të hequr koalicionet. Nuk besoj se do ketë listë të popullit, por të kryetarit.

Kryetari nuk do të heqë dorë nga pushteti i tij dhe ka krijuar truk. Militantët e partive janë të sugjeruar që të votojnë atë që kanë votuar lideri.

Ndërsa, kryetari i partisë ka vendosur një person në listë, besoj se edhe militantët njësoj do të votojnë. Në të gjithë këtë manovër ka humbur opozita. Listat e hapura janë mashtrim i hapur” – vijoi Lubonja.

Në lidhje me faktorin ndërkombëtar, Lubonja u shpreh se roli i të huajve në Shqipëri është në rënie.

“Edhe Europa vetë ka një krizë tashmë. Ndikimi i perëndimorëve në Shqipëri është dobësuar. SHBA, aq më keq, e pamë sesi Trump rrëzoi një qeveri për interesa të vetat elektorale.

Në vend se ta mbështeste, SHBA e sakrifikoi. Ndërkombëtarët janë të dobët, ne na mbetet të forcojmë projektet tona”, përmbylli Lubonja.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

Ka lindur si sot “nëna” e gjithë fëmijëve të ekranit, artistja që na zbukuroi fëmijërinë, e paharruara Xhanfize Keko

27/01/2026
Në kujtim të aktorit të humorit tiranas Vegim Xhanit në 9 vjetorin e ndarjes nga jeta

Në kujtim të aktorit të humorit tiranas Vegim Xhanit në 9 vjetorin e ndarjes nga jeta

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In